Foto e Javës

17 Mars 2014

Një hark qumështi mbi Paranal

Një tjetër natë e qartë tek Observatori i ESO-s në Paranal në Kili - perfekt për tu ulur dhe për të parë galaktikën tonë, Rrugën e Qumështit. Shumë nga ne jetojnë në qytete të ndotura nga drita nuk mund ta shohin më shtëpinë tonë kozmike me kaq detaje sa këtu.

Ne tani e dimë që kjo pamje mbesëlënëse i përket galaktikës sonë, por Grekët e vjetër mendonin se ajo ishte punë e Zotave. Legjenda e tyre na tregon se kjo vijë me re përgjatë qiellit ishte qumështi i gjirit të Hera-s, gruas së Zeusit. Grekët e lashtë janë gjitashtu për tu falenderuar për emrin "Rruga e Qumështit". Fraza Greke Γαλαξίας κύκλος, që shqiptohet galaxias kyklos, do të thotë, rrethi i qumështit, dhe përbën bazën e emrit të sotëm modern.

Kjo fotografi u mor nga Ambasadori i Fotove të ESO-s Gabriel Brammer. Brammer mund të shihet që qëndron në të djathtë të kësaj fotografie duke admiruar pamjen, pasi ka përgatitur kamerën e tij për të kapur këtë skenë.


27 Janar 2014

Interferometri në pishinë

Astronomët nuk notojnë shpesh në pishinën e Rezidencës në Observatorin Paranal, por edhe atëherë kur notojnë, ato kanë dëshirë të tregojnë se si funksionojnë ligjet e fizikës. Në këtë fotografi astronomi francez Jean-Baptiste Le Bouquin po tregon se si valët – jo valët e dritës, por valët e ujit – mund të kombinohen, të interferojnë, duke krijuar valë më të mëdha.

Kombinimi i valëve të dritës është parimi kryesor që shfrytëzohet nga Interferometri i VLT-së: valët e dritës kapen nga secila pasqyrë prej 8-metrash, dhe më pas kombinohen pasi kalojnë nëpër një rrjeti tunelesh dhe pasqyrash. Në këtë mënyrë resolucioni hapsinor i teleskopit rritet shumë dhe duke zgjatur mjaftueshëm kohën e ekspozimit në fotot e marra me kamerat dhe instrumentet e ndryshme mund të arrijmë të shohim njësoj sikur jemi duke përdorur një teleskop me diametër prej 130-metrash, shumë më të madh nga çdo teleskop që ekziston sot.


06 Janar 2014

Netët në Paranal

Po të shihni qiellin natën nga Observatori i Paranal-it në Kili, ju do të shpërbleheni me një pamje si kjo. Pikëza blu, porotkalli, të kuqe, secila nga këto është një yll më vete, galaktikë, mjegullnajë apo ndonjë objekt tjetër qiellor, duke formuar së bashku qiellin xixëllues. Astronomët depërtojnë në këtë sfond të bukur, për të zbuluar misteret e Universit.

Për të bërë këtë ata përdorin teleskopët si këto që shihen këtu, Teleskopët Ndihmës të VLT-së. Kjo fotografi tregon tre nga katër njësitë e lëvizshme të cilët ushqejnë me dritë Teleskopin Shumë të Madh Interferometrik, instrumentin optik më të avancuar në botë. duke u bashkuar për të formuar një teleskop më të madh, ata janë më të mëdhenj se sa shuma e pjesëve të tyre: ata zbulojnë detaje që mund të shihen me një teleskop aq të madh sa distanca midis tyre.


30 Dhjetor 2013

Natë e ndritshme në Paranal

Kur bie nata, Teleskopët e ESO-s gjallërohen. Astronomët dhe teknikët  zënë vendet e tyre dhe teleskopët drejtohen për nga qielli. Kjo fotografi tregon qiellin ashtu siç është mbi Observatorin e ESO-s në Paranal në Shkretëtirën Kiliane të Atacama-s, shumë larg nga dritat e qyteteve.

Këtu, ambasadori i fotove të ESO-s Gabriel Brammer ka kapur këtë pamje të bukur të Rrugës së Qumështit nga platforma e Teleskopit Shumë të Madh. Katër blloqet masive poshtë në foto janë katër Njësitë e Teleskopëve, secila prej tyre ka nga një pasqyrë 8.2 metra në diametër me një cilësi shumë të lartë. Të shpërndara përreth duken Teleskopët Ndihmës të VLT-së, që dallohen kollaj nga mbulesa e bardhë dhe e rrumbullakët. Drita e ndritshme në të majtë është Hëna, duke shndrritur sikur të ishte Dielli, dhe në të djathtë, hija e fotografit duke përshëndetur shikuesin me duart e hapura.

Me anën e lenteve të tipit “sy peshku” që u përdorën nga Brammer u bë i mundur të përfshihet i gjithë qielli në këtë foto. Këto lente krijojnë efektin e rrethit duke e transformuar tokën në një kornizë për këtë fotografi.


23 Dhjetor 2013

Përshëndetjet e Stinës nga Observatori Jugor Evropian!

Përshëndetjet e Stinës në emër të të gjithëve në Observatorin Jugor Evropian! Ju urojmë Gëzuar Festat dhe viti 2014 qoftë për ju sa më i frytshëm!

Link


02 Dhjetor 2013

Drita zodiakale ndriçon Qiellin e Paranalit

Kjo fotografi mbresëlënëse, e marrë tek Teleskopi Shumë i Madh (VLT) i ESO-s në Observatorin e Paranal-it në Kili, tregon Rrugën e Qumështit në mes majtas – me mjegullnajat, yjet dhe retë gazore që ajo përmban –mbi Njësitë e Teleskopëve të VLT-së.

Në të djathtë, një shirit gati trekëndësh që mundohet të tërheqë vëmendjen ndërsa ngrihet në formë harku mbi horizont. Ky shirit shtrihet përgjatë ekliptikës, që është rruga e dukshme e Diellit nëpër qiell po të shihet nga Toka.

Ky ndriçim e ka origjinën nga përthyerja e dritës së Diellit nga pluhuri që ndodhet midis planetëve në planin e Sistemit Diellor. Kjo në qiell përkon me një shirit të njohur me emrin Zodiak, që shtrihet për 8 gradë në të dy anët e ekliptikës dhe që përmban konstelacionet tradicionale zodiakale.


11 Nëntor 2013

Pamje panoramike e ALMA-s së bashku me mjegullnajën Carina

Ambasadori i fotove të ESO-s, Babak Tafreshi mori këtë pamje panoramike të antenave të Rrjetit të Madh milimetrik/nënmilimetrik të Atacama-s (ALMA) në një natë të kthjellët në pllajën Chajnantor, në Andet e Kilit.

Njolla e kuqe që mbizotëron në të majtë të fotografisë është Mjegullnaja Carina. Ajo shtrihet në konstelacionin Carina, rreth 7500 vjet-dritë larg tokës. Kjo re e ndritshme gazi dhe pluhuri është nga mjegullnajat më të ndritshme në qiell dhe përmban disa nga yjet më masiv të njohur të rrugës së  Qumështit, ashtu siç është Eta Carinae. Për disa fotografi të bëra kohët e fundit të Mjegullnajës Carina nga ESO, shihni eso1208, eso1145, dhe eso1031.

ALMA një projekt ndërkombëtar për astronominë, është një partneritet i Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë Lindore në bashkëpunim me Republikën e Kilit. Ndërtimi dhe punimet e ALMA-s i janë besuar Evropës nga ESO, i janë besuar Amerikës së Veriut nga Observatori Kombëtar i Radio Astronomisë (NRAO), dhe i janë besuar Azisë Lindore nga Observatori Kombëtar mbi Astronominë në Japoni (NAOJ). Observatori i përbashkët ALMA (JAO) siguron një udhëheqje të unifikuar si dhe menaxhimin e ndërtimit, komisioneve dhe funksionimin e ALMA-s.


21 Tetor 2013

Dy galaktika që shihen me sy të lirë mbi VLT

Kjo fotografi mahnitëse e qiellit të pastër Kilian tregon yjet e ndritshëm dhe galaktikat e largëta përgjatë fotografisë, të gjitha qëndrojnë mbi njërën nga Njësitë e Teleskopit Shumë të Madh (VLT). Kjo është njësia e katërt dhe njihet me emrin Yepun (Venus).

Dy objekte që shihen në këtë fotografi janë më të famshëm se fqinjët e tyre. Në anën e majtë të fotos është një galaktikë e njohur, e cila formon një shirit në qiell – Messier 31, ose Galaktika e Andromedës. Sipër dhe djathtas kësaj turbullire ndodhet një yll i ndritshëm, po të ecim në këtë drejtim shkojmë tek një galaktikë tjetër. Ky yll quhet Beta Andromedae – ose ndryshe njihet me emrin Mirach – dhe galaktika e dytë është Messier 33 (në krye të fotografisë). Këto dy galaktika mendohet se kanë bashkëvepruar në të kaluarën, duke formuar një urë me gaz hidrogjeni i cili shtrihet në hapësirën ndërmjet tyre.

