eso1338sq — Publikim shkencor

Orientim i çuditshëm i Mjegullnajave Planetare

04 Shtator 2013

Astronomët kanë përdorur Teleskopin me Teknologji të re NTT së bashku me Teleskopin Hapsinor Hubble të NASA/ESA për të eksploruar mbi 100 mjegullnaja planetare në zonën qëndrore të galaktikës. Ata gjetën se objektet që kanë formën e fluturës janë të orientuara në të njëjtin drejtim nga shkaqe misterioze – një rezultat i papritur nëse marrim parasysh historitë e ndryshme të tyre si dhe karakteristikat e veçanta që kanë ato.

Në fazën finale të jetës së një ylli si Dielli jonë, shtresat e jashtme shtyhen nga ylli në hapsirën rrotull tij, duke krijuar objekte si mjegullnaja planetare në forma nga më të ndryshmet. Një tip i këtyre mjegullnajave, i njohur si mjegullnaja planetare bipolare, kanë formën e orës me rërë ose forma të ngjashme me fluturat.

Të gjithë këto mjegullnaja që formohen në vende të ndryshme kanë karakteristika të ndryshme. Asnjë nga këto mjegullnaja dhe as yjet që i formuan ato nuk kanë bashkëvepruar me mjegullnajat e tjera. Sidoqoftë, një studim i ri nga astronomët e Universitetit të Mançester-it, UK, na tregon tani ngjashmëri të habitshme ndërmjet disave prej tyre: shumë nga ato orientohen në qiell në të njëjtin drejtim [1].

Kjo me të vërtetë është një gjetje e papritur, dhe nëse gjendet ndonjë lidhje midis tyre, do të ishte një zbulim shumë i rëndësishëm,” shpjegon Bryan Rees i Universitetit të Mançester-it, autori i parë i botimit. “Shumë prej këtyre fluturave kozmike e kanë aksin e gjatë të tyre të orientuar përgjatë planit të galaktikës sonë. Duke përdorur fotografitë e Hubble dhe të NTT ne mund të marrim një pamje të mirë të këtyre objekteve, kështu ne mund ti studiojmë ato me shumë imtësi.

Astronomët vështruan tek 130 mjegullnaja planetare në fryrjen qëndrore të Rrugës së Qumështit. Ata identifikuan tre tipe të ndryshme [2], dhe studiuan me vëmendje karakteristikat e tyre si dhe pamjen e jashtme.

Ndërsa dy nga këto popullime ishin të orientuara në mënyrë të çrregullt, ashtu siç pritej, ne gjetëm se tipi i tretë – mjegullnajat bipolare – orientoheshin në të njëjtim drejtim,” thotë autori i dytë i botimit Albert Zijlstra, gjithashtu i Universitetit të Mançesterit. “Ndërkohë që ky orientim është i papritur, edhe më i habitshëm është fakti që ky orientim është në pjesën qëndrore të galaktikës e cila ka një dëndësi më të madhe me trupa qiellorë.

Forma e mjegullnajave planetare varet nga rrotullimi i sistemit yjor nga i cili janw formuar. Ajo varet nga veçoritë e këtij sistemi – për shembull, kur sistemi është binar [3], ose ka një numër planetësh që i rrotullohen atij, këto veçori do të influencojnë formën e resë që largohet nga ylli. Format e mjegullnajave bipolare janë disa nga më të veçantat, dhe ndoshta formohen nga rrymat apo shkulmet e fuqishme të cilat shtyjnë lëndën nga sistemi binar pingul me orbitën.

Drejtimi i mjegullnajave bipolare që ne shohim tregon diçka të habitshme që ka lidhje me sistemet yjore brenda pjesës qëndrore të galaktikës,” shpjegon Rees. "Që ato të orientohen në këtë drejtim duhet që sistemet yjore që formuan këto mjegullnaja duhet të rrotulloheshin pingul me renë ndëryjore nga e cila u formuan, fakt ky shumë i çuditshëm.

