eso1339sq — Publikim shkencor

Një kikirik në zemër të Galaktikës sonë

Teleskopët e ESO-s krijojnë hartën më të mirë deri më sot të zonës së fryrë në qendrën e Rrugës së Qumështit

12 Shtator 2013

Dy grupe astronomësh kanë përdorur të dhëna nga teleskopët e ESO-s për të krijuar hartën më të mirë deri më sot të pjesës qendrore të Rrugës së Qumështit. Ata gjetën që zonat e brendshme kanë formën e kikirikut, ose formën e X-it, po të shihet nga disa drejtime. Kjo formë e çuditshme u përcaktua në hartë nga të dhënat publike nga teleskopi kërkimor VISTA i ESO-s së bashku me matjet e lëvizjeve të qindra yjeve shumë të dobët në fryrjen qëndrore të Galaktikës.

Një nga pjesët më të rëndësishme dhe më të mëdha të galaktikës është është pjesa e fryrë qëndrore. Kjo re e madhe qëndrore me rreth 10 miliard yje të shpërndarë mijëra vite-dritë. Struktura dhe origjina e saj nuk janë kuptuar mirë.

Fatkeqsisht, nga pozicioni jonë që ndodhet ne planin e diskut të galaktikës, pamja e kësaj zone qëndrore – që ndodhet në një largësi prej 27 000 vite-dritë – është mbuluar nga re të dendura gazi dhe pluhuri. Astronomët mund të marrin një pamje të mirë të fryrjes qëndrore vetëm duke vëzhguar me dritë me gjatësi vale më të gjata, siç është rrezatimi infra i kuq, i cili mund të depërtojë në retë e gazit.

Vëzhgimet e mëparshme të qiellit me 2MASS në infra të kuqe kishin treguar që fryrja qëndrore kishte një strukturë misterioze në formë X. Tani dy grupet e shkencëtarëve kanë përdorur vëzhgimet e reja me ndihmën e disa prej teleskopëve të ESO-s për të marrë një pamje shumë më të qartë të strukturës së fryrjes qëndrore.

Grupi i parë, nga Instituti Max Planck mbi fizikën jashtëtokësore (MPE) në Garching, Gjermani, përdorën kërkimin VVV pranë infra të kuqes [1] nga teleskopi VISTA në Observatorin e ESO-s në Paranal, Kili (eso1101, eso1128, eso1141, eso1242, eso1309). Ky kërkim i ri mund të shohë yje 30 herë më të zbehtë në krahasim me kërkimet e tjera të fryrjes qëndrore. Grupi identifikoi një total prej 22 milion yjesh që i përkisnin klasifikimit të yjeve gjigandë të kuq.  Astronomët mundën të përcaktonin distancat e tyre meqë karakteristikat e tyre njihen mirë [2].

Thellësia e katalogut të VISTA-s i tejkalon ndjeshëm punimet e mëparshme ne mund të dallojmë të gjithë popullsinë e këtyre yjeve edhe në zonat më të mbuluara nga pluhuri,” shpjegon Christopher Wegg (MPE), i cili është autori kryesor i studimit të parë. “Nga kjo shpërndarje e yjeve ne mund të formojmë një hartë tre-dimensionale të fryrjes së galaktikës. Kjo është hera e parë që një hartë e tillë u bë pa marrë për bazë modelin e formës së fryrë.

Ne gjetëm se zonat e brendshme të Galaktikës sonë kanë formën e kikirikut në mbështjelljen e tij në pjesën anësore të saj si dhe një shirit shumë të stërgjatur nga ana e sipërme”, shton Ortwin Gerhard, bashkëautor i artikullit të parë dhe udhëheqës i Grupit Dinamik tek MPE [3]. “Është hera e parë që ne mund të shohim kaq qartë Rrugën tonë të Qumështit, dhe simulacionet e grupit tonë dhe nga të tjerët tregojnë se kjo është një formë karakteristike e galaktikave me shirit të cilat kanë nisur fillimet e tyre nga një disk i thjeshtë yjesh.

