Teleskopi Kërkimor VLT

vst_lombardi_5

Teleskopi kërkimor VLT "VLT Survey Telescope (VST)" është teleