ann13039-sq — Lajmërim
Café & Kosmos më 7 Maj 2013
Duke vëzhguar Universin me mjetet e shekullit 21
03 Maj 2013
Me Dr Iris Abt (Instituti Maks Plank i fizikës)
Zbulimi i hënave të Jupiterit nga Galileo Galilei është një shembull se si një vëzhgim i vetëm mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si ne e shohim botën. Sot, teleskopi i vogël i Galileo-s, është zëvendësuar nga pajisje komplekse, disa prej tyre të vendosura në laboratore specialë, të tjerat thellë nën tokë dhe disa të tjera në maja malesh të largëta. Konstruksioni dhe përdorimi i këtyre pajisjeve kërkon ushtri fizikantësh, inxhinierësh dhe teknikësh. Ata presin për fenomene të rralla, ose për sinjale hapsinore që kapen me shumë vështirësi. Edhe sot, një vëzhgim i vetëm mund të sfidojë njohjet tona mbi materien, ose dhe mbi të gjithë universin. Asnjë nuk e di se çfarë do të shohim në të ardhmen – ose kur do ta shohim atë: lënda e errët, antigrimcat, neutrinot lajmëtare nga galaktikat e largëta …
Dr Iris Abt (Instituti Maks Plank i fizikës) do të japë një vështrim më të thellë rreth kësaj teme, dhe do të diskutojë mbi mënyrat e reja të vëzhgimeve tona përpara të ftuarve në takimin tjetër të rradhës të quajtur “Café & Kosmos”, të Martën më 7 Maj 2013.
Theksojmë se takimi “Café & Kosmos” do të zhvillohet në Gjermani.
Çfarë; Të vëzhgosh Universin me pajisjet e shekullit 21
Kur: të Martën, 7 Maj 2013, 19:00 deri rreth orës 20:30
Ku: Vereinsheim, Occamstr. 8, 80802 München, pranë Münchner Freiheit
Hyrja është falas.
Lidhje
rreth Lajmërimit
Id: | ann13039 |