Publikime për shtyp 2013

Regjistrohuni për lajmet e fundit nga ESO
eso1350sq — Publikim i Organizatës
U inaugurua zgjerimi i Zyrave Qëndrore të ESO-s
05 Dhjetor 2013: Më 4 dhjetor 2013, tek Zyrat Qendrore të ESO-s në Garching të Mynih-ut në Gjermani u mbajt ceremonia e inaugurimit zyrtar për zyrat e reja shtesë. Ky festim u mbajt nga anëtarët e këshillit të ESO-s, autoriteteve lokale, dhe arkitektëve Auer+Wrber+Assoziierte, kontraktuesi i përgjithshëm BAM Deutschland AG dhe grupi i menaxhimit të ESO-s.
eso1349sq — Publikim i Organizatës
Dhuratë ESO-s një Qendër për Vizitorë dhe një Planetarium
03 Dhjetor 2013: ESO ka marrë si dhuratë një planetarium dhe një qendër për vizitorë në vendin ku ndodhen zyrat qendrore në Garching të Mynhiut, Gjermani. Qendra do të jetë një vend i mrekullueshëm ku do ti prezantohet astronomia publikut. Kjo u bë e mundur falë Klaus Tschira Stiftung, i cili i ofroi të financonte të gjithë ndërtimin.
eso1348sq — Foto për publikim
Drama e zjarrtë e Lindjes dhe Vdekjes së Yjeve
27 Nëntor 2013: Reja e Madhe e Magelanit është një nga galaktikat më të afërta me galaktikën tonë. Astronomët tani kanë përdorur fuqinë e Teleskopit Shumë të Madh të ESO-s për të eksploruar zonat më pak të njohura të saj. Kjo fotografi tregon retë e gazit dhe pluhurit ku yjet e rinj e të nxehtë lindin duke i dhënë forma të çuditshme zonës përreth. Por fotografia gjithashtu tregon pasojat që lënë vdekjet e yjeve – filamente të krijuara nga një shpërthim supernova.
eso1347sq — Foto për publikim
Yjet e rinj pikturojnë një panoramë yjore spektakolare
13 Nëntor 2013: Astronomët tek ESO kanë kapur fotografinë më të mirë deri më sot të reve rrotull mjegullnajës NGC 3572. Kjo fotografi e re na tregon se si këto re gazi dhe pluhuri kanë skalitur sfera të çuditshme, harqe si dhe struktura të habitshme të njohura si “hunda e elefantit” nga erërat yjore që rrjedhin nga grupimet e këtyre yjeve të rinj. Yjet më të ndritshëm tek këto grumbullime yjore janë shumë më të rëndë se Dielli dhe do ta përfundojnë jetën e tyre me shpërthime të tipit supernova.
eso1346sq — Publikim i Organizatës
ESO Feston 50-vjetorin e bashkëpunimit me Kilin
06 Nëntor 2013: Sot është 50-vjetori i nisjes së një bashkëpunimi shumë të frytshëm midis ESO-s dhe Kilit e cila i ka lejuar astronomisë në Evropë dhe në Kili të shtyjnë kufijtë e shkencës, teknologjisë dhe kulturës drejt së ardhmes.
eso1345sq — Publikim i Organizatës
Presidenti kilian viziton Paranal-in për të transferuar pronësinë e tokës tek E-ELT
28 Tetor 2013: Në një ceremoni të mbajtur dje tek Observatori i ESO-s në Paranal në shkretëtirën e Atakamës Presidenti i Kilit, Sebastián Piñera, ka dorëzuar dokumentet ligjore të sapofirmosura me anën e të cilave qeveria Kiliane do të transferojë tokën rrotull Cerro Armazones në pronësi të ESO-s. Cerro Armazones, një majë 3060 metra mbi nivelin e detit 20 kilometra nga vendi ku ndodhet Teleskopi Shumë i Madh i ESO-s në Paranal, do të jetë shtëpia e Teleskopit Evropian Ekstremisht të Madh (E-ELT).
eso1344sq — Publikim shkencor
ALMA Zbulon Misteret e Rrymave nga Vrimat e Zeza Gjigande
16 Tetor 2013: Dy grupe ndërkombëtare astronomësh kanë përdorur fuqinë e Rrjetit të Madh Milimetrik/nënmilimetrik të Atacama-s (ALMA) për t’u fokusuar në shpërthimet e rrymave nga vrimat e zeza gjigande në qendrat e galaktikave dhe për të vëzhguar se si ndikojnë ato në mjedisin përreth. Ato kanë përftuar respektivisht pamjen më të mirë të marrë deri më sot të resë së gazit molekular duke kapur një ndriçim të papritur të bazës së një shkulmi të fuqishëm pranë një vrime të zezë gjigande.
