Zgjidhni gjuhën tuaj:

ann13018-sq — Lajmërim

Duke i dhënë formë të ardhmes së E-ELT-së

ESO mban konferencën mbi të ardhmen e instrumentacionit E-ELT-së

04 Mars 2013

Nga 25 Shkurti deri në 1 Mars 2013 një mbledhje pune mbi të ardhmen e instrumentacionit të Teleskopit Evropian Ekstremisht të Madh (E-ELT), të quajtur "Duke i dhënë formë të ardhmes së E-ELT-së", u organizua nga ESO në Garching, Gjermani. E-ELT është një teleskop revolucionar tokësor – ai do të ketë një pasqyrë kryesore prej 39 metrash, dhe do të jetë teleskopi më i madh në botë që studion dritën e dukshme dhe ate pranë infra të kuqes pas përfundimit të tij në dhjetë vjeçarin e ardhshëm.

Në mbledhje kishte një interes të madh – kishte kaq shumë interes sa që plani original për mbajtjen e takimit në ambjentet e ESO-s u abandonua dhe në vend të saj u shfrytëzua një ambjent më i madh – ku morën pjesë më shumë se 180 astronomë nga e gjithë Evropa.

Kjo konferencë synoi të mbledhë informacion dhe të dhëna nga komuniteti shkencor mbi rrjedhën e veprimeve që do të bëhen në të ardhmen përsa i përket E-ELT-së, dhe për të patur parasysh se cilët instrumente duhet të zgjidhen në haapat e parë të konstruksionit të teleskopit. Në veçanti, atje u diskutua për instrumentet më të mundshme që mendohet të ndërtohen në të ardhmen, të cilat përfshinin një instrument që detekton pjesën qendrore të spektrit infra të kuq, një spektrograf shumë objektivësh si dhe një spektrograf me resolucion të lartë.

Rezultatet që u arritën në këtë konferencë do të saktësojnë planet tona mbi instrumentet që do të përdoren tek E-ELT, duke i mundësuar atij të kapërcejë sfidat më të mëdha shkencore të kohës sonë – gjithashtu po planifikojmë rreth të panjohurave dhe pyetjeve të pabëra ndonjëherë, që padyshim do të ngrihen gjatë përdorimit të syrit më të madh në botë që do të drejtohet drejt qiellit.

Lidhje

Kontakte

Richard Hook
ESO, La Silla, Paranal, E-ELT & Survey Telescopes Press Officer
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6655
Cell: +49 151 1537 3591
Email: rhook@eso.org

Bookmark and Share

rreth Lajmërimit

Id:ann13018

Fotografitë

Shaping E-ELT Science and Instrumentation
Shaping E-ELT Science and Instrumentation
vetëm në Anglisht
Participants at the conference Shaping E-ELT Science and Instrumentation
Participants at the conference Shaping E-ELT Science and Instrumentation
vetëm në Anglisht