Paranal-i dhe hija e Tokës
Ambasadori i fotove të ESO-s, Babak Tafreshi ka kapur një tjetër fotografi panoramike të Observatorit Paranal ESO.
Në plan të parë është peisazhi malor dramatik i shkretëtirës së Atacama-s. Në të majtë, në majën më të lartë është ESO, Teleskopi Shumë i Madh, (Very Large Telescope, VLT), dhe përpara tij paksa më poshtë, është Teleskopi VISTA, teleskopi për astronominë që shikon dritën e dukshme dhe atë infra të kuqe, (Visible and Infrared Survey Telescope for Astronomy).
Në sfond duket qielli i Paranal-it, me ngjyrat e bukura të lindjes së Diellit. Duke parë matanë horizontit, shohim detin e reve sipër Oqeanit Paqësor, i cili shtrihet vetëm 12 kilometra larg Paranal-it.
Mbi horizont, atje ku deti i reve takohet me qiellin, bie në sy një fashë e errët. Kjo fashë e errët është hija e Tokës, e hedhur nga planeti mbi atmosferën e vet. Ky fenomen mund të shihet ndonjëherë gjatë kohës së lindjes ose të perëndimit të Diellit, nëse qielli është i pastër dhe horizonti është i pabllokuar, kushte të cilat sigurisht përmbushen në Observatorin e Paranal-it. Sipër hijes së Tokës është një ndriçim në ngjyrë rozë të çelët, i njohur si Brezi i Venusit. Ajo shkaktohet nga skuqja e dritës së Diellit për shkak të shpërhapjes së saj nga atmosfera e Tokës.
Lidhje
Të drejtat:ESO/B. Tafreshi (twanight.org)
Rreth fotografisë
Id: | potw1251a |
Gjuha: | sq |
Tipi: | Fotografik |
Data e Publikimit: | Dhj 17, 2012, 10:00 CET |
Përmasat: | 5824 x 2008 px |
Rreth objektit
Emri: | Panorama, Paranal |
Tipi: | Solar System : Sky Phenomenon : Light Phenomenon : Ray-Shadow : Earth shadow |
Formate Fotografish
Wallpaper