Kometa dhe lazeri
Gerhard Hüdepohl, një nga fotografët e ESO-s, kapi këtë foto të mrekullueshme të Teleskopit Shumë të Madh të ESO-s gjatë testimit të lazerit të ri për VLT më 14 Shkurt 2013. Ajo do të përdoret si një pjesë e rëndësishme e konstruksionit që formon yllin artificial me anën e lazerit (LGSF), i cili u lejon astronomëve të korrigjojnë shumicën e deformimeve të pamjes që shkaktohen nga lëvizja e vazhdueshme e atmosferës, me qëllim që të krijojnë imazhe shumë më të qarta. Sidoqoftë, është e vështirë që mos të mendojmë për atë si një armë me lazer e së ardhmes që i drejtohet ndonjë pushtuesi hapsinor të largët.
Ashtu si Rruga e Qumështit mbi teleskop, është dhe një detaj tjetër që e bën foton edhe më të veçantë. Në të djathtë afër qendrës së fotos, pak më poshtë Resë së Vogël të Magelanit gati e zhdukur midis një morie yjesh, që shihen në qiellin e Kilit, është një njollë jeshile me një bisht të zbehtë që zgjatet në të majtë. Kjo është Kometa Lemmon e fundit e zbuluar dhe më e ndritshme nga çmendohej, e cila po lëviz ngadalë në qiejt e jugut.
Të drejtat:G.Hüdepohl (atacamaphoto.com)/ESO
Rreth fotografisë
Id: | potw1308a |
Gjuha: | sq |
Tipi: | Fotografik |
Data e Publikimit: | Shk 25, 2013, 10:00 CET |
Përmasat: | 4788 x 7242 px |
Rreth objektit
Emri: | C/2012 F6 (Lemmon) |
Tipi: | Solar System : Interplanetary Body : Comet Unspecified : Technology : Observatory |
Formate Fotografish