eso1326sq — Publikim shkencor

Zbulohet një lloj i ri yjesh variabël

Zbulohet një tip komplet i ri yjesh duke vëzhguar variacionet në ndriçim të rendit të minutit

12 Qershor 2013

Duke përdorur teleskopin Zviceran Euler 1.2 metra në Observatorin e ESO-s në Kili, astronomët kanë gjetur një tip të ri ylli variabël. Zbulimi u bazua në detektimin e ndryshimeve shumë të vogla të yjeve në grumbullim. Vëzhgimet zbuluan disa veçori të këtyre yjeve që nuk njiheshin më parë të cilat kundërshtojnë teoritë e sotme dhe ngrenë pyetje mbi origjinën e këtyre variacioneve.

Zviceranët janë bërë të njohur për mjeshtrinë e krijimit të pajisjeve teknologjike shumë preçize. Tani një skuadër Zvicerane nga Observatori i Gjenevës ka arritur një precision të jashtëzakonshëm duke përdorur një teleskop relativisht të vogël prej 1.2 metrash në një program vëzhgimi që zgjati shumë vjet. Ata zbuluan një klas të ri yjesh variabël duke matur variacionet në ndriçim të rendit të minutit tek yjet.

Rezultatet e reja janë bazuar në matje të rregullta të ndriçimit për më shumë se 3 mijë yje në grumbullimin e hapur NGC 3766 [1] në një periodë prej shtatë vitesh. Ato zbulojnë se si 36 nga yjet e grumbullimit ndjekin një rregullsi të paparashikuar – ato kishin variacione të vogla në ndriçimin e tyre në sasinë prej 0.1% nga ndriçimi normal i tyre. Këto variacione kishin periodë nga 2 deri në 20 orë. Këto yje janë disi më të nxehtë dhe më të ndritshm se Dielli jonë. Klasit të ri të yjeve variabël tani i duhet vënë një emër.

Saktësia e matjes është dy herë më lartë nga ajo që është arritur me teleskopët e tjerë – dhe mjaftueshëm për të matur këto variacione të vogla për herë të parë.

“Ne kemi arritur këtë nivel ndjeshërie falë matjeve me kualitet të lartë gjatë vëzhgimeve, të kombinuara me analizime shumë të kujdesshme të të dhënave,” thotë Nami Mowlavi, udhëheqës në skuadrën e kërkimit, “por edhe sepse ne kemi marrë përsipër një program me periudhë të gjatë që zgjati 7 vjet. Ndoshta nuk do të na duhej një periudhë kaq e gjatë kohore po të përdornim një teleskop më të madh.”

Shumë yje janë njohur si variabël ose pulsues, për shkak të ndryshimit të ndriçimit të dukshëm me kalimin e kohës. Ndryshimi i këtij ndriçimi varet nga veçoritë komplekse të brendësisë së yjeve. Ky fenomen ka çuar në zhvillimin e një dege të re të astrofizikës të quajtur “asteroseismology” (sizmologjia yjore), ku astronomët mund të “dëgjojnë” këto vibrime yjore, me qëllim që të hetojnë veçoritë fizike të yjeve dhe të dinë më shumë rreth brendësisë së tyre.

“Ekzistenca e këtij klasi të ri yjesh variabël është një sfidë për astrofozikantët,” thotë Sophie Saesen, një tjetër antare e skuadrës. “Modelet e sotme teorike parashikojnë që drita e tyre nuk duhet të variojë periodikisht, kështu që përpjekjet tona tani për tani janë fokusuar në gjetjen e më shumë detajeve në sjelljen e këtyre yjeve.

Megjithëse shkaku i kwtij variacioni mbetet i panjohur, ne ndoshta e kemi një të dhënë: disa nga yjet duket se rrotullohen shpejt. Ato rrotullohen me shpejtësi që është sa gjysma e shpejtësisë së tyre kritike, e cila është kufiri ky yjet bëhen të paqëndrueshëm duke hedhur material në hapsirë për shkak të forcës centrifugale.

“Në këto kushte, rrotullimi i shpejtë do të ketë një ndikim të madh në parametrat fizike të tyre, por ne nuk jemi akoma në gjendje ti modelojmë ashtu siç duhet kwto variacione nw ndriçimin e tyre,” shpjegon Mowlavi. “Ne shpresojmë që zbulimi ynë do të nxisë specialistët që të merren me këtë çështje me qëllimin që të kuptojmë origjinën e këtyre variacioneve misterioze.”

Shënime

[1] Ky grumbullim yjor është njëri nga disa syresh të përfshirë në këtë program monitorues. NGC 3766 ndodhet rreth 7000 vite-dritë nga Toka në konstelacionin e Centaurit (The Centaur) dhe llogaritet që të jetë rreth 20 milion vjet e vjetër.

Më shumë informacion

Ky kërkim u prezantua në një letër “Ndryshimet yjore në grumbullimet e hapura yjore. Një klas i ri yjesh variabël tek NGC 3766”, nga N. Mowlavi et al., Publikuar në revistën e “Astronomy & Astrophysics” më 12 Qershor 2013.

Skuadra përbëhet nga N. Mowlavi, F. Barblan, S. Saesen and L. Eyer. Të katër autorët janë nga Observatori i Gjenevës në Zvicër.

ESO (European Southern Observatory) është organizata ndërqeveritare mbi astronominë më e rëndësishmja në Evropë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që funksionojnë në tokë. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. ESO gjithashtu luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më uniket në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar eskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri europian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë 39 metra në diametër që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Lidhje

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society
Tirana, Albania
Cel: +355 672506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Nami Mowlavi
Geneva Observatory, University of Geneva/ISDC
Switzerland
Tel: +41 22 37 92 194
E-mail: Nami.Mowlavi@unige.ch

Sophie Saesen
Geneva Observatory, University of Geneva
Switzerland
Tel: +41 22 379 24 46
E-mail: Sophie.Saesen@unige.ch

Richard Hook
ESO Public Information Officer
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6655
Cel: +49 151 1537 3591
E-mail: rhook@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1326.

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1326sq
Emri:NGC 3766
Tipi:• Milky Way : Star : Grouping : Cluster : Open
Facility:Swiss 1.2-metre Leonhard Euler Telescope
Science data:2013A&A...554A.108M

Fotografitë

The star cluster NGC 3766
The star cluster NGC 3766
vetëm në Anglisht
The star cluster NGC 3766 in the constellation of Centaurus
The star cluster NGC 3766 in the constellation of Centaurus
vetëm në Anglisht
The Swiss 1.2-metre Leonhard Euler Telescope in its dome at La Silla
The Swiss 1.2-metre Leonhard Euler Telescope in its dome at La Silla
vetëm në Anglisht

Videot

Zooming in on the star cluster NGC 3766
Zooming in on the star cluster NGC 3766
vetëm në Anglisht
The star cluster NGC 3766
The star cluster NGC 3766
vetëm në Anglisht

Shih dhe