Kjo foto u mor nga ambasadori i fotove të ESO-s Babak Tafreshi.

Lidhje

  • ESO Photo Ambassadors

  • 16 Shtator 2013

    Toconao i parë nga sipër

    Fshati i vogël i Toconao-s është vendbanimi më i afërt me projektin më të madh që ka ekzistuar ndonjëherë në lidhje me astronominë, ALMA [1], Atacama Large Millimeter/submillimeter Array (rrjeti i Madh Milimetrik/nënmilimetrik i Atakamës). Toconao ka më pak se 800 banorë dhe ndodhet 2475 metra mbi nivelin e detit në një oaz natyror të ushqyer nga një lumë që buron nga një mal i vogël në rrethinën e shkretëtirës më të thatë në botë, Atakamës. Lumi nuk ka ujë gjithë vitin, por fermerët vendas në mënyrë të zgjuar kanë ndërtuar një rrjet digash dhe kanalesh për të rregulluar rrjedhjen e ujit në mënyrë që të kenë prodhime bujqësore gjatë gjithë vitit.

    Kur shohim me kujdes në këtë foto, vihen re që disa ndërtesa janë bërë më material tradicional si qerpiç dhe gurë vullkanik, si Kisha e San Lukas-it dhe Kulla Bell, poshtë majtas në foto.

    Krahas punës së tyre shkencore stafi i ALMA-s ka punuar dhe me të moshuarit e Atacameño-s në Toconao dhe në zonat e tjera për të mësuar mbi vizionin e tyre mbi Universin, me qëllimin që të ruajnë trashëgiminë e tyre shkencore dhe kulturore për brezat që do të vijnë.

    Gjithashtu ALMA ka mbështetur një plan për përmirësimin edukativ në Shkollën publike E-21, në Toconao, që në vitin 2008. Ky plan, i miratuar nga komuniteti, është fokusuar në përmirësimin e arsimit në drejtimin shkencor dhe në gjuhën angleze.

    Kjo foto u mor nga lart nga dy anëtarë të ekuipazhit të “ORA Wings” Clémentine Bacri dhe Adrien Normier, gjatë një projekti shkencor. Ata po fluturojnë me një aeroplan special ekologjik shumë të lehtë [2] në një udhëtim një vjeçar rreth botës për të ndihmuar shkencëtarët që nga matjet e ajrit deri tek arkeologjia, vëzhgimet mbi biodiversitetin dhe modelimin e terrenit në 3D.

    ESO aktualisht ka një partneritet informimi me këtë organizatë jo-fitimprurëse. Filmime të shkurtra dhe fotografi mbresëlënëse të marra gjatë fluturimeve do të përdoren për qëllime edukative dhe për promovimin e kërkimeve lokale. Fluturimet e tyre nisën në Qershor 2012 dhe do të mbarojnë në Korrik 2013 me një ulje në Paris Air Show.

    [1] Rrjeti i Madh milimetrik/nënmillimetrik në Atacama (ALMA), një konstruksion ndërkombëtar mbi astronominë, është një partneritet i Evropës, në Amerikën e Veriut dhe Azinë Lindore, në bashkëpunim me Republikën e Kilit. ALMA është financuar në Evropë nga Observatori Jugor Evropian (ESO), në Amerikën e Veriut nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës (NSF), në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Kërkimeve të Kanadasë (NRC) dhe Këshilli Kombëtar i Shkencës Tajvan (NSC) si dhe në Azinë Lindore nga Instituti Kombëtar i Shkencave të Natyrës (NINS) i Japonisë, në bashkëpunim me Akademinë Sinica (AS) në Tajvan. Ndërtimi dhe punimet tek ALMA udhëhiqen nga ESO, në emër të Amerikës së Veriut nga Observatori Kombëtar i Radio Astronomisë (NRAO), e cila menaxhohet nga Universitetet e Asociuara, Inc (AUI) dhe në emër të Azisë Lindore nga Observatori astronomik Kombëtar i Japonisë (NAOJ). Observatori i përbashkët ALMA (JAO) siguron udhëheqjen e unifikuar dhe menaxhimin e ndërtimit, komisioneve dhe funksionimin e ALMA-s.

    [2] Mjeti fluturues shumë i lehtë është një ‘Pipistrel Virus SW 80’ i NASA-s ka fituar çmim. Ai harxhon vetëm 7 litra karburant në 100 kilometra – më pak se shumica e makinave.


