Fotografia e Javës 2013

Regjistrohuni për lajmet e fundit nga ESO
potw1352-sq — Foto e Javës
Natë e ndritshme në Paranal
30 Dhjetor 2013: Kur bie nata, Teleskopët e ESO-s gjallërohen. Astronomët dhe teknikët  zënë vendet e tyre dhe teleskopët drejtohen për nga qielli. Kjo fotografi tregon qiellin ashtu siç është mbi Observatorin e ESO-s në Paranal në Shkretëtirën Kiliane të Atacama-s, shumë larg nga dritat e qyteteve. Këtu, ambasadori i fotove të ESO-s Gabriel Brammer ka kapur këtë pamje të bukur të Rrugës së Qumështit nga platforma e Teleskopit Shumë të Madh. Katër blloqet masive poshtë në foto janë katër Njësitë e Teleskopëve, secila prej tyre ka nga një pasqyrë 8.2 metra në diametër me një cilësi shumë të lartë. Të shpërndara përreth duken Teleskopët Ndihmës të VLT-së, që dallohen kollaj nga mbulesa e bardhë dhe e rrumbullakët. Drita e ndritshme në të majtë është Hëna, duke shndrritur sikur të ishte Dielli, dhe në të djathtë, hija e fotografit duke përshëndetur shikuesin me duart e hapura. Me anën e lenteve të tipit “sy ...
potw1351-sq — Foto e Javës
Përshëndetjet e Stinës nga Observatori Jugor Evropian!
23 Dhjetor 2013: Përshëndetjet e Stinës në emër të të gjithëve në Observatorin Jugor Evropian! Ju urojmë Gëzuar Festat dhe viti 2014 qoftë për ju sa më i frytshëm! Link Christmas card 2013
potw1345-sq — Foto e Javës
Pamje panoramike e ALMA-s së bashku me mjegullnajën Carina
11 Nëntor 2013: Ambasadori i fotove të ESO-s, Babak Tafreshi mori këtë pamje panoramike të antenave të Rrjetit të Madh milimetrik/nënmilimetrik të Atacama-s (ALMA) në një natë të kthjellët në pllajën Chajnantor, në Andet e Kilit. Njolla e kuqe që mbizotëron në të majtë të fotografisë është Mjegullnaja Carina. Ajo shtrihet në konstelacionin Carina, rreth 7500 vjet-dritë larg tokës. Kjo re e ndritshme gazi dhe pluhuri është nga mjegullnajat më të ndritshme në qiell dhe përmban disa nga yjet më masiv të njohur të rrugës së  Qumështit, ashtu siç është Eta Carinae. Për disa fotografi të bëra kohët e fundit të Mjegullnajës Carina nga ESO, shihni eso1208, eso1145, dhe eso1031. ALMA një projekt ndërkombëtar për astronominë, është një partneritet i Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë Lindore në bashkëpunim me Republikën e Kilit. Ndërtimi dhe punimet e ALMA-s i janë besuar Evropës nga ESO, i janë besuar Amerikës së Veriut nga Observatori Kombëtar ...
potw1342-sq — Foto e Javës
Dy galaktika që shihen me sy të lirë mbi VLT
21 Tetor 2013: Kjo fotografi mahnitëse e qiellit të pastër Kilian tregon yjet e ndritshëm dhe galaktikat e largëta përgjatë fotografisë, të gjitha qëndrojnë mbi njërën nga Njësitë e Teleskopit Shumë të Madh (VLT). Kjo është njësia e katërt dhe njihet me emrin Yepun (Venus). Dy objekte që shihen në këtë fotografi janë më të famshëm se fqinjët e tyre. Në anën e majtë të fotos është një galaktikë e njohur, e cila formon një shirit në qiell – Messier 31, ose Galaktika e Andromedës. Sipër dhe djathtas kësaj turbullire ndodhet një yll i ndritshëm, po të ecim në këtë drejtim shkojmë tek një galaktikë tjetër. Ky yll quhet Beta Andromedae – ose ndryshe njihet me emrin Mirach – dhe galaktika e dytë është Messier 33 (në krye të fotografisë). Këto dy galaktika mendohet se kanë bashkëvepruar në të kaluarën, duke formuar një urë me gaz hidrogjeni i cili shtrihet në hapësirën ndërmjet tyre. ...
