Fotografia e Javës 2011

Regjistrohuni për lajmet e fundit nga ESO
potw1108-sq — Foto e Javës
Antenat e ALMA-s poshtë Rrugës së Qumështit
21 Shkurt 2011: Katër antenat e Rrjetit të Madh Milimetrik dhe nën milimetrik në Atacama (ALMA) shohin në qiellin e natës të mbushur me yje, përpara se të fillojnë punën e tyre. Hëna që ndodhet në të djathtë ndriçon skenën, ndërsa shiriti i Rrugës së Qumështit zgjatet në qiell sipër nga e majta. ALMA po ndërtohet në një lartësi prej 5000 metrash në pllajën e Chajnantor-it në Shkretëtirën e Atacama-s në Kili. Ky është një nga vendet më të thata në Tokë. Kjo thatësi e kombinuar me atmosferën në këtë lartësi, ofron kushte te mrekullueshme vëzhgimi të Universit në gjatësitë e valëve të rendit milimetrik dhe nënmilimetrik. Në këto gjatësi vale të gjata, astronomët mund të depërtojnë, për shembull, në retë molekulare, të cilat janë zona të dendura gazi dhe pluhuri, vende ku lindin yje të rinj në rastet kur retë ngjeshen për shkak të gravitetit. Tani për tani Universi është i pa ...
duke e shfaqur 1 tek 1 të 1
Na dërgoni komentet tuaja!
Regjistrohuni tek Lajmet e ESO-s