Duke i gjetur shtëpinë

Artist impression of the E-ELTNjë teleskop i jashtëzakonshëm kërkon një vendbanim të veçantë. I është dhënë shumë kujdes faktit që t’i sigurohet një vendbanim sa më i përshtatshëm teleskopit E-ELT. Kjo do të thotë një zonë me lartësi sa më të madhe nga niveli i detit dhe një zonë sa më e thatë, në mënyrë që vëzhgimet të bllokohen sa më pak nga atmosfera. Ndërkohë skuadra e gjetjes së vendbanimit të E-ELT-së po studion me shumë kujdes disa zona të mundshme, në Argjentinë, në Kili, në Marok dhe në Spanjë. Përpjekje të njëjta janë bërë nga skuadra e gjetjes së vendbanimit për ‘Thirty-Meter Telescope’ (TMT), për një efikasitet sa më të lartë, zonat e zgjedhura (të gjitha në Veri dhe Jug të Amerikës) nuk janë të përfshira në studimin e E-ELT-së, megjithëse të dhënat janë përhapur. Në verë të 2009, TMT ka vendosur të pozicionohet në Mauna Kea, Hawaii.

Në 2-3 Mars Grupi i zgjedhjes së vendndodhjes prezantoi një raport në këshillin e ESO-s, duke konfirmuar se të gjitha zonat e studiuara në listën finale (Armazones, Ventarrones, Tolonchar dhe Vizcachas në Chile, dhe La Palma në Spain) kanë kushte shumë të mira për vëzhgime astronomike, secila zonë me të veçantat e saj. Raporti teknik përzgjedh zonën Cerro Armazones, pranë Paranal si një nga vendet më të preferuara, sepse ajo ka një balancim të kualitetit të qiellit në të gjitha aspektet dhe aty mund të punohet me një mënyrë të integruar me teleskopët ekzistues të Observatorit Paranal të ESO-s.

Cerro Armazones është një mal në një lartësi prej 3060 metra në pjesën qendrore të Kilit në shkretëtirën Atacama, afërsisht 130 km në jug të qytetit Antofagasta dhe rreth 20 kilometra nga Cerro Paranal, shtëpia e ESO-s Very Large Telescope.

Në 26 Prill 2010, Këshilli i ESO-s zgjodhi Cerro Armazones si vendin ku do të ndërtohet (E-ELT) “European Extremely Large Telescope” teleskop ky i klasit 40-metra.

Mbrapa            Përpara