Grupi i dytë ndërkombëtar, i drejtuar nga studenti Kilian që ka mbrojtur doktoraturë Sergio Vásquez (Pontificia Universidad Católica de Chile, Santiago, Kili dhe ESO, Santiago, Kili) përdori një teknikë tjetër për të piketuar strukturën e fryrjes qëndrore. Duke krahasuar fotografitë e marra 11 vjet më parë me anën e teleskopit 2.2 metra MPG/ESO. Ata mundën të matnin zhvendosjet e vogla për shkak të lëvizjes së yjeve, në pjesën e fryrë qëndrore, nëpër qiell. Këto u kombinuan me matjet e lëvizjeve të po atyre yjeve më pranë ose më larg Tokës për të piketuar pozicionet e më shumë se 400 yjeve në tre dimensione [4].

Kjo është hera e parë që është marrë një numër i madh shpejtësish në tre dimensione për yje të veçantë në të dy anët e fryrjes.” Përfundon Vásquez. “Yjet që ne kemi vëzhguar duket se janë duke lëvizur në drejtimin e lëvizjes së krahëve në formën e fryrjes në formën e X ndërkohë që orbita e tyre i çon sipër dhe poshtë planit të galaktikës. E gjithë kjo përputhet shumë mirë me parashikimet e modeleve më të fundit!

Astronomët mendojnë se Rruga e Qumështit ishte në fillim një disk yjesh të cilët formuan një shirit të sheshtë miliarda vite më parë [5]. Pjesa e brendshme e kësaj më pas u mblodh duke formuar formën tre-dimensionale të kikirikut që shihet në vëzhgimet e reja.

Shënime

[1] VVV do të thotë (VISTA Variables in the Via Lactea Survey) Yjet variabël në kërkimin e kryer me VISTA-n tek Rruga e Qumështit. Kjo është njëra nga 6 kërkimet më të mëdha që janë bërë me tekeskopin VISTA. Të dhënat nga kërkimi VVV janë bërë të disponueshme në publik tek komuniteti shkencor ndërkombëtar nëpërmjet ambjenteve të arkivit shkencor të cilat mundësuan studimin tek MPE.

[2] Grumbulli i yjeve gjigandë të kuq u zgjodhën për këtë studim meqë ato luajnë rolin e qirinjve kilometrikë: në këtë fazë të jetës së yjeve gjigandë ndriçimi i tyre është gati i pa ndikuar nga mosha apo përbërja e tyre. Sasia e gazit dhe pluhurit që errëson yjet llogaritet drejtpërdrejt nga ngjyrat që vëzhgohen tek grumbujt e yjeve të kuq, kështu ndriçimi i tyre mund të matet, pa errësimin nga pluhuri e gazi. Më pas, për shkak se grupet e yjeve të kuq kanë afërsisht të njëjtin ndriçim, kjo na jep distanca të përafërta për secilin yll. Mbulimi i mirë i hapsirës që bëri kërkimi VVV lejoi matje përgjatë të gjithë zonës së brendshme të Rrugës së Qumështit, dhe nga këto matje tre-dimensionale u ndërtua struktura e fryrjes qëndrore të galaktikës.

[3] Janë vëzhguar dhe struktura të tjera të ngjashme me formën e kikirikut në fryrjet qëndrore të galaktikave të tjera dhe formimi i tyre është parashikuar nga simulacionet kompjuterike, të cilat tregojnë që forma e kikirikut formohet nga yjet në orbitë që formojnë formën e X.

[4] Vëzhgimet e shpejtësive radiale u bënë duke përdorur spektrografin FLAMES-GIRAFFE tek Teleskopi Shumë i Madh i ESO-s dhe nga spektrografi IMACS tek Observatori Las Campanas.

[5] Shumë galaktika, përfshirë këtu dhe Rrugën e Qumështit, kanë struktura të gjata e të holla përgjatë zonave qëndrore të tyre, të cilat njihen si shirita.