    09 Shtator 2013

    Me sy shqiponje mbi Armazone

    Kjo fotografi spektakolare e Cerro Armazones, e marrë nga Ambasadori i fotove të ESO-s Gerhard Hüdepohl, përfaqëson atë momentin e veçantë për fotografin: kur çdo gjë pozicionohet ashtu siç duhet për një fotografi perfekte.

    Hüdepohl është gjithashtu një inxhinier elektronik tek (VLT) i Observatorit Evropian të Jugut në Cerro Paranal, observatori më i avancuar në botë në fushën e astronomisë që studion dritën e dukshme si dhe struktura kryesore e ESO-s. Hüdepohl shkrepi këtë fotografi ndërsa ishte në një fluturim tregtar nga Antofagasta në Santiago. Menjëherë pasi zbriti nga aeroplani ndërmori fluturimin ideal nëpër Cerro Armazones – Hüdepohl nuk mund të kërkonte për kushte më të mira atmosferike. Duke shfrytëzuar rastin, ai mund të kapë këtë perspektivë jo të zakonshme lart mbi terrenin spektakolar.

    Kjo fotografi tregon Shkretëtirën e Atacama-s me një qartësi mahnitëse, me një rrugë të hollë zigzake që duket qartë në terrenin me pluhur. Kjo rrugë mund të shihet që shkon deri në majën e Cerro Armazones. Tani tek kjo zonë ndodhen disa aparatura studimore, por së shpejti do të bëhet shtëpia e Teleskopit Evropian Ekstremisht të Madh (E-ELT), një teleskop 40-metra i cili jo vetëm do ti përgjigjet pyetjeve ekzistuese në astronomi, por gjithashtu do të ngrejë pyetje të reja përgjigjet e të cilave shpresojmë ti marrim duke përdorur po këtë teleskop.

    Lidhje

    Ambasadorët e fotografive të ESO-s


    02 Shtator 2013

    PESSTO fotografon një Supernova në Messier 74

    Kërkuesi PESSTO i ESO-s ka kapur këtë pamje të Messier 74, një galaktikë spiralë mahnitëse me krahët e saj spirale shumë të përcaktuara, subjekti kryesor në këtë foto është objekti shtesë i shndritshëm i fundit të Korrikut 2013: Një supernova e Tipit II e quajtur SN 2013ej e cila është e dukshme si një yll i ndritshëm poshtë majtas në foto.

    Supernova të këtij tipi ndodhin kur ngjeshen bërthamat e yjeve masivë për shkak të gravitetit të tyre në fund të jetës së yllit. Kjo ngjeshje shkakton një shpërthim të fuqishëm që hedh lëndë larg nëpër hapsirë. Ndriçimi i këtij shpërthimi mund të jetë më i ndritshëm se e gjithë galaktika që e përmban dhe mund të jetë i dukshëm për vëzhguesit për disa javë ose edhe për disa muaj.

    PESSTO (Kërkuesi Spektroskopik Publik i ESO-s për Objektet e Përkohshëm) është projektuar për të studiuar objektet që shfaqen për një kohë të shkurtër në qiellin e natës, siç janë supernovat. Ai e kryen funksionin e tij duke përdorur një numër instrumentesh të NTT-së (New Technology Telescope), të lokalizuar tek Observatori i ESO-s në La Silla në Kili. Kjo fotografi e re e SN2013ej u mor duke përdorur NTT gjatë punës së saj kërkuese.

    SN2013ej është supernova e tretë që është vëzhguar tek Messier 74 pas vitit 2000, dy të tjerat quhen SN 2002ap dhe SN 2003gd. Në fillim u raportua nmë 25 Korrik 2013 nga skuadra e teleskopit KAIT në Kaliforni, dhe imazhi i parë i saj (precovery image) u mor nga astronomja amatore Christina Feliciano, e cila përdori Kamerën Hapsinore publike SLOOH për të parë në këtë zonë pak orë përpara shpërthimit.

    Messier 74, në konstelacionin e Peshkut (The Fish), është njëri nga objektet më të vështira për tu gjetur nga astronomët amatorë për shkak të ndriçimit të ulët sipërfaqsor të tij, por SN2013ej do të jetë e dukshme për astronomët amatorë të kujdesshëm edhe për disa javë si një yll i zbehtë që vjen e zhduket.

    Lidhje

    PESSTO (the "Public ESO Spectroscopic Survey of Transient Objects")


    19 Gusht 2013

    Natë me yje në La Silla

    Një perde e ndritshme me yje është sfondi i kësaj fotografie të bukur të marrë nga astronomi Håkon Dahle. Personi që qëndron përpara është vetë Håkon, i rrethuar vetëm nga dy nga kupolat e mëdha e të erëta të cilat mbulojnë malin e Observatorit La Silla të ESO-s.

