Kids

eso1311sq — Publikim shkencor

Duke matur universin me më shumë saktësi se më parë

Rezultate të reja matin distancën e galaktikës më të afërt

06 Mars 2013

Afërsisht pas një dekade vrojtimesh të kujdesshme, një grup ndërkombëtar astronomësh ka matur distancën e galaktikës më të afërt, Renë e Madhe të Magelanit, me më shumë saktësi se më parë. Kjo lloj matjeje gjithashtu përmirëson njohuritë tona mbi shkallën e zgjerimit të Universit – Konstantes së Hubble-it – dhe është një hap vendimtar drejt kuptimit të natyrës misterioze të energjisë së errët, e cila përshpejton zgjerimin e Universit. Grupi ka përdorur teleskopët e ESO-s në Observatorin La Silla në Kili, si edhe të tjerë përreth globit. Këto rezultate shfaqen në numrin e gazetës “Nature” të datës 7 mars 2013.

Astronomët vëzhgojnë shkallën e Universit, në fillim duke matur distancat e objekteve të afërta dhe më pas duke i përdorur ato si qirinj standardë [1], për të fiksuar distancat e përtejme nëpër kozmos. Por matjet e largësive të mëdha varen nga saktësia e këtyre gurëve kilometrikë. Deri më tani kërkimi i një distance të saktë të Resë së Madhe të Magelanit (Large Magellanic Cloud, LMC), një nga galaktikat më të afërta me galaktikën tonë, ka rezultuar e vështirë. Meqë për matjen e distancave të galaktikave të largëta janë përdorur yjet e kësaj galaktike, matja e saktë e distancave të këtyre yjeve është shumë e rëndësishme.

Vëzhgimet e kujdesshme të klasit së rrallë të yjeve të dyfishtë, tashmë kanë lejuar grupin e astronomëve të nxjerrin përfundime me vlera shumë më të sakta për distancën e LMC-së: 163000 vite dritë.

Jam shumë i entuziazmuar sepse astronomët janë përpjekur përreth 100 vjet, për të matur me saktësi distancën e Resë së Madhe të Magelanit dhe është provuar që është shumë e vështirë”, thotë Wolfgang Gieren (Universidad de Concepción, Chile) dhe një prej udhëheqësve të grupit. “Tashmë ne e kemi zgjidhur këtë problem duke demonstruar një rezultat me saktësi deri në 2%.”

Përmirësimi në matjen e distancës së Resë së Madhe të Magelanit, gjithashtu jep distanca më të mira për shumë yje të ndryshueshëm Cefeidë [2]. Këto yje pulsues të ndritshëm janë përdorur si qirinj standardë për të matur distancat deri tek galaktikat më të largëta dhe për të përcaktuar shkallën e zgjerimit të Universit - Konstantja e Hubble-it. Kjo është baza për të vëzhguar Universin, deri në galaktikat më të largëta, që mund të shihen me teleskopët e sotëm. Pra, sa më saktë të gjejmë distancën e Resë së Madhe të Magelanit, aq më shumë reduktohet pasaktësia në matjet e distancave kozmologjike.

Astronomët kanë matur distancën e Resë së Madhe të Magelanit, duke vëzhguar çifte të rralla yjesh të dyfishë, të njohur si yje dyshe eklipsues (eclipsing binaries) [3]. Këta yje kur orbitojnë, kalojnë përpara njëri-tjetrit duke ulur ndriçimin total që vjen tek ne. Kur njëri yll kalon përpara tjetrit ndriçimi bie në vlerë të ndryshme në lidhje me rastin kur ai kalon pas tij [4].

Duke ndjekur këto ndryshime ndriçimesh me kujdes, dhe gjithashtu duke matur yjet, shpejtësitë orbitale, është e mundur të gjendet se sa të mëdhenj janë yjet, masat e tyre si dhe informacione të tjera rreth orbitës së tyre. Kur kjo është e kombinuar me matjet e sakta të dritës totale dhe ngjyrave të yjeve [5], mund të gjenden me shumë saktësi distancat e tyre.

Kjo metodë është përdorur dhe më parë, por me yjet e nxehtë. Gjithsesi, në këtë rast duhet të bëhen disa supozime dhe distancat nuk janë dhe aq të sakta sa ç’dëshirohen. Por tani, për herë të parë, janë identifikuar 8 yje dyshe eklipsues shumë të rrallë ku të dy yjet janë gjigandë të kuq të ftohtë [6]. Këta yje janë studiuar me shumë kujdes dhe tregojnë vlera akoma dhe më të sakta të distancave - saktësi deri në 2%.

ESO ofron pozicionin perfekt të teleskopëve dhe instrumenteve që nevojiten për të observuar këtë projekt: HARPS, për shpejtësi rrezore shumë të sakta të yjeve relativisht të dobët dhe SOFI për matje të sakta se sa të ndritshëm duken yjet në zonën infra të kuqe”, shton Grzegorz Pietrzyński (Universiteti i “Concepción”, në Kili dhe Observatori i Universitetit të Varshavës, Poloni), autori kryesor i gazetës “Nature”.

“Ne po punojmë për të përmirësuar metodat tona akoma më tepër dhe shpresojmë që të zvogëlojmë gabimin nw matjen e distancës së LMC-së deri në 1% brenda pak vitesh. Kjo ka ndikim shumë më të gjerë jo vetëm në kozmologji, por dhe në shumë fusha të astrofizikës”, përfundon Dariusz Graczyk, autori i dytë i gazetës “Nature”.