potw1337-sq — Foto e Javës
Toconao i parë nga sipër
16 Shtator 2013: Fshati i vogël i Toconao-s është vendbanimi më i afërt me projektin më të madh që ka ekzistuar ndonjëherë në lidhje me astronominë, ALMA [1], Atacama Large Millimeter/submillimeter Array (rrjeti i Madh Milimetrik/nënmilimetrik i Atakamës). Toconao ka më pak se 800 banorë dhe ndodhet 2475 metra mbi nivelin e detit në një oaz natyror të ushqyer nga një lumë që buron nga një mal i vogël në rrethinën e shkretëtirës më të thatë në botë, Atakamës. Lumi nuk ka ujë gjithë vitin, por fermerët vendas në mënyrë të zgjuar kanë ndërtuar një rrjet digash dhe kanalesh për të rregulluar rrjedhjen e ujit në mënyrë që të kenë prodhime bujqësore gjatë gjithë vitit. Kur shohim me kujdes në këtë foto, vihen re që disa ndërtesa janë bërë më material tradicional si qerpiç dhe gurë vullkanik, si Kisha e San Lukas-it dhe Kulla Bell, poshtë majtas në foto. Krahas punës së tyre ...
potw1336-sq — Foto e Javës
Me sy shqiponje mbi Armazone
09 Shtator 2013: Kjo fotografi spektakolare e Cerro Armazones, e marrë nga Ambasadori i fotove të ESO-s Gerhard Hüdepohl, përfaqëson atë momentin e veçantë për fotografin: kur çdo gjë pozicionohet ashtu siç duhet për një fotografi perfekte. Hüdepohl është gjithashtu një inxhinier elektronik tek (VLT) i Observatorit Evropian të Jugut në Cerro Paranal, observatori më i avancuar në botë në fushën e astronomisë që studion dritën e dukshme si dhe struktura kryesore e ESO-s. Hüdepohl shkrepi këtë fotografi ndërsa ishte në një fluturim tregtar nga Antofagasta në Santiago. Menjëherë pasi zbriti nga aeroplani ndërmori fluturimin ideal nëpër Cerro Armazones – Hüdepohl nuk mund të kërkonte për kushte më të mira atmosferike. Duke shfrytëzuar rastin, ai mund të kapë këtë perspektivë jo të zakonshme lart mbi terrenin spektakolar. Kjo fotografi tregon Shkretëtirën e Atacama-s me një qartësi mahnitëse, me një rrugë të hollë zigzake që duket qartë në terrenin me pluhur. Kjo rrugë mund ...
potw1335-sq — Foto e Javës
PESSTO fotografon një Supernova në Messier 74
02 Shtator 2013: Kërkuesi PESSTO i ESO-s ka kapur këtë pamje të Messier 74, një galaktikë spiralë mahnitëse me krahët e saj spirale shumë të përcaktuara, subjekti kryesor në këtë foto është objekti shtesë i shndritshëm i fundit të Korrikut 2013: Një supernova e Tipit II e quajtur SN 2013ej e cila është e dukshme si një yll i ndritshëm poshtë majtas në foto. Supernova të këtij tipi ndodhin kur ngjeshen bërthamat e yjeve masivë për shkak të gravitetit të tyre në fund të jetës së yllit. Kjo ngjeshje shkakton një shpërthim të fuqishëm që hedh lëndë larg nëpër hapsirë. Ndriçimi i këtij shpërthimi mund të jetë më i ndritshëm se e gjithë galaktika që e përmban dhe mund të jetë i dukshëm për vëzhguesit për disa javë ose edhe për disa muaj. PESSTO (Kërkuesi Spektroskopik Publik i ESO-s për Objektet e Përkohshëm) është projektuar për të studiuar objektet që shfaqen për një ...