eso1343sq — Foto për publikim
Një vështrim nga afër i Mjegullnajës Toby Jug
09 Tetor 2013: Teleskopi Shumë i Madh e ESO-s (VLT) ka kapur këtë fotografi mbresëlënëse me shumë detaje të Mjegullnajës Toby Jug, një re gazi dhe pluhuri që rrethon një yll gjigand të kuq. Kjo pamje tregon karakteristikat harkore të strukturës së mjegullnajës, të cilat, ngjashëm me emrin e saj, duken sikur ngjasojnë pak me një ibrik me dorezën e tij.
eso1342sq — Publikim i Organizatës
Antena e fundit dërgohet tek ALMA
01 Tetor 2013: Antena e fundit e Rrejtit të Madh Milimetrik/nënmilimetrik të Atacama-s (ALMA) sapo u dërgua tek observatori. Parabola me diametër prej 12 metrash u ndërtua nga partneriteti Evropian AEM dhe gjithashtu shënon një dërgesë të suksesshme të 25 antenave Evropiane – kontrata më e madhe e ESO-s deri më sot.
eso1341sq — Foto për publikim
Ndriçimi i Ftohtë i Yll-Formimit
25 Shtator 2013: Një instrument i ri i quajtur ArTeMiS është instaluar me sukses tek APEX – Atacama Pathfinder Experiment. APEX është një teleskop me diametër prej 12 metrash i vendosur lart në Shkretëtirën e Atacama-s, i cili punon në gjatësitë e valëve milimetrike dhe nënmilimetrike – ndërmjet infra të kuqes dhe valëve radio të spektrit elektromagnetik – një paisje kjo që i mundëson astronomëve të depërtojnë më thellë në Univers. Kamera e re na ka dhënë një pamje spektakolare e me shumë detaje të mjegullnajës “Cat’s Paw”.
eso1340sq — Foto për publikim
Yje të rinj piqen në Mjegullnajën Prawn (Karkaleci i detit)
18 Shtator 2013: Grupi i ndritshëm i reve të gazit që shihet në këtë fotografi të re formon një vend ku lindin yje të rinj të quajtur Mjegullnaja Prawn. E marrë me Teleskopin Kërkimor VLT të ESO-s në Observatorin e Paranal-it në Kili. Kjo mund të jetë fotografia më e qartë që i është mëarrë ndonjëherë këtij objekti. Kjo tregon grupe yjesh të sapolindur të formuar brenda reve të gazit të cilat përbënë mjegullnajën.
eso1339sq — Publikim shkencor
Një kikirik në zemër të Galaktikës sonë
12 Shtator 2013: Dy grupe astronomësh kanë përdorur të dhëna nga teleskopët e ESO-s për të krijuar hartën më të mirë deri më sot të pjesës qendrore të Rrugës së Qumështit. Ata gjetën që zonat e brendshme kanë formën e kikirikut, ose formën e X-it, po të shihet nga disa drejtime. Kjo formë e çuditshme u përcaktua në hartë nga të dhënat publike nga teleskopi kërkimor VISTA i ESO-s së bashku me matjet e lëvizjeve të qindra yjeve shumë të dobët në fryrjen qëndrore të Galaktikës.
eso1338sq — Publikim shkencor
Orientim i çuditshëm i Mjegullnajave Planetare
04 Shtator 2013: Astronomët kanë përdorur Teleskopin me Teknologji të re NTT së bashku me Teleskopin Hapsinor Hubble të NASA/ESA për të eksploruar mbi 100 mjegullnaja planetare në zonën qëndrore të galaktikës. Ata gjetën se objektet që kanë formën e fluturës janë të orientuara në të njëjtin drejtim nga shkaqe misterioze – një rezultat i papritur nëse marrim parasysh historitë e ndryshme të tyre si dhe karakteristikat e veçanta që kanë ato.
eso1337sq — Publikim shkencor
Zbulohet ylli më i vjetër që i ngjason Diellit
28 Gusht 2013: Një skuadër ndërkombëtare e drejtuar nga astronomët në Brazil ka përdorur Teleskopin Shumë të Madh të ESO-s për të identifikuar dhe studiuar yllin më të vjetër të ngjashëm me Diellin që njihet deri më sot. I pozicionuar 250 vite-dritë larg Tokës, Ylli HIP 102152 ngjason më shumë me Diellin nga yjet e ngjashëm me të – me përjashtim që ai është gati 4 miliard vjet më i vjetër. Ky binjak i vjetër gati identik me Diellin na jep neve për herë të parë mundësinë të shohim se si do të jetë Dielli jonë pas 4 miliard vitesh. Vëzhgimet gjithashtu na japin për herë të parë një lidhje të qartë midis moshës së Diellit dhe përqindjes së sasisë së Litiumit, dhe për më shumë na sugjeron që HIP 102152 mund të përmbajë planetë të ngurtë të ngjashëm me Tokën.