Më shumë informacion

Ky kërkim u prezantua në artikullin e quajtur “Mapping the three-dimensional density of the Galactic bulge with VVV red clump stars” nga C. Wegg et al., që do të shfaqet tek Lajmet Mujore të Shoqatës së Astronomisë Mbretërore, dhe “3D kinematics through the X-shaped Milky Way bulge”, nga S. Vásquez et al., e cila është publikuar tek revista Astronomy & Astrophysics.

Skuadra e parë përbëhet nga C. Wegg dhe O. Gerhard (të dy tek Max-Planck-Institut für Extraterrestrische Physik, Garching, Gjermani).

Skuadra e dytë përbëhet nga S. Vásquez (Pontificia Universidad Católica de Chile, Santiago, Chile; ESO, Santiago, Chile), M. Zoccali (Pontificia Universidad Católica de Chile), V. Hill (Université de Nice Sophia-Antipolis, CNRS, Observatoire de la Côte d’Azur, Nice, France), A. Renzini (INAF − Osservatorio Astronomico di Padova, Italy; Observatoire de Paris, France), O. A. González (ESO, Santiago, Chile), E. Gardner (Université de Franche-Comté, Besançon, France), V. P. Debattista (University of Central Lancashire, Preston, UK), A. C. Robin (Université de Franche-Comté), M. Rejkuba (ESO, Garching, Germany), M. Baffico (Pontificia Universidad Católica de Chile), M. Monelli (Instituto de Astrofísica de Canarias & Universidad de La Laguna, La Laguna, Tenerife, Spain), V. Motta (Universidad de Valparaiso, Chile) and D. Minniti (Pontificia Universidad Católica de Chile; Vatican Observatory, Italy).

ESO (European Southern Observatory) është organizata ndërqeveritare më e rëndësishme në Evropë në lidhje me astronominë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që janë ndërtuar në sipërfaqen e Tokës. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e Tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. Gjithashtu ESO luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më uniket në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar eskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri europian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë 39 metra në diametër që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Lidhje

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society of Albania
Tirana, Albania
Cel: +355 692506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Christopher Wegg
Max-Planck-Institut für Extraterrestrische Physik
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 30000 3715
E-mail: wegg@mpe.mpg.de

Ortwin Gerhard
Max-Planck-Institut für Extraterrestrische Physik
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 30000 3539
E-mail: gerhard@mpe.mpg.de

Sergio Vásquez
Instituto de Astrofísica — P. Universidad Católica
Santiago, Chile
Tel: +56 2 2354 4940
E-mail: svasquez@astro.puc.cl

Manuela Zoccali
Instituto de Astrofísica — P. Universidad Católica
Santiago, Chile
Tel: +56 2 2354 4940
E-mail: mzoccali@astro.puc.cl

Richard Hook
ESO Public Information Officer
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6655
Cel: +49 151 1537 3591
E-mail: rhook@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1339.

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1339sq
Science data:2013MNRAS.435.1874W
2013A&A...555A..91V

Fotografitë

Artist's impression of the central bulge of the Milky Way
Artist's impression of the central bulge of the Milky Way
vetëm në Anglisht
The Galactic Centre and Bulge above the ESO 3.6-metre telescope
The Galactic Centre and Bulge above the ESO 3.6-metre telescope
vetëm në Anglisht
Part of the VVV view of the bulge of the Milky Way from ESO's VISTA
Part of the VVV view of the bulge of the Milky Way from ESO's VISTA
vetëm në Anglisht
Hubble view of galaxy NGC 4710 with X-shaped bulge
Hubble view of galaxy NGC 4710 with X-shaped bulge
vetëm në Anglisht
Artist's impression of the Milky Way (updated - annotated)
Artist's impression of the Milky Way (updated - annotated)
vetëm në Anglisht
Wide Field Imager view of part of the bulge of the Milky Way
Wide Field Imager view of part of the bulge of the Milky Way
vetëm në Anglisht
Artist's impression of the Milky Way
Artist's impression of the Milky Way
vetëm në Anglisht

Videot

Artist's impression of the Milky Way
Artist's impression of the Milky Way
vetëm në Anglisht
Simulation of the X-shaped bulge of the Milky Way
Simulation of the X-shaped bulge of the Milky Way
vetëm në Anglisht

Shih dhe