potw1333-sq — Foto e Javës
Natë me yje në La Silla
19 Gusht 2013: Një perde e ndritshme me yje është sfondi i kësaj fotografie të bukur të marrë nga astronomi Håkon Dahle. Personi që qëndron përpara është vetë Håkon, i rrethuar vetëm nga dy nga kupolat e mëdha e të erëta të cilat mbulojnë malin e Observatorit La Silla të ESO-s. Shumë astronomë profesionalë janë gjithashtu fotografë të mirë – dhe kush mund ti fajësojë ata? Vendet ku ndodhet ESO në shkretëtirën e Atacama-s janë ndër vendet më të mira në Tokë përsa i përket vëzhgimit të yjeve, si dhe për fotografimin e qiellit natën. Håkon e mori këtë fotografi krahas vëzhgimeve të tij një javore tek teleskopi MPG/ESO 2.2. Gjatë kësaj kohe teleskopi përdorej nga dy grupe vëzhgimi, kështu Håkon kishte shansin të admironte natën me yje  - si dhe ta kapte atë, që ne të tjerët të mund ta shihnim. Rruga e Qumështit është më e ndritshme në Hemisferën e Jugut ...
potw1328-sq — Foto e Javës
"Wings for Science" (Krahë për shkencën) fluturon mbi Paranal
15 Korrik 2013: Kjo pamje e rrallë ajrore e Observatorit të Paranal-it u mor në Dhjetor 2012 nga Clémentine Bacri dhe, Adrien Normier, të cilët po fluturonin me një aeroplan ekologjik special ultra të lehtë [1] në një udhëtim 1-vjeçar rreth botës. Kjo pamje tregon bukurinë natyrale të panoramës si dhe shtëpinë e largët të konstruksionit më të mirë për astronominë, Teleskopi Shumë i Madh (VLT) i ESO-s, me katër njësitë e pavarura të tij secila me diametër 8 metra, i cili ndodhet në majën e Cerro Paranal-it. ESO aktualisht ka një partneritet me ORA me projektin “Wings for Science” një iniciativë jo fitimprurëse e cila i ofron mbështetje ajrore organizatave kërkimore publike. Dy anëtarët e ekuipazhit të projektit “Wings for Science” kryen dhe një fluturim mbi observatorët e Kilit të Veriut, krahas vendeve të tjera, përpara se ata të linin Amerikën e Jugut dhe të kërcenin për në Australi. Gjatë udhëtimit të ...
potw1327a-sq — Foto e Javës
Lojrat e reja të Maëlles
08 Korrik 2013: Astronomia dhe teleskopët mund të tërheqin dhe fëmijët tanë të vegjël. Për shkak të kuriozitetit të njeriut, astronomët i ndërtojnë instrumentet gjithmonë e më të mëdha në zona të vetmuara nëpër botë. Astronomi i ESO-s Julien Girard shkrepi këtë fotografi të lezetshme të vajzës së tij gjatë një dite familjare në Observatorin e Paranalit, në Andet e Kilit. Për efekt të perspektivës Maëlle e vogël duket sikur po shikon brenda kupolës së hapur të njërës prej teleskopëve ndihmës prej 1.8 metrash të Teleskopit Shumë të Madh (VLT) të ESO-s. Megjithëse teleskopët përdoren për kërkime shkencore serioze, astronomëve gjatë punës me to, u duket sikur luajnë me lojra gjigande. Julien Girard është një astronom i ESO-s dhe një Ambasador i fotove të ESO-s me bazë në Kili, dhe punon tek VLT. Ai është një shkencëtar i soecializuar rreth instrumenteve të optikës adaptive të NACO-s të montuar tek njësia numër 4 e ...