Fakti që yjet paraardhës të tyre i kanë dhënë formë këtyre mjegullnajave, ja shton misterin kwsaj gjetjeje. Së bashku me këto karakteristika komplekse yjore janë dhe ato të Rrugës së Qumështit; e gjithë pjesa e fryrë qendrore e galaktikës rrotullohet rreth qendrës së galaktikës. Kjo pjesë e fryrë mund të ketë një influencë më të madhe nga sa mendohej më parë mbi të gjithë galaktikën,– po të marrim fushën e saj magnetike. Astronomët sugjerojnë se sjellja e rregullt e mjegullnajave planetare mund të jetë shkaktuar nga prezenca e fushës magnetike të fortë ndërkohë që pjesa qendrore formohej.

Mjegullnajat afër nesh nuk orientohen në të njëjtin drejtim, kështu që fusha magnetike në pjesën e fryrë qendrore të galaktikës duhet të kenë qenë shumë e fuqishme në krahasim me zonën pranë nesh [4].

Ne mësojmë shumë duke studiuar këto objekte,” përfundon Zijlstra. “Nëse ato sillen në këtë mënyrë të pa parashikuar, rrjedhimet tyre kanë lidhje jo vetëm me historinë e yjeve, por të të gjithë galaktikës.

Shënime

[1] “Aksi i gjatë” i një mjegullnaje bipolare kalon ndërmjet krahëve të mjegullnajës, ndërsa “aksi i shkurtër” kalon nëpërmjet trupit.

[2] Format e fotografive të mjegullnajave planetare u klasifikuan në tre tipe, duke ndjekur një marrëveshje: eliptike, me strukturë të brendshme të orientuar ose jo, dhe bipolare.

[3] Një sistem binar përbëhet nga dy yje që rrotullohen rreth qendrës së tyre të gravitetit.

[4] Shumë pak njihet rreth origjinës dhe karakteristikave të fushave magnetike të cilat ishin prezent në galakikën tonë kur ajo ishte e re, kështu që është e pa qartë nëse ato janë rritur apo ulur me kalimin e kohës.

Më shumë informacion

Kërkimi u prezantua në një artikull të quajtur "Alignment of the Angular Momentum Vectors of Planetary Nebulae in the Galactic Bulge", dhe u publikua në Lajmet Mujore të Shoqatës Mbretërore mbi Astronominë.

Grupi përbëhet nga B. Rees (Universiteti i Mançester-it, UK), dhe A. A. Zijlstra (Universiteti i Mançester-it, UK). Bryan Rees e nisi vonë punën me kërkimet në fushën e astronomisë — ai vendosi të kryejë doktoraturën dhe ky punim është pjesë e tezës së tij.

ESO (European Southern Observatory) është organizata ndërqeveritare më e rëndësishme në Evropë në lidhje me astronominë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që janë ndërtuar në sipërfaqen e Tokës. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e Tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. Gjithashtu ESO luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më uniket në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar eskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri europian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë 39 metra në diametër që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Lidhje

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society of Albania
Tirana, Albania
Cel: +355 692506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Albert Zijlstra
University of Manchester
Manchester, UK
Tel: +44 1613 063925
E-mail: a.zijlstra@manchester.ac.uk

Bryan Rees
University of Manchester
Manchester, UK
Tel: +44 1612 754145
E-mail: bryan.rees@manchester.ac.uk

Richard Hook
ESO, Public Information Officer
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6655
Cel: +49 151 1537 3591
E-mail: rhook@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1338.

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1338sq
Tipi:• Local Universe : Nebula : Type : Planetary
• X - Nebulae
Facility:Hubble Space Telescope,New Technology Telescope
Science data:2013MNRAS.435..975

Fotografitë

 Bipolar planetary nebula NGC 6537
Bipolar planetary nebula NGC 6537
vetëm në Anglisht
A gallery of bipolar planetary nebulae
A gallery of bipolar planetary nebulae
vetëm në Anglisht
Bipolar planetary nebula Hubble 12
Bipolar planetary nebula Hubble 12
vetëm në Anglisht

Stock Visuals

Stock Image 1
New Technology Telescope
vetëm në Anglisht

Shih dhe