ann13024-sq — Lajmërim

Një broshurë me detaje të reja në lidhje me ndërtimet tek ALMA

13 Mars 2013

Për të shënuar inagurimin e “Atacama Large Millimeter/submillimeter Array (ALMA)”, organizatat partnere të ALMA-s kanë nxjerrë një broshurë ku shpjegohet se si shkencëtarët dhe inxhinierët nga Evropa, Amerika e Veriut dhe nga Azia Lindore, në bashkëpunim me Republikën e Kilit, kanë bashkëpunuar në projektin e astronomisë, me bazë në tokë, më të madh që ka ekzistuar.

Sfidat e planifikimit dhe ndërtimit të ndërtesave shkencore si ALMA janë të stërmëdha. Vendndodhja e tyre e largët, kushtet natyrore ekstreme në Pllajën Chajnantor, 5000 metra mbi Andet e Kilit si dhe shkretëtira më e thatë në botë, Atacama, i vështirësojnë kushtet njerëzve dhe teknologjisë.

Kjo broshurë thekson se si e kanë ndërtuar ALMA-n organizatorët që morën pjesë si dhe detaje për kontributet e secilit vend për këtë projekt. Secili nga këto kontribute është jetik për suksesin e ALMA-s. Ky project nuk do të ishte i mundur të arrihej nga një shtet i vetëm.

ALMA, një konstruksion ndërkombëtar për astronominë, është një partneritet i Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë Lindore në bashkëpunim me Republikën e Kilit. Ndërtimi dhe përdorimi i ALMA-s i është besuar ESO-s, në interes të Amerikës së Veriut nga Observatori Kombëtar i Rasio Astronomisë (NRAO), dhe në interes të Azisë Lindore  nga Observatori Kombëtar i Astronomisë në Japoni (NAOJ). Bashkimi i Observatorit ALMA (JAO) mundëson një bashkësi lider në menaxhimin e ndërtimeve dhe komisioneve funksionimin e Almës.

Lidhje

Broshura e partneritetit te ALMA-s

rreth Lajmërimit

Id:ann13024

Fotografitë

The ALMA Partnership Brochure
The ALMA Partnership Brochure
vetëm në Anglisht