Kids

eso1315sq — Foto për publikim

Një bukuri spirale e zbukuruar nga një supernova në venitje

20 Mars 2013

Rreth 35 milion vjet-dritë nga Toka, në konstelacionin e Eridanit (lumit), ndodhet galaktika NGC 1637. Më parë në vitin 1999 pamja e kësaj galaktike u mbulua nga nga drita e një supernove shumë të ndritshme. Astronomët studiojnë pasojat e këtij shpërthimi me Teleskopin Shumë të Madh të ESO-s në Observatorin e Paranal-it në Kili, duke na dhënë një pamje mahnitëse të kësaj galaktike relativisht të afërt.

Rreth 35 milion vjet-dritë nga Toka, në konstelacionin e Eridanit (lumit), ndodhet galaktika NGC 1637. Pak më parë në vitin 1999 pamja e kësaj galaktike u mbulua nga nga drita e një supernove shumë të ndritshme. Astronomët studiojnë pasojat e këtij shpërthimi me Teleskopin Shumë të Madh të ESO-s në Observatorin e Paranal-it në Kili, duke na dhënë një pamje mahnitëse të kësaj galaktike relativisht të afërt.

Supernovat janë ndër ngjarjet më të fuqishme në natyrë. Ato janë pasojë e vdekjes së yjeve dhe mund të ndriçojnë më shumë se të gjithë yjet që foromjnë galaktikën ku ato ndodhen.

Në vitin 1999 Observatori Lick në Kaliforni raportoi zbulimin e një supernove të re në galaktikën spirale NGC 1637. Ajo u dallua nga një teleskop, i cili ishte ndërtuar posaçërisht për të kërkuar këto objekte të rralla, por shumë të rëndësishme [1]. U nevojitën vëzhgime të mëtejshme në mënyrë që ky zbulim të vërtetohej dhe të studiohej më mirë. Që nga ajo kohë supernova është vëzhguar dhe nga shumë observatorë të tjerë si dhe i është vënë emri SN 1999em. Pas shpërthimit të saj të mahnitshëm në vitin 1999, ndriçimi i supernovës është ndjekur me shumë kujdes nga shkencëtarët, duke vërejtur një zbehje relativisht të lehtë përgjatë viteve në vijim.

Ylli që u transformua në SN 1999em ishte shumë i madh – me masën e më shumë se 8 Diejve – përpara së të shpërthente. Në fundin e jetës së tij bërthama e tij u ngjesh, duke shkaktuar një shpërthim katastrofik [2].

Gjatë vëzhgimeve në vazhdim të SN 1999em, u morën shumë fotografi të këtij objekti me VLT, të cilat u bashkuan duke dhënë këtë pamje shumë të qartë të galaktikës NGC 1637 ku ajo ndodhet. Struktura spirale që shfaqet në foto tregon struktura shumë të dallueshme të gjurmëve të yjeve me ngjyrë blu, re gazi të ndritshme si dhe re pluhuri të errëta.

Megjithëse në pamje të parë NGC 1637 duket një objekt shumë simetrik ajo ka disa karakteristika interesante. Ajo klasifikohet si galaktikë asimetrike krahu i saj i sipërm në të majtë shtrihet më larg nga qendra e galaktikës në lidhje me krahun e poshtëm në të djathtë, e cila duket e prerë në mes të saj.

Nëpër foto shihen yje të afërt të galaktikës sonë si dhe shumë galaktika të largëta.

Shënime

[1] Supernova u zbulua nga Katzman Automatic Imaging Telescope, në Lick Observatory në malin Hamilton, në Kaliforni.

[2] SN 1999em është një supernova bërthamë ngjeshur e klasifikuar më saktë në Typin IIp. Shkronja “p” do të thotë pllajë apo fushë, që do të thotë që supernovat e këtij tipi qëndrojnë të ndritshme në fushë për një kohë relativisht të gjatë pas maksimumit të ndriçimit.

Më shumë informacion

ESO (European Southern Observatory) është organizata ndërqeveritare mbi astronominë më e rëndësishmja në Evropë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që funksionojnë në tokë. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. ESO gjithashtu luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më uniket në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar eskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri europian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë 39 metra në diametër që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Lidhje

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society
Tirana, Albania
Cel: +355 672506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Richard Hook
ESO, La Silla, Paranal, E-ELT & Survey Telescopes Press Officer
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6655
Cel: +49 151 1537 3591
E-mail: rhook@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1315.

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1315sq

Fotografitë

Spiral galaxy NGC 1637
Spiral galaxy NGC 1637
vetëm në Anglisht
The supernova 1999em in the galaxy NGC 1637 (annotated)
The supernova 1999em in the galaxy NGC 1637 (annotated)
vetëm në Anglisht
The spiral galaxy NGC 1637 in the constellation of Eridanus
The spiral galaxy NGC 1637 in the constellation of Eridanus
vetëm në Anglisht
Wide-field view of the sky around the spiral galaxy NGC 1637
Wide-field view of the sky around the spiral galaxy NGC 1637
vetëm në Anglisht

Videot

Zooming in on the spiral galaxy NGC 1637
Zooming in on the spiral galaxy NGC 1637
vetëm në Anglisht
A close look at the spiral galaxy NGC 1637
A close look at the spiral galaxy NGC 1637
vetëm në Anglisht

Shih dhe