eso8604sq — Publikim shkencor

Gjendja e kometës Halley; Vëzhgimet në La Silla

18 Shkurt 1986, Tirana

Që prej ditës së rigjetjes së suksesshme të kometës Halley më 15 Shkurt, në Observatorin Evropian të Jugut (ESO), vëzhgimet në Observatorin La Silla kanë vazhduar çdo mëngjes. Pozicione të sakta të kometës vazhdojnë të maten dhe të transmetohen brenda pak orëve nëpër qendrat e anijeve kozmike në Darmstadt, Moscow, Tokyo dhe Pasadena. Ky është një kontribut i rëndësishëm saktësimin e rrugës që duhet të ndjekin pesë anijet kozmike, përfshirë GIOTTO-n e Agjensisë Evropiane të Hapsirës “European Space Agency” e cila i është drejtuar kometës Halley për t’u takuar me të në fillim të Marsit.

Në mëngjesin e 18 Shkurtit, ishte i qartë një ndriçim i bërthamës së kometës që mund të kishte ndodhur brenda 24 orëve. Në pllakat fotografike, nga Astrografi Dyfish i ESO-s, bërthama ishte shumë e ndritshme. Aty ishin tre drejtime në të cilat lënda flakej jashtë bërthamës. Gjithashtu matjet bolometrike me teleskopin 1 metërsh treguan që kometa ishte më e ndritshme në pjesën infra të kuqe të spektrit nga sa duhej të ishte.

Deri tani, kometa ka qenë e dukshme poshtë në qielln e mëngjesit, pak mbi horizontin e lindjes. Prej kësaj ka qenë e vështirë të shihej bishti i saj. Megjithatë më 17 Shkurt është vëzhguar prania e një bishti jo më të gjatë se 1 gradë dhe tani vëzhgimet me kamerën e re CCD e me fushë të gjerë të ESO-s, e cila është dizenjuar posaçërisht për të ndjekur ndryshimet e kometës Halley, tregon 2 bishte të drejtuar në anën e kundërt me Diellin.

Një grup astronomësh nga Universiteti Ruhr në Bochum, F.R. Gjermani, nisën vëzhgimet e kometës Halley në ngjyra të ndryshme dhe me montime kamerash të ndryshme.

Astronomët të përfshirë në këtë vëzhgim të rëndësishëm tek Observatori i ESO-s janë: R.M. West, H. Debehogne, T.H. Le Bertre, H. Pedersen, P. Monderen, R. Schultz, W. Celnik, dhe K. Weisssbauer.

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society
Tirana, Albania
Tel: +355 044816688
Cel: +355 672506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Richard West
ESO
Garching, Germany
Tel: +49 89 3200 6276
E-mail: information@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso8604.

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso8604sq
Legacy ID:PR 04/86
Emri:Comet 1P/Halley
Tipi:• Solar System : Interplanetary Body : Comet
Facility:ESO 1-metre Schmidt telescope

Shih dhe