eso1336sq — Foto për publikim
ALMA sheh nga afër lindjen e yllit
20 Gusht 2013: Astronomët duke përdorur Rrjetin e Madh Milimetrik/Nënmilimetrik në Atacama (ALMA) ka kapur këtë pamje të afruar e të qartë të materialit që del nga ylli i sapolindur. Duke parë tek ndriçimi që vjen nga molekulat e monoksidt të karbonit tek një objekt i quajtur Herbig-Haro 46/47 ata kanë zbuluar që shpërthimet e gazit që dalin nga ai janë më energjetike dhe më të magnetizuara nga sa u mendonte më parë. Pamjet shumë të detajuara kanë dalluar një shkulm gazi që nuk ishte vëzhguar më parë, i cili drejtohej komplet në një drejtim tjetër.
eso1335sq — Foto për publikim
Dyshja e çuditshme
07 Gusht 2013: Teleskopi Shumë i Madh i ESO-s ka bërë një foto të një zone intriguese yll-formuese në Renë e Madhe të Magelanit – një nga galaktikat satelite të Rrugës së Qumështit. Kjo pamje e qartë tregon dy re të veçanta gazi që ndriçojnë, NGC 2014 me ngjyrë të kuqe dhe fqinji i tij NGC 2020 me ngjyrë blu. Ndërkohë që ato janë shumë të ndryshme, atyre u ka dhënë formë era e fuqishme yjore nga yjet e sapolindur që janë shumë të nxehtë që gjithashtu rrezatojnë tek gazi duke e bërë atë të ndriçojë shumë.
eso1334sq — Publikim shkencor
Nga yll-formim në erë-yjore
24 Korrik 2013: Vëzhgimet e reja me teleskopin e ALMA-s në Kili u kanë dhënë astronomëve pamjen më të mirë të marrë deri më sot ku tregohet se me sa furi mund të largojë gazin nga galaktika procesi i formimit të yjeve duke pakësuar sasinë e lëndës që nevojitet për të formuar yjet e gjeneratave të ardhshme. Këto pamje shokuese tregojnë sasi të mëdha rrjedhjeje gazi molekular që nxirret nga zonat yll-formuese në Galaktikën e afërt të Skulptorit. Këto rezultate të reja ndihmojnë të kuptojmë numrin e pakët të galaktikave shumë të mëdha në Univers. Studimi u publikua në revistën “Nature” të datës 25 Korrik 2013.
eso1333sq — Publikim shkencor
Borë në një Sistem Yjor të sapo formuar
18 Korrik 2013: Një brez bore është fotografuar për herë të parë në një sistem diellor të largët. Vija e borës ndodhet në diskun me material që rrethon yllin e ngjashëm me Diellin tonë TW Hydrae, kjo ka premisa të na tregojë neve më shumë rreth formimit të planetëve dhe kometave, faktorët që vendosin në përbërjen e tyre, dhe në historinë e Sistemit Diellor. Rezultatet janë publikuar sot në “Science Express”.
eso1332sq — Publikim shkencor
E ndarë në pjesë nga një vrimë e zezë
17 Korrik 2013: Vëzhgimet e reja nga Teleskopi Shumë i Madh i VLT-së tregojnë për herë të parë një re gazi që ndahet në pjesë nga një vrimë e zezë supermasive në qendër të galaktikës sonë. Reja tani është aq e zgjatur sa fillimi i saj ka kaluar pikën më të afërt dhe po largohet nga vrima e zezë me shpejtësi prej 10 milion km/orë, ndërkohë që pjesa tjetër po bie në drejtim të vrimës së zezë.
eso1331sq — Publikim shkencor
Skanimi me ALMA-n zbulon një yll përbindësh që në embrion
10 Korrik 2013: Vëzhgimet e reja duke përdorur Rrjetin e Madh milimetrik/nënmilimetrik në Atacama (ALMA) u ka dhënë astronomëve pamjen më të mirë të marrë deri më sot të një ylli përbindësh në proces formimi brenda resë së errët që e rethon. Një zonë me masë mbi 500 herë masën e Diellit – më e madhja që është parë në Rrugën e Qumështit - dhe është akoma duke u rritur. Ylli embrionik brenda resë është i uritur duke u ushqyer me material që thithet me shpejtësi prej tij. Kjo re pritet ti japë jetë një ylli me masë deri në 100 herë më të madhe se masa e Diellit.
duke e shfaqur 1 tek 20 të 39