ann13037-sq — Lajmërim

"Dita Industriale" Daneze tek ESO

30 Prill 2013

Më 16 Maj 2013, tek ESO do të mbahet një takim mbi industrinë me një delegacion tregtar Danez në zyrat qendrore të ESO-s në Garching të Mynih-ut në Gjermani. Ky takim do t’i krijojë mundësinë përfaqauesve të kompanive dhe institucioneve Daneze të informohen informacione rreth ESO-s, si dhe me mundësinë për të marrë pjesë në aktivitetet industriale të ESO-s.

Teleskopët astronomikë modernë dhe instrumentet e tyre përbëhen nga shumë elmentë, që duhet të projektohen nga inxhinierët dhe shkencëtarët Ato prodhohen nga kompanitë dhe institutet shkencore dhe teknologjike. ESO ka në përdorim disa nga teleskopët më të avancuar në botë të ndërtuar mbi sipërfaqen e tokës. ESO, në një të ardhme të afërt, do të nisë ndërtimin e Teleskopit Evropian Ekstremisht të Madh (E-ELT) – detyra këto që janë të mundura vetëm me ndihmën e një rrjeti të fortë partnerësh të jashtëm në industri. Kjo mund të ofrojë mundësi të reja për ndërmarrjet dhe institutet për të bashkëpunuar, në tendera për kontrata dhe të zhvillojnë teknologjinë e re që nevojitet.

Më 12 Prill 2013 përfaqësuesit nga Danimarka konfirmuan që vendi i tyre do të marrë pjesë në programin E-ELT.

Që nga viti 2005, ESO ka lidhur kontrata në mbarë botën duke arritur në më shumë se 600 milion euro, shumica e të cilave janë vendosur me kompani të vendeve anëtare dhe Kilit, duke forcuar lidhjet ndërkombëtare me partnerët privat me qëllimin që të sigurojnë ekspertizën e nevojshme teknike.

Gjatë këtij takimi Drejtori i Përgjithshëm i ESO-s Tim de Zeeuw do t’u tregojë përfaqësuesve të kompanive Daneze mbi përfitimet nga një marrëdhënie pune me ESO-n. Kompanitë Daneze do të kenë mundësinë të familjarizohen me kërkesat teknologjike të organizatës, si dhe me procedurat e prokurimit. Gjithashtu do të ketë takime të rezervuara ndërmjet përfaqësuesve të ESO-s dhe kompanive Daneze.

Kjo “ditë industriale” është organizuar nga Sekretariati i Madh Shkencor Danez, së bashku me ESO-n.

Lidhje

rreth Lajmërimit

Id:ann13037

Fotografitë

Artist impression of the E-ELT dome
Artist impression of the E-ELT dome
vetëm në Anglisht