eso8501sq — Publikim shkencor

Kometa Halley zhvillon një bisht

17 Dhjetor 1985, Tirana

Kometa Halley u fotografua me teleskopin Schmidt 1 metër në diametër në La Silla më 9 Dhjetor 1985. Ekspozimi zgjati 10 min në një emulsion të ndjeshëm ngjyrë blu. Teleskopi ndiqte kometën gjatë kohës së ekspozimit. Kështu yjet në foto shihen si vija.

Megjithëse kometa Halley ishte më e ndritshme (magnitude 4 në 12 Dhjetor) nga parashikimet e para, ajo në mënyrë të ngadaltë zhvilloi një bisht. Kjo foto negative, e cila është përpunuar për të rritur qartësinë, tregon dy bishta të drejtuara drejt Lindjes (jo nga ana e Diellit). Bishti i hollë dhe shumë i drejtë më në very është një bisht tipik prej jonesh, i cili përbëhet prej grimcave të ngarkuara, të cilat janë të shtyra nga kometa prej erës diellore (grimca të ngarkuara që vijnë nga dielli me shpejtësi të madhe). Bishti tjetër prej jonesh, i cili është pak i hatkuar dhe më i gjerë, mund të shihët në një largësi prej 2.5 gradësh (më shumë se 5 milion kilometrash) nga koka e kometës. Përthyerja e bishtit ndodh për shkak të ndryshimit të drejtimit të erës diellore. Të dy bishtat e kometës janë të rrethuara nga një re e hollë grimcash pluhuri, që gjithashtu janë larguar nga kometa.

Kur u mor fotografia, kometa halley ishte 200 milion kilometra larg Diellit dhe 110 milion kilometra nga Toka. Në qiell ajo po lëviz në drejtim të jugut dhe po bëhet gjithmonë e më e vështirë të shihet nga Evropa. Ajo do të zhduket nga pamja në fillim të Shkurtit meqë ajo do të kalojë pas diellit. Pritet që ajo të shihet sërish nga data 15 Shkurt.

Shumë nga teleskopët e ESO-s do të përdoren për të vëzhguar kometën Halley në fillim të vitit 1986.

Kontakte

Richard West
ESO
Garching, Germany
Tel: +49 89 3200 6276
E-mail: information@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso8501.

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso8501sq
Legacy ID:PR 01/85
Emri:Comet Halley
Tipi:• Solar System : Interplanetary Body : Comet
Facility:ESO 1-metre Schmidt telescope

Fotografitë

Comet Halley's ion tails
Comet Halley's ion tails
vetëm në Anglisht

Shih dhe