potw1326-sq — Foto e Javës
Antenat Evropiane tek Ndërtesat e Suportit Teknik të ALMA-s
01 Korrik 2013: Në këtë fotografi, ne shohim antenat që do të bëhen pjesë e Rrjetit të Madh Milimetrik/nënmilimetrik të Atacama-s (ALMA). Të tre antenat në plan të parë, si dhe disa nga ato në sfond, janë ofruar nga ESO si pjesë e kontributit për ALMA-n, nëpërmjet një kontrate me partneritetin Evropian AEM [1]. Në total ESO ka dhënë 25 antena 12-metërshe. 25 antena të tjera janë dhënë nga partneri i Amerikës së Veriut, ndërsa pjesa tjetër, një paketë prej 12 antenash 7-metërshe dhe 4 antena 12-metërshe që përbëjnë Rrjetin Kompakt të Atacama-s, janë mundësuar nga partneri i Azisë Lindore. Antenat që shohim këtu ndodhen tek Ambjentet e Suportit Teknik (OSF), në një lartësi prej 2900 metrash në rrëzë të andeve të Kilit. Në plan të parë janë AEM-të, Vendi i Pajisjeve të Konstruksionit, ku antenat montohen dhe testohen në mënyrë rigoroze përpara se të dërgohen tek observatrori. Antenat mbrapa janë montuar dhe ...
potw1325-sq — Foto e Javës
Drita e Hënës dhe e Zodiakut mbi La Silla
24 Qershor 2013: Ajo që mund të duket si një qytet i të ardhmes nga një tregim fantastiko-shkencor, duke qëndruar mbi re, është Observatori që i ka shërbyer më shumë ESO-s, La Silla. Kjo fotografi u mor nga astronomi Alan Fitzsimmons ndërkohë që qëndronte pranë teleskopit 3.6 metra të ESO-s pak pas perëndimit të Diellit. Hëna ndodhet vetëm pak jashtë kontureve të fotos, duke mbuluar observatorin me një dritë të zymtë e cila reflektohet nga retë më poshtë. Shtylla shumë e zbehtë e dritës me ngjyrë të verdhë që ngrihet mbi retë dhe që është akoma e ndriçuar nga perëndimi i Diellit, është drita zodiakale. Ajo shkaktohet nga drita e Diellit e reflektuar nga grimcat e pluhurit ndërmjet Diellit dhe planetëve. Kjo mund të shihet vetëm pas perëndimit të Diellit ose para lindjes së tij, në periudha të veçanta të vitit, nga vende shumë të mira vëzhgimi si ajo e La Silla-s. Në ...
potw1324-sq — Foto e Javës
Bubullima dhe rrufe
17 Qershor 2013: Në këtë fotografi elektrizuese, të marrë të Premten më 7 qershor 2013, një shkreptimë po shkarkon me tërbim mbi Cerro Paranal. Kupolat gjigande e të katër Njësive të Teleskopëve të VLT-së, secila prej tyre me lartësinë e një ndërtese 8-katëshe, duken si xhuxhe nën goditjen e stuhisë së fuqishme. Në të majtë të fotografisë, një yll i vetmuar ka lindur duke u bërë dëshmitar i kësaj shfaqjeje – vetëm një pikëz drite kundrejt një qielli të errët. Ky yll është Procioni, një yll dyfish i ndritshëm në konstelacionin e Qenit të vogël (The Lesser Dog). Retë mbi Observatorin e ESO-s në Paranal janë shumë të rralla. Mesatarisht, kjo zonë ka rreth 330 ditë me Diell në vit. Rrufetë janë edhe më të rralla, meqë observatori është pozicionuar në një nga vendet më të thata të tokës: Shkretëtira e Atacama-s në Kilin e Veriut, 2600 metra mbi nivelin e detit. Në ...
potw1322-sq — Foto e Javës
Tre planetë kërcejnë mbi La Silla
03 Qershor 2013: Tre planetë kërcejnë mbi La Silla Një dhuratë e vërtetë për fotografët dhe astronomët: në qiell po ndodh një fenomen i njohur si syzygy – kur tre (ose më shumë) trupa qiellorë  pozicionohen afërsisht në vijë të drejtë në qiell. Kjo ngjarje quhet gjithashtu  si një bashkim i afërt trefish kur trupat qiellorë kanë një gjatësi ekliptike të ngjashme. Natyrisht, ky pozicionim është vetëm një iluzion për shkak të perspektivës, por kjo nuk e bën atë më pak të veçantë. Në këtë rast, këto trupa janë tre planetë, dhe e vetmja gjë që nevojitet për të shijuar shfaqjen ështën një pamje e qartë e qiellit në drejtim të perëndimit të Diellit. Fatmirësisht, kjo është ajo që ndodhi për ambasadorin e fotove të ESO-s Yuri Beletsky, i cili kishte shansin të vërente këtë pamje spektakolare nga Observatori në La Silla i ESO-s në Kilin e veriut të Dielën më 26 Maj. ...
