ann13034-sq — Lajmërim

Doli numri 13 i revistës CAP

16 Prill 2013

Ka dalë numri i 13-të i revistës CAP mbi Komunikimin me publikun në lidhje me astronominë. A doni të mësoni më shumë – temat variojnë midis degëve më të rëndësishme të shkencës aty shkruhen të dhëna nga kërkimet më të fundit mbi komunikimin në lidhje me astronominë?

Sarah Reed, ish redaktore shkencore e projektit mbi ndërgjegjësimin e njerzve në lidhje me Universin dhe kryeredaktore e revistës CAP, na shpjegon se si mund të kesh rezultat kur shkruan për të rinjtë. Të shkruash për të vegjëlit nuk është lojë fëmijësh, ne shpresojmë se këshillat më kryesore të Sarës shumë shpejt do të frymëzojnë pasionantët e Habllit dhe Haukingut.

Një problem madhor në përhapjen e lajmit është se si për të bësh një aktivitet privat “shkenca e astronomisë” dhe ta bësh atë publik. Figurat kryesore të Chandra-s me rreze-X paraqesin rezultate premtuese pikërisht këtë në një studim të tyrin. Ata bëjnë pyetjet përkatëse: ku tërheq vëmendje shkenca e publikuar? Dhe çfarë ndodh më pas? Ne po e shohim se si mund të kemi sukses në sjelljen e  astronomisë tek publiku.

Së fundi, komunikimi në lidhje me astronominë ka përparuar shumë gjatë dekadës së kaluar. Vickie Curtis nga “Open University” në Britaninë e Madhe paraqet rezultate interesante në analizën e saj mbi arritjet moderne në fushën e dialogut në përhapjen e shkencës.

E gjithë kjo, dhe më shumë, në këtë revistë falas që flet për komunikimin në lidhje me astronominë - tani është në dispozicion për shkarkim.

Lidhje

rreth Lajmërimit

Id:ann13034

Fotografitë

Cover of CAPjournal issue 13
Cover of CAPjournal issue 13
vetëm në Anglisht