Njoftime për Shtyp

Regjistrohuni për lajmet e fundit nga ESO
eso1405sq — Publikim shkencor
Anatomia e një Asteroidi
05 Shkurt 2014: Teleskopi me Teknologji të re (NTT) i ESO-s u përdor për të gjetur prova mbi ndryshimet e dendësisë në brendësi të asteroidëve. Duke kryer matje shumë të sakta astronomët kanë gjetur që pjesë të ndryshme të asteroidit Itokawa kanë densitete të ndryshme. Gjithashtu duke zbuluar dhe sekretet e formimit të asteroidëve. Duke u njohur me strukturën e brendshme të asteroidëve mund kuptojmë se çfarë ndodh kur trupat në Sistemin Diellor përplasen me njëri-tjetrin si dhe të mësojmë mbi formimin e planetëve.
eso1404sq — Publikim shkencor
Harta e Parë mbi Motin e një Xhuxhi Kaf
29 Janar 2014: Teleskopi Shumë i Madh i ESO-s u përdor për të bërë hartën e parë të motit të xhuxhit kaf më të afërt me Tokën. Një grup ndërkombëtar bëri një hartë me zona të hapura dhe të errëta të WISE J104915.57-531906.1B, i cili njihet normalisht si Luhman 16B dhe është njëri nga dy Xhuxhët kaf të zbuluar së fundmi duke formuar një çift syresh vetëm 6 vite-dritë larg Diellit. Rezultatet e reja po publikohen në numrin e datës 30 Janar 2014 të revistës “Nature”.
eso1403sq — Foto për publikim
Një foto-shembull nga thesari i Teleskopit Kërkimor
22 Janar 2014: Teleskopi Kërkimor (VST) i VLT në Observatorin e Paranal-it në Kili ka kapur këtë pamje të detajuar të Mjegullnajës Lagoon, Kjo re gjigande prej gazi e pluhuri po krijon yje të rinj e të ndritshëm në mënyrë intensive. Ajo është shtëpia e grumbullimeve yjore të reja. Kjo fotografi është një pjesë e vogël e njërës prej 11 kërkimeve publike të qiellit që tani është në progres duke përdorur teleskopët e ESO-s. Së bashku këto janë duke krijuar një trashëgimi të dhënash për komunitetin global të astronomisë.
eso1402sq — Publikim shkencor
Planeti i parë i gjetur rrotull një ylli binjak me Diellin në një grumbullim yjor
15 Janar 2014: Astronomët e kanë përdorur kërkuesin e planetëve HARPS të ESO-s në Kili, së bashku me teleskopët e tjerë nëpër botë, për të zbuluar tre planetë që rrotullohen rreth yjeve të Messier 67. Së bashku më shumë se një mijë planetë jasht sistemit tonë diellor janë konfirmuar të kenë planetë, vetëm një pjesë shumë e vogël prej tyre janë gjetur në grumbullimet yjore. Një nga këta planetë jasht sistemit diellor po rrotullohet rreth një ylli të ngjashëm me Diellin – një yll që është gati identik me Diellin në të gjitha aspektet.
eso1401sq — Publikim shkencor
ALMA Vëren Fabrikën e Pluhurit tek Supernovat
06 Janar 2014: Vëzhgime të reja me Rrjetin e Madh Milimetrik/nënmilimetrik të Atacama-s (ALMA) tregojnë për herë të parë, mbetjet plot me pluhur të një supernove që ka shpërthyer kohët e fundit. Nëse një sasi e mjaftueshme e këtij pluhuri kalon në hapësirën ndëryjore mund të shpjegojmë sasinë e pluhurit tek galaktikat.
eso1350sq — Publikim i Organizatës
U inaugurua zgjerimi i Zyrave Qëndrore të ESO-s
05 Dhjetor 2013: Më 4 dhjetor 2013, tek Zyrat Qendrore të ESO-s në Garching të Mynih-ut në Gjermani u mbajt ceremonia e inaugurimit zyrtar për zyrat e reja shtesë. Ky festim u mbajt nga anëtarët e këshillit të ESO-s, autoriteteve lokale, dhe arkitektëve Auer+Wrber+Assoziierte, kontraktuesi i përgjithshëm BAM Deutschland AG dhe grupi i menaxhimit të ESO-s.
eso1349sq — Publikim i Organizatës
Dhuratë ESO-s një Qendër për Vizitorë dhe një Planetarium
03 Dhjetor 2013: ESO ka marrë si dhuratë një planetarium dhe një qendër për vizitorë në vendin ku ndodhen zyrat qendrore në Garching të Mynhiut, Gjermani. Qendra do të jetë një vend i mrekullueshëm ku do ti prezantohet astronomia publikut. Kjo u bë e mundur falë Klaus Tschira Stiftung, i cili i ofroi të financonte të gjithë ndërtimin.
eso1348sq — Foto për publikim
Drama e zjarrtë e Lindjes dhe Vdekjes së Yjeve
27 Nëntor 2013: Reja e Madhe e Magelanit është një nga galaktikat më të afërta me galaktikën tonë. Astronomët tani kanë përdorur fuqinë e Teleskopit Shumë të Madh të ESO-s për të eksploruar zonat më pak të njohura të saj. Kjo fotografi tregon retë e gazit dhe pluhurit ku yjet e rinj e të nxehtë lindin duke i dhënë forma të çuditshme zonës përreth. Por fotografia gjithashtu tregon pasojat që lënë vdekjet e yjeve – filamente të krijuara nga një shpërthim supernova.
eso1347sq — Foto për publikim
Yjet e rinj pikturojnë një panoramë yjore spektakolare
13 Nëntor 2013: Astronomët tek ESO kanë kapur fotografinë më të mirë deri më sot të reve rrotull mjegullnajës NGC 3572. Kjo fotografi e re na tregon se si këto re gazi dhe pluhuri kanë skalitur sfera të çuditshme, harqe si dhe struktura të habitshme të njohura si “hunda e elefantit” nga erërat yjore që rrjedhin nga grupimet e këtyre yjeve të rinj. Yjet më të ndritshëm tek këto grumbullime yjore janë shumë më të rëndë se Dielli dhe do ta përfundojnë jetën e tyre me shpërthime të tipit supernova.
eso1346sq — Publikim i Organizatës
ESO Feston 50-vjetorin e bashkëpunimit me Kilin
06 Nëntor 2013: Sot është 50-vjetori i nisjes së një bashkëpunimi shumë të frytshëm midis ESO-s dhe Kilit e cila i ka lejuar astronomisë në Evropë dhe në Kili të shtyjnë kufijtë e shkencës, teknologjisë dhe kulturës drejt së ardhmes.
eso1345sq — Publikim i Organizatës
Presidenti kilian viziton Paranal-in për të transferuar pronësinë e tokës tek E-ELT
28 Tetor 2013: Në një ceremoni të mbajtur dje tek Observatori i ESO-s në Paranal në shkretëtirën e Atakamës Presidenti i Kilit, Sebastián Piñera, ka dorëzuar dokumentet ligjore të sapofirmosura me anën e të cilave qeveria Kiliane do të transferojë tokën rrotull Cerro Armazones në pronësi të ESO-s. Cerro Armazones, një majë 3060 metra mbi nivelin e detit 20 kilometra nga vendi ku ndodhet Teleskopi Shumë i Madh i ESO-s në Paranal, do të jetë shtëpia e Teleskopit Evropian Ekstremisht të Madh (E-ELT).
eso1344sq — Publikim shkencor
ALMA Zbulon Misteret e Rrymave nga Vrimat e Zeza Gjigande
16 Tetor 2013: Dy grupe ndërkombëtare astronomësh kanë përdorur fuqinë e Rrjetit të Madh Milimetrik/nënmilimetrik të Atacama-s (ALMA) për t’u fokusuar në shpërthimet e rrymave nga vrimat e zeza gjigande në qendrat e galaktikave dhe për të vëzhguar se si ndikojnë ato në mjedisin përreth. Ato kanë përftuar respektivisht pamjen më të mirë të marrë deri më sot të resë së gazit molekular duke kapur një ndriçim të papritur të bazës së një shkulmi të fuqishëm pranë një vrime të zezë gjigande.
eso1343sq — Foto për publikim
Një vështrim nga afër i Mjegullnajës Toby Jug
09 Tetor 2013: Teleskopi Shumë i Madh e ESO-s (VLT) ka kapur këtë fotografi mbresëlënëse me shumë detaje të Mjegullnajës Toby Jug, një re gazi dhe pluhuri që rrethon një yll gjigand të kuq. Kjo pamje tregon karakteristikat harkore të strukturës së mjegullnajës, të cilat, ngjashëm me emrin e saj, duken sikur ngjasojnë pak me një ibrik me dorezën e tij.
eso1342sq — Publikim i Organizatës
Antena e fundit dërgohet tek ALMA
01 Tetor 2013: Antena e fundit e Rrejtit të Madh Milimetrik/nënmilimetrik të Atacama-s (ALMA) sapo u dërgua tek observatori. Parabola me diametër prej 12 metrash u ndërtua nga partneriteti Evropian AEM dhe gjithashtu shënon një dërgesë të suksesshme të 25 antenave Evropiane – kontrata më e madhe e ESO-s deri më sot.
eso1341sq — Foto për publikim
Ndriçimi i Ftohtë i Yll-Formimit
25 Shtator 2013: Një instrument i ri i quajtur ArTeMiS është instaluar me sukses tek APEX – Atacama Pathfinder Experiment. APEX është një teleskop me diametër prej 12 metrash i vendosur lart në Shkretëtirën e Atacama-s, i cili punon në gjatësitë e valëve milimetrike dhe nënmilimetrike – ndërmjet infra të kuqes dhe valëve radio të spektrit elektromagnetik – një paisje kjo që i mundëson astronomëve të depërtojnë më thellë në Univers. Kamera e re na ka dhënë një pamje spektakolare e me shumë detaje të mjegullnajës “Cat’s Paw”.
eso1340sq — Foto për publikim
Yje të rinj piqen në Mjegullnajën Prawn (Karkaleci i detit)
18 Shtator 2013: Grupi i ndritshëm i reve të gazit që shihet në këtë fotografi të re formon një vend ku lindin yje të rinj të quajtur Mjegullnaja Prawn. E marrë me Teleskopin Kërkimor VLT të ESO-s në Observatorin e Paranal-it në Kili. Kjo mund të jetë fotografia më e qartë që i është mëarrë ndonjëherë këtij objekti. Kjo tregon grupe yjesh të sapolindur të formuar brenda reve të gazit të cilat përbënë mjegullnajën.
eso1339sq — Publikim shkencor
Një kikirik në zemër të Galaktikës sonë
12 Shtator 2013: Dy grupe astronomësh kanë përdorur të dhëna nga teleskopët e ESO-s për të krijuar hartën më të mirë deri më sot të pjesës qendrore të Rrugës së Qumështit. Ata gjetën që zonat e brendshme kanë formën e kikirikut, ose formën e X-it, po të shihet nga disa drejtime. Kjo formë e çuditshme u përcaktua në hartë nga të dhënat publike nga teleskopi kërkimor VISTA i ESO-s së bashku me matjet e lëvizjeve të qindra yjeve shumë të dobët në fryrjen qëndrore të Galaktikës.
eso1338sq — Publikim shkencor
Orientim i çuditshëm i Mjegullnajave Planetare
04 Shtator 2013: Astronomët kanë përdorur Teleskopin me Teknologji të re NTT së bashku me Teleskopin Hapsinor Hubble të NASA/ESA për të eksploruar mbi 100 mjegullnaja planetare në zonën qëndrore të galaktikës. Ata gjetën se objektet që kanë formën e fluturës janë të orientuara në të njëjtin drejtim nga shkaqe misterioze – një rezultat i papritur nëse marrim parasysh historitë e ndryshme të tyre si dhe karakteristikat e veçanta që kanë ato.
eso1337sq — Publikim shkencor
Zbulohet ylli më i vjetër që i ngjason Diellit
28 Gusht 2013: Një skuadër ndërkombëtare e drejtuar nga astronomët në Brazil ka përdorur Teleskopin Shumë të Madh të ESO-s për të identifikuar dhe studiuar yllin më të vjetër të ngjashëm me Diellin që njihet deri më sot. I pozicionuar 250 vite-dritë larg Tokës, Ylli HIP 102152 ngjason më shumë me Diellin nga yjet e ngjashëm me të – me përjashtim që ai është gati 4 miliard vjet më i vjetër. Ky binjak i vjetër gati identik me Diellin na jep neve për herë të parë mundësinë të shohim se si do të jetë Dielli jonë pas 4 miliard vitesh. Vëzhgimet gjithashtu na japin për herë të parë një lidhje të qartë midis moshës së Diellit dhe përqindjes së sasisë së Litiumit, dhe për më shumë na sugjeron që HIP 102152 mund të përmbajë planetë të ngurtë të ngjashëm me Tokën.
eso1336sq — Foto për publikim
ALMA sheh nga afër lindjen e yllit
20 Gusht 2013: Astronomët duke përdorur Rrjetin e Madh Milimetrik/Nënmilimetrik në Atacama (ALMA) ka kapur këtë pamje të afruar e të qartë të materialit që del nga ylli i sapolindur. Duke parë tek ndriçimi që vjen nga molekulat e monoksidt të karbonit tek një objekt i quajtur Herbig-Haro 46/47 ata kanë zbuluar që shpërthimet e gazit që dalin nga ai janë më energjetike dhe më të magnetizuara nga sa u mendonte më parë. Pamjet shumë të detajuara kanë dalluar një shkulm gazi që nuk ishte vëzhguar më parë, i cili drejtohej komplet në një drejtim tjetër.
duke e shfaqur 1 tek 20 të 48