potw1321-sq — Foto e Javës
Valëzime përgjatë qiellit Kilian
27 Maj 2013: Në pamje të parë, kjo pamje hipnotizuese mund të duket si valët e ujit të shkaktuara nga një gur që hidhet në një liqen. Në të vërtetë është rezultati i lëvizjes së dukshme të yjeve nëpër qiellin e jugut së bashku me pak magji të përdorur nga fotografi. Kjo fotografi u mor në Cerro Armazones, në majën e malit 3060 metra mbi nivelin e detit, i cili ndodhet në pjesën qëndrore të Shkretëtirës Atacama në Andet e Kilit. Shiritat e gjatë janë gjurmët e yjeve dhe secila prej tyre shënon rrugën e një ylli të vetëm nëpër qiellin e errët të natës. Duke lënë objektivin e kamerës hapur për një kohë të gjatë, mund të shohim lëvizjet e yjeve që nuk dallohen me sy të lirë. Edhe një kohë e ekspozimit prej 15 minutash është e mjaftueshme për të dhënë këtë efekt. Në këtë rast, fotografi bashkoi shumë ekspozime të ...
potw1320-sq — Foto e Javës
Duke admiruar Galaktikën
20 Maj 2013: Është e vështirë edhe për astronomët më të mësuar që të mos ndalojnë për pak kohë e të vëzhgojnë qiellin e mbushur me yje megjithëse kanë një orar shumë të ngjeshur vëzhgimesh. Kjo fotografi është një autoportret i bërë nga astronomi Alan Fitzsimmons, i cili bëri këtë foto midis seancave të vëzhgimeve në Observatorin e La Silla-s të ESO-s. Kjo fotografi vë në kontrast një panoramë të errët të Tokës me pamjen e mrekullueshme të qiellit të ndriçar nga yjet. Qielli mbizotërohet nga një spërkatje yjesh dhe pluhuri të cilat përbëjnë qendrën e Rrugës së Qumështit, galaktikës tonë. Observatorët e ESO-s ndodhen në Shkretëtirën e Atacama-s në Kilin e Veriut, në atë vend ka shumë pak banorë, atje kombinohen netët e errëta me kushtet atmosferike shumë të kthjellta. Të dy këto faktorë ndihmojnë të kryhen vëzhgime me cilësi shumë të lartë. La Silla është observatori i parë i ESO-s. E ...
potw1319-sq — Foto e Javës
Rruga e Qumështit ndriçon mbi borën e rënë në La Silla
13 Maj 2013: Në periferi të Shkretëtirës Atacama, larg nga qytetet e ndotura nga drita në Kilin e veriut, qielli është pis i zi pas rënies së Diellit. Këto qiej të errët lejojnë të kryhen disa nga vëzhgimet më të mira astronomike. Në një lartësi prej 2400 metrash, Observatori i ESO-s në La Silla ka një pamje me qartësi të pabesueshme të qiellit të natës. Sidoqoftë, edhe ky vend i largët, i lartë, dhe i thatë nuk mund ti shpëtojë gjithmonë kushteve klimaterike dhe ndonjëherë në muajt e dimrit bora mund të mbulojë majën e malit si dhe godinat e teleskopëve. Kjo pamje tregon dimrin në La Silla poshtë yjeve të Rrugës sonë të Qumështit, plani i të cilës ngrihet sipër përgjatë fotos. Të dukshme (nga e djathta në të majtë) janë teleskopi 3.6 metra i ESO-s, Teleskopi i Teknologjisë së Re (NTT), teleskopi 1-m Schmidt i ESO-s, dhe teleskopi MPG/ESO 2.2-metra, të ...