    Shumë astronomë profesionalë janë gjithashtu fotografë të mirë – dhe kush mund ti fajësojë ata? Vendet ku ndodhet ESO në shkretëtirën e Atacama-s janë ndër vendet më të mira në Tokë përsa i përket vëzhgimit të yjeve, si dhe për fotografimin e qiellit natën.

    Håkon e mori këtë fotografi krahas vëzhgimeve të tij një javore tek teleskopi MPG/ESO 2.2. Gjatë kësaj kohe teleskopi përdorej nga dy grupe vëzhgimi, kështu Håkon kishte shansin të admironte natën me yje  - si dhe ta kapte atë, që ne të tjerët të mund ta shihnim.

    Rruga e Qumështit është më e ndritshme në Hemisferën e Jugut sesa në atë të Veriut, sepse jugu i Tokës drejtohet nga qendra e dendur e galaktikës. Por edhe në jug Rruga e Qumështit është e zbehtë. Për shumë nga ne, ndotja nga drita që shkaktohet nga qytetet tona si dhe nga vetë Hëna mund ta mbulojë me dritë ndriçimin e zbehtë të galaktikës sonë, duke e fshehur atë nga pamja.

    Një nga veçoritë e Observatorit në La Silla është që ai ndodhet shumë larg nga dritat e qyteteve, duke patur netët më të errëta në Tokë. Atmosfera është gjithashtu shumë e qartë, kështu që nuk ka mjegullime që ta turbullojnë pamjen e qiellit. Qiejt në La Silla janë aq të errët sa mund të shohësh dhe hijet e objekteve të krijuara nga Rruga e Qumështit.

    Håkon e postoi këtë fotografi tek grupi i fotografive të ESO-s në Flickr. Grupi në Flickr shikohet rregullisht dhe fotot më të mira zgjidhen për tu vendosur tek seria e fotove të Javës, ose në galerinë tonë.


    15 Korrik 2013

    "Wings for Science" (Krahë për shkencën) fluturon mbi Paranal

    Kjo pamje e rrallë ajrore e Observatorit të Paranal-it u mor në Dhjetor 2012 nga Clémentine Bacri dhe, Adrien Normier, të cilët po fluturonin me një aeroplan ekologjik special ultra të lehtë [1] në një udhëtim 1-vjeçar rreth botës. Kjo pamje tregon bukurinë natyrale të panoramës si dhe shtëpinë e largët të konstruksionit më të mirë për astronominë, Teleskopi Shumë i Madh (VLT) i ESO-s, me katër njësitë e pavarura të tij secila me diametër 8 metra, i cili ndodhet në majën e Cerro Paranal-it.

    ESO aktualisht ka një partneritet me ORA me projektin “Wings for Science” një iniciativë jo fitimprurëse e cila i ofron mbështetje ajrore organizatave kërkimore publike. Dy anëtarët e ekuipazhit të projektit “Wings for Science” kryen dhe një fluturim mbi observatorët e Kilit të Veriut, krahas vendeve të tjera, përpara se ata të linin Amerikën e Jugut dhe të kërcenin për në Australi. Gjatë udhëtimit të tyre, ata ndihmuan shkencëtarët  duke i dhënë një mundësi ajrore që varion nga marrja e mostrave të ajrit e deri tek arkeologjia, vrojtimet mbi biodiversitetin si dhe modelimin e terrenit në 3D.

    Filmimet e shkurtra dhe fotografitë e mrekullueshme që janë prodhuar gjatë fluturimeve janë përdorur për qëllime edukative dhe për reklamimin e kërkimeve lokale. Fluturimi i tyre nisi në Qershor 2012 dhe mbaroi në Qershor 2013 me një zbritje në Paris në një shfaqje ajrore më 17 Qershor 2013.

    Shënime

    [1] Avioni ultra i lehtë është një fitues i çmimit të NASA-s një “Pipistrel Virus SW 80” që përdor vetëm 7 litra karburant për 100 kilometra – më pak se shumica e makinave.

    Lidhje

    "Wings for Science" (Krahë për shkencën)


    08 Korrik 2013

    Lojrat e reja të Maëlles

    Astronomia dhe teleskopët mund të tërheqin dhe fëmijët tanë të vegjël. Për shkak të kuriozitetit të njeriut, astronomët i ndërtojnë instrumentet gjithmonë e më të mëdha në zona të vetmuara nëpër botë.

    Astronomi i ESO-s Julien Girard shkrepi këtë fotografi të lezetshme të vajzës së tij gjatë një dite familjare në Observatorin e Paranalit, në Andet e Kilit. Për efekt të perspektivës Maëlle e vogël duket sikur po shikon brenda kupolës së hapur të njërës prej teleskopëve ndihmës prej 1.8 metrash të Teleskopit Shumë të Madh (VLT) të ESO-s. Megjithëse teleskopët përdoren për kërkime shkencore serioze, astronomëve gjatë punës me to, u duket sikur luajnë me lojra gjigande.

    Julien Girard është një astronom i ESO-s dhe një Ambasador i fotove të ESO-s me bazë në Kili, dhe punon tek VLT. Ai është një shkencëtar i soecializuar rreth instrumenteve të optikës adaptive të NACO-s të montuar tek njësia numër 4 e VLT-së. Ai vendosi fotografinë e tij tek Grupi Juaj i Fotove të ESO-s, dhe nga aty ajo u mor për tu vendosur tek Fotografitë e Javës të ESO-s.

    Lidhje


    01 Korrik 2013

    Antenat Evropiane tek Ndërtesat e Suportit Teknik të ALMA-s

    Në këtë fotografi, ne shohim antenat që do të bëhen pjesë e Rrjetit të Madh Milimetrik/nënmilimetrik të Atacama-s (ALMA). Të tre antenat në plan të parë, si dhe disa nga ato në sfond, janë ofruar nga ESO si pjesë e kontributit për ALMA-n, nëpërmjet një kontrate me partneritetin Evropian AEM [1]. Në total ESO ka dhënë 25 antena 12-metërshe. 25 antena të tjera janë dhënë nga partneri i Amerikës së Veriut, ndërsa pjesa tjetër, një paketë prej 12 antenash 7-metërshe dhe 4 antena 12-metërshe që përbëjnë Rrjetin Kompakt të Atacama-s, janë mundësuar nga partneri i Azisë Lindore.

    Antenat që shohim këtu ndodhen tek Ambjentet e Suportit Teknik (OSF), në një lartësi prej 2900 metrash në rrëzë të andeve të Kilit. Në plan të parë janë AEM-të, Vendi i Pajisjeve të Konstruksionit, ku antenat montohen dhe testohen në mënyrë rigoroze përpara se të dërgohen tek observatrori. Antenat mbrapa janë montuar dhe janë duke kaluar teste të tjera ose po u instalohen marrësit e ndjeshëm. Kur antenat janë gati, ato transportohen në vendin ku antenat bashkohen në rrjet, në Pllajën Chajnantor në lartësinë 5000 metra. Atje, ato bashkohen me homologët e tyre si pjesë e rrjetit të ALMA-s, ku do të studiojnë disa nga pyetjet më të vështira mbi origjinën tonë kozmike. Edhe kur të jenë plotësuar të gjitha antenat, OSF do të jetë qendra e aktivitetit për skuadrat përgjegjëse për mirëmbajtjen e Observatorit.

    Në horizont ndodhet vargu i maleve të Andeve. Maja më e lartë është vullkani konik, Licancabur. Licancabur duke dominuar panoramën shënon kufirin midis Kilit dhe Bolivisë.

    ALMA, një konstruksion ndërkombëtar mbi astronominë, ajo është një partneritet i Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë Lindore, në bashkëpunim me Republikën e Kilit. Përdorimi dhe ndërtimi i ALMA-s i është besuar Evropës nga ESO, Amerikës së Veriut nga Observatori Kombëtar Radio Astronomi (NRAO) dhe Azisë Lindore nga Observatori astronomik Kombëtar i Japonisë (NAOJ). Observatori i përbashkët ALMA (JAO) siguron udhëheqjen e unifikuar dhe menaxhimin e ndërtimit, komisionimin dhe funksionimin e ALMA-s.

    Shënime

    [1] Partneriteti AEM përbëhet nga “Thales Alenia Space”, Inxhinieritë Industriale Evropiane, dhe “MT-Mechatronics”.

    Lidhje


    24 Qershor 2013

    Drita e Hënës dhe e Zodiakut mbi La Silla

    Ajo që mund të duket si një qytet i të ardhmes nga një tregim fantastiko-shkencor, duke qëndruar mbi re, është Observatori që i ka shërbyer më shumë ESO-s, La Silla. Kjo fotografi u mor nga astronomi Alan Fitzsimmons ndërkohë që qëndronte pranë teleskopit 3.6 metra të ESO-s pak pas perëndimit të Diellit. Hëna ndodhet vetëm pak jashtë kontureve të fotos, duke mbuluar observatorin me një dritë të zymtë e cila reflektohet nga retë më poshtë.

    Shtylla shumë e zbehtë e dritës me ngjyrë të verdhë që ngrihet mbi retë dhe që është akoma e ndriçuar nga perëndimi i Diellit, është drita zodiakale. Ajo shkaktohet nga drita e Diellit e reflektuar nga grimcat e pluhurit ndërmjet Diellit dhe planetëve. Kjo mund të shihet vetëm pas perëndimit të Diellit ose para lindjes së tij, në periudha të veçanta të vitit, nga vende shumë të mira vëzhgimi si ajo e La Silla-s.

    Në këtë fotografi mund të shihen disa teleskopë. P.sh., struktura e madhe këndore në fund të rrugës është New Technology Telescope (NTT). Sipas emrit të tij, kur përfundoi në vitin 1989 teleskopi përfshiu një numër instrumentesh revolucionarë duke përfshirë dhe përdorimin e plotë të optikës adaptive si dhe kupolën revolucionare në formë oktagonale. Shumë nga tipet e instrumenteve të NTT-së u përdorën edhe tek Teleskopi Shumë i Madh i EOS-s.

    Kupola në plan të parë, në të djathtë është Teleskopi Zviceran Leonhard Euler 1.2 metra i emëruar për nder të matematikanit Leonhard Euler (1707–83).

    Alan publikoi këtë fotografi në Grupin tuaj të fotove të ESO-s në Flickr. Grupi Flickr shihet rregullisht dhe fotot më të mira zgjidhen për tu paraqitur në serinë tonë të “Fotografive të Javës” ose në galerinë tonë të fotove.


    17 Qershor 2013

    Bubullima dhe rrufe

    Në këtë fotografi elektrizuese, të marrë të Premten më 7 qershor 2013, një shkreptimë po shkarkon me tërbim mbi Cerro Paranal. Kupolat gjigande e të katër Njësive të Teleskopëve të VLT-së, secila prej tyre me lartësinë e një ndërtese 8-katëshe, duken si xhuxhe nën goditjen e stuhisë së fuqishme.

    Në të majtë të fotografisë, një yll i vetmuar ka lindur duke u bërë dëshmitar i kësaj shfaqjeje – vetëm një pikëz drite kundrejt një qielli të errët. Ky yll është Procioni, një yll dyfish i ndritshëm në konstelacionin e Qenit të vogël (The Lesser Dog).

    Retë mbi Observatorin e ESO-s në Paranal janë shumë të rralla. Mesatarisht, kjo zonë ka rreth 330 ditë me Diell në vit. Rrufetë janë edhe më të rralla, meqë observatori është pozicionuar në një nga vendet më të thata të tokës: Shkretëtira e Atacama-s në Kilin e Veriut, 2600 metra mbi nivelin e detit. Në qoftë se në këtë zonë do të ketë ndonjë re, këto të fundit do të jenë shumicën e kohës më poshtë se observatori.

    Në një periudhë kohore prej më shumë se 16-vitesh si inxhinier në Paranal, ambasadori i fotove të ESO-s Gerhard Hüdepohl po sheh shkreptima për herë të dytë – kështu ai mori kamerën dhe doli jashtë për të kapur këtë pamje të rrallë.


    03 Qershor 2013

    Tre planetë kërcejnë mbi La Silla

    Tre planetë kërcejnë mbi La Silla

    Një dhuratë e vërtetë për fotografët dhe astronomët: në qiell po ndodh një fenomen i njohur si syzygy – kur tre (ose më shumë) trupa qiellorë  pozicionohen afërsisht në vijë të drejtë në qiell. Kjo ngjarje quhet gjithashtu  si një bashkim i afërt trefish kur trupat qiellorë kanë një gjatësi ekliptike të ngjashme. Natyrisht, ky pozicionim është vetëm një iluzion për shkak të perspektivës, por kjo nuk e bën atë më pak të veçantë. Në këtë rast, këto trupa janë tre planetë, dhe e vetmja gjë që nevojitet për të shijuar shfaqjen ështën një pamje e qartë e qiellit në drejtim të perëndimit të Diellit.

    Fatmirësisht, kjo është ajo që ndodhi për ambasadorin e fotove të ESO-s Yuri Beletsky, i cili kishte shansin të vërente këtë pamje spektakolare nga Observatori në La Silla i ESO-s në Kilin e veriut të Dielën më 26 Maj. Mbi kupolat e rrumbullakëta të teleskopëve, tre nga planetët e Sistemit tonë Diellor – Jupiteri (sipër), Venusi (poshtë në të majtë), dhe Mërkuri (poshtë në të djathtë) – u zbuluan “duke kërcyer” pas perëndimit të Diellit.

    Një pozicionim si ky ndodh vetëm një herë në disa vjet. I fundit ndodhi në Maj të vitit 2011, dhe tjetri do të ndodhë në Tetor 2015. Ky trekëndësh qiellor do të jetë në maksimumin e tij nga java e fundit të Majit, por ju mund të kapni të tre planetët edhe në ditët në vazhdim të cilët vazhdojnë të ndryshojnë pozicion ngadalë nëpër qiell.

    Lidhje

    Fotografi: Tre planetët kërcejnë mbi La Silla (e mbishkruar)


    27 Maj 2013

    Valëzime përgjatë qiellit Kilian

    Në pamje të parë, kjo pamje hipnotizuese mund të duket si valët e ujit të shkaktuara nga një gur që hidhet në një liqen. Në të vërtetë është rezultati i lëvizjes së dukshme të yjeve nëpër qiellin e jugut së bashku me pak magji të përdorur nga fotografi. Kjo fotografi u mor në Cerro Armazones, në majën e malit 3060 metra mbi nivelin e detit, i cili ndodhet në pjesën qëndrore të Shkretëtirës Atacama në Andet e Kilit.

    Shiritat e gjatë janë gjurmët e yjeve dhe secila prej tyre shënon rrugën e një ylli të vetëm nëpër qiellin e errët të natës. Duke lënë objektivin e kamerës hapur për një kohë të gjatë, mund të shohim lëvizjet e yjeve që nuk dallohen me sy të lirë. Edhe një kohë e ekspozimit prej 15 minutash është e mjaftueshme për të dhënë këtë efekt. Në këtë rast, fotografi bashkoi shumë ekspozime të shkurtra me qëllim që të formonte këtë imazh përfundimtar. Lentet me fushë shumë të gjerë pamjeje që janë përdorur në këtë seri imazhesh tregojnë polin e jugut në të djathtë të fotos, dhe ekuatorin mbi kullën e shkurtër.

    Numri i madh i gjurmëve të yjeve në këtë fotografi tregon gjithashtu për cilësinë e pabesueshme të qiellit të natës në Armazones: atmosfera ka një qartësi ekstreme dhe nuk ka asnjë ndotës dritor falë pozicionit të largët e të vetmuar të majës së malit. Kjo është një nga arsyet se pse ky mal u zgjodh që të jetë shtëpia e syrit më të madh në botë: Teleskopit të ardhshëm Evropian Ekstremisht të Madh (E-ELT).


    20 Maj 2013

    Duke admiruar Galaktikën

    Është e vështirë edhe për astronomët më të mësuar që të mos ndalojnë për pak kohë e të vëzhgojnë qiellin e mbushur me yje megjithëse kanë një orar shumë të ngjeshur vëzhgimesh. Kjo fotografi është një autoportret i bërë nga astronomi Alan Fitzsimmons, i cili bëri këtë foto midis seancave të vëzhgimeve në Observatorin e La Silla-s të ESO-s.

    Kjo fotografi vë në kontrast një panoramë të errët të Tokës me pamjen e mrekullueshme të qiellit të ndriçar nga yjet. Qielli mbizotërohet nga një spërkatje yjesh dhe pluhuri të cilat përbëjnë qendrën e Rrugës së Qumështit, galaktikës tonë.

    Observatorët e ESO-s ndodhen në Shkretëtirën e Atacama-s në Kilin e Veriut, në atë vend ka shumë pak banorë, atje kombinohen netët e errëta me kushtet atmosferike shumë të kthjellta. Të dy këto faktorë ndihmojnë të kryhen vëzhgime me cilësi shumë të lartë.

    La Silla është observatori i parë i ESO-s. E inaguruar në vitin 1969, ajo është shtëpia e shumë teleskopëve me diametra pasqyrash deri ne 3.6 metra. Me më shumë se 300 netë të qarta në vit, La Silla ndodhet në një vend ideal për të kryer vëzhgime me instrumente të avancuara, por ajo gjithashtu është një vend përrallor qoftë dhe për të vëzhguar qiellin me sy të lirë.

    Alan publikoi këtë fotografi në Grupin tuaj të fotove të ESO-s në Flickr. Grupi Flickr shihet rregullisht dhe fotot më të mira zgjidhen për tu paraqitur në serinë tonë të “Fotografive të Javës” ose në galerinë tonë të fotove.


      1 | 2 | 3 Tjetra »
    duke e shfaqur 1 tek 20 të 57
    Bookmark and Share

    Shih dhe