Antenat Evropiane tek Ndërtesat e Suportit Teknik të ALMA-s
Në këtë fotografi, ne shohim antenat që do të bëhen pjesë e Rrjetit të Madh Milimetrik/nënmilimetrik të Atacama-s (ALMA). Të tre antenat në plan të parë, si dhe disa nga ato në sfond, janë ofruar nga ESO si pjesë e kontributit për ALMA-n, nëpërmjet një kontrate me partneritetin Evropian AEM [1]. Në total ESO ka dhënë 25 antena 12-metërshe. 25 antena të tjera janë dhënë nga partneri i Amerikës së Veriut, ndërsa pjesa tjetër, një paketë prej 12 antenash 7-metërshe dhe 4 antena 12-metërshe që përbëjnë Rrjetin Kompakt të Atacama-s, janë mundësuar nga partneri i Azisë Lindore.
Antenat që shohim këtu ndodhen tek Ambjentet e Suportit Teknik (OSF), në një lartësi prej 2900 metrash në rrëzë të andeve të Kilit. Në plan të parë janë AEM-të, Vendi i Pajisjeve të Konstruksionit, ku antenat montohen dhe testohen në mënyrë rigoroze përpara se të dërgohen tek observatrori. Antenat mbrapa janë montuar dhe janë duke kaluar teste të tjera ose po u instalohen marrësit e ndjeshëm. Kur antenat janë gati, ato transportohen në vendin ku antenat bashkohen në rrjet, në Pllajën Chajnantor në lartësinë 5000 metra. Atje, ato bashkohen me homologët e tyre si pjesë e rrjetit të ALMA-s, ku do të studiojnë disa nga pyetjet më të vështira mbi origjinën tonë kozmike. Edhe kur të jenë plotësuar të gjitha antenat, OSF do të jetë qendra e aktivitetit për skuadrat përgjegjëse për mirëmbajtjen e Observatorit.
Në horizont ndodhet vargu i maleve të Andeve. Maja më e lartë është vullkani konik, Licancabur. Licancabur duke dominuar panoramën shënon kufirin midis Kilit dhe Bolivisë.
ALMA, një konstruksion ndërkombëtar mbi astronominë, ajo është një partneritet i Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë Lindore, në bashkëpunim me Republikën e Kilit. Përdorimi dhe ndërtimi i ALMA-s i është besuar Evropës nga ESO, Amerikës së Veriut nga Observatori Kombëtar Radio Astronomi (NRAO) dhe Azisë Lindore nga Observatori astronomik Kombëtar i Japonisë (NAOJ). Observatori i përbashkët ALMA (JAO) siguron udhëheqjen e unifikuar dhe menaxhimin e ndërtimit, komisionimin dhe funksionimin e ALMA-s.
Shënime
[1] Partneriteti AEM përbëhet nga “Thales Alenia Space”, Inxhinieritë Industriale Evropiane, dhe “MT-Mechatronics”.
Lidhje
Të drejtat:ALMA (ESO/NAOJ/NRAO)
Rreth fotografisë
Id: | potw1326a |
Gjuha: | sq |
Tipi: | Fotografik |
Data e Publikimit: | Kor 1, 2013, 10:00 CEST |
Përmasat: | 5616 x 3744 px |
Rreth objektit
Emri: | Atacama Large Millimeter/submillimeter Array |
Tipi: | Unspecified : Technology : Observatory : Facility |
Formate Fotografish
Wallpaper