potw1318-sq — Foto e Javës
Lore duke ecur
06 Maj 2013: Në këtë fotografi shohim njërën nga dy transportueset e ALMA-s, të quajtur Lore. Ajo është duke transportuar njërën nga antenat e ALMA-s me diametër 7 metra,. Lore dhe binjaku i saj, Otto, janë dy makina me nga 28 rrota secila, me ngjyrë të verdhë të hapur të përgatitura posaçërisht për të transportuar antenat e ALMA-s nëpër pllajën e Chajnantor-it në një lartësi prej 5000 metrash. Duke bërë këtë, ato mund të konfigurojnë rrjetin e teleskopëve për të bërë vëzhgimet më të vlefshme të një objekti të dhënë. Ato gjithashtu zbresin antenat nga Chajnantor-i, poshtë tek ambjentet e Suportit dhe mirëmbajtjes së tyre. Rrjeti kryesor i ALMA-s përbëhet nga 50 antena 12 metërshe, dhe një rrjet shtesë prej 12 antenash 7 metërshe, të njohura si Rrjeti Kompakt i Antenave (ACA). Lore është duke transportuar një nga antenat e vogla 7-metërshe të ACA-s. Antenat 12-metërshe nuk mund të vendosen më afër se ...
potw1317-sq — Foto e Javës
Krahë për shkencën fluturim mbi ALMA-n
29 Prill 2013: Kjo fotografi e bukur, e marrë në Dhjetor të vitit 2012, tregon rrjetin e antenave Të ALMA-s “Rrjetit të Madh Milimetrik/nënmilimetrik të Atacama-s”, projektit më të madh mbi astronominë që ka ekzistuar ndonjëherë. ALMA lokalizohet në Pllajën Chajnantor në Andet e Kilit. Antenat e mëdha janë 12 metra në diametër, ndërsa 12 antenat e vogla, që ndodhen të bashkuara në qendër të fotografisë, kanë një diametër prej 7 metrash. Ato formojnë Rrjetin Kompakt të ALMA-s (ACA). Kur të mbarojë ndërtimi i ALMA-s do të jenë një total prej 66 antenash. ESO ka nisur një partneritet reklamimi me Projektin Shkencor ORA Wings (Krahët e ORA-s), një organizatë jo fitimprurëse, e cila ofron një mbështetje ajore në reklamimin tek publiku të kompanive dhe organizatave me të cilat ajo bashkëpunon. Projekti i ORA Wings është një udhëtim një-vjeçar rreth botës. Dy anëtarët e ekuipazhit të projektit shkencor ORA Wings Clémentine Bacri and Adrien ...
potw1316-sq — Foto e Javës
Argjend dhe blu në Paranal
22 Prill 2013: Moti i kthjellët që në vende të tjera mund të personifikojë një ditë të bukur, në Paranal qielli i njw dite tw bukur kwrkohet tw jetw i mbushur me re. Meqë atje është një nga vendet më të thata të tokës, është shumë e rrallë të shohësh re në qiell. Shumë astronomë dhe inxhinierë që shpenzojnë kohë në atë zonë e kanë qiellin e kthjellët një nga gjërat më të habitshme në lidhje me punën në shkretëtirën e Atacama-s. Fotografia panoramike 360-gradëshe e marrë nga kontraktuesi Dirk Essl e formuar nga 15 fotografi na shfaq një nga ditët e rralla me re në Paranal. Disa re të holla dhe të imta mund të shihen mbi mbulesat e Teleskopëve Shumë të Mëdhenj. Këto re që formohen në lartësi të mëdha janë të formuara nga kristale të vogla akulli. Në Observatorin e Paranal-it bie më pak se 10 milimetra shi në vit, ...
duke e shfaqur 1 tek 20 të 34
Na dërgoni komentet tuaja!
Regjistrohuni tek Lajmet e ESO-s