Shënime

[1] Qirinjtë standardë janë objekte të cilave u njihet ndriçimi i tyre. Duke vëzhguar se sa i ndritshëm shfaqet ky objekt, astronomët mund të gjejnë distancën e tij – shumë objekte të largëta duken të errët. Shembuj të këtyre qirinjëve standardë janë yjet të ndryshueshëm Cefeidë [2]  dhe Tipi Ia i supernovave. Vështirësia më e madhe është të kalibrohet shkalla e distancës duke gjetur shembuj relativisht të afërt të këtyre objekteve, ku distanca mund të përcaktohet nga mënyra të tjera. 

[2] Yjet e ndryshueshëm Cefeidë janë yje të ndritshëm dhe të paqëndrueshëm, të cilët pulsojnë dhe ndryshojnë ndriçimin e tyre. Por ka një lidhje tepër të qartë, midis shpejtësisë së pulsimit dhe ndriçimit të tyre. Cefeidët të cilët pulsojnë më shpejt janë më të errët se ata që pulsojnë më ngadalë. Kjo lidhje periudhë-ndriçim i lejon ata të përdoren si qirinj standardë, për të matur distancat në galaktikat më të afërta.

[3] Kjo punë është pjesë e projektit afatgjatë Araucaria, për të përmirësuar matjet e distancave të galaktikave më të afërta.

[4] Variacionet e sakta të dritës varen nga madhësitë relative të yjeve, temperaturave të tyre, ngjyrave dhe të dhënave mbi orbitat e tyre.

[5] Ngjyrat janë matur duke krahasuar ndriçimet e yjeve në gjatësi vale të ndryshme të infra të kuqes.

[6] Këta yje janë zbuluar duke kërkuar 35 milionë yjet e LMC-së, të cilat janë studiuar nga projekti OGLE.

Më shumë informacion

Ky studim është prezantuar në gazetën “Një distancë e përftuar nga metoda e yjeve dyfishe eklipsues te Reja e Madhe e Magelanit me saktësi 2%”, nga by G. Pietrzyński et al., e dalë në numrin e 7 mars 2013 në gazetën “Nature”.

Grupi është i përbërë nga G. Pietrzyński (Universidad de Concepción, Chile; Warsaw University Observatory, Poland), D. Graczyk (Universidad de Concepción), W. Gieren (Universidad de Concepción), I. B. Thompson (Carnegie Observatories, Pasadena, USA), B., Pilecki (Universidad de Concepción; Warsaw University Observatory), A. Udalski (Warsaw University Observatory), I. Soszyński (Warsaw University Observatory), S. Kozłowski (Warsaw University Observatory), P. Konorski (Warsaw University Observatory), K. Suchomska (Warsaw University Observatory), G. Bono (Università di Roma Tor Vergata, Rome, Italy; INAF-Osservatorio Astronomico di Roma, Italy), P. G. Prada Moroni (Università di Pisa, Italy; INFN, Pisa, Italy), S. Villanova (Universidad de Concepción ), N. Nardetto (Laboratoire Fizeau, UNS/OCA/CNRS, Nice, France),  F. Bresolin (Institute for Astronomy, Hawaii, USA), R. P. Kudritzki (Institute for Astronomy, Hawaii, USA), J. Storm (Leibniz Institute for Astrophysics, Potsdam, Germany), A. Gallenne (Universidad de Concepción), R. Smolec (Nicolaus Copernicus Astronomical Centre, Warsaw, Poland), D. Minniti (Pontificia Universidad Católica de Chile, Santiago, Chile; Vatican Observatory, Italy), M. Kubiak (Warsaw University Observatory), M. Szymański (Warsaw University Observatory), R. Poleski (Warsaw University Observatory), Ł. Wyrzykowski (Warsaw University Observatory), K. Ulaczyk (Warsaw University Observatory), P. Pietrukowicz (Warsaw University Observatory), M. Górski (Warsaw University Observatory), P. Karczmarek (Warsaw University Observatory).

ESO (European Southern Observatory) është organizata ndërqeveritare mbi astronominë më e rëndësishmja në Evropë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që funksionojnë në tokë. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. ESO gjithashtu luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më uniket në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar eskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri europian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë 39 metra në diametër që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Lidhje

Kontakte

Erald Buneci, Eva Buneci
Astronomy Society
Tirana, Albania
Cel: +355 672506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Grzegorz Pietrzyński
Universidad de Concepción
Chile
Tel: +56 41 220 7268
Cel: +56 9 6245 4545
E-mail: pietrzyn@astrouw.edu.pl

Wolfgang Gieren
Universidad de Concepción
Chile
Tel: +56 41 220 3103
Cel: +56 9 8242 8925
E-mail: wgieren@astro-udec.cl

Richard Hook
ESO, Public Information Officer
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6655
Cel: +49 151 1537 3591
E-mail: rhook@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1311.

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1311sq
Emri:Large Magellanic Cloud
Tipi:• Local Universe : Star : Type : Variable : Eclipsing
• Local Universe : Galaxy : Type : Irregular
Facility:Very Large Telescope
Science data:2013Natur.495...76P

Fotografitë

Përshtypje artistike e një eklipsi binar
Përshtypje artistike e një eklipsi binar
Explanation of eclipsing binaries
Explanation of eclipsing binaries
vetëm në Anglisht
Map of the Large Magellanic Cloud
Map of the Large Magellanic Cloud
vetëm në Anglisht

Videot

Zooming in on an eclipsing binary in the Large Magellanic Cloud
Zooming in on an eclipsing binary in the Large Magellanic Cloud
vetëm në Anglisht
Artist’s impression of eclipsing binary
Artist’s impression of eclipsing binary
vetëm në Anglisht

Shih dhe