Një kredhje në Mjegullnajën e Lagunës
Përmes tre imazheve gjigante, Projekti i Zmadhimit Giga Galaktik (GigaGalaxy Zoom) zbulon të gjithë qiellin ashtu siç duket me sy të lirë në një prej shkretëtirave më të errëta të Tokës, dhe më pas zmadhohet, drejt një zone, të pasur me objekte në Rrugën e Qumështit, në fillim duke përdorur teleskopin amator dhe më pas duke përdorur fuqinë e teleskopit profesional për të zbuluar detajet e mjegullnajës së famshme. Në këtë mënyrë, projekti lidh qiellin të cilin ne mund ta shohimme sy të lirë, me kozmosin e thellë dhe të "fshehur" që astronomët e studiojnë përditë, duke i lejuar dhe shikuesve të ndërmarrin një kredhje që të le pa frymë brenda Rrugës sonë të Qumështit. Cilësia e mrekullueshme e pamjeve është një testament i madhështisë së qiellit të natës në vendndodhjen e ESO-s në Kili, të cilët janë observatorët astronomikë më produktivë në botë.
Të drejtat:ESO/S. Guisard (www.eso.org/~sguisard)/S. Brunier. Music: John Dyson
Rreth kësaj Videoje
Id: | eso0936a |
Gjuha: | sq |
Data e Publikimit: | 28 Shtator 2009 |
Publikime të ngjashme: | eso0936 |
Kohëzgjatja: | 56 s |
Frame rate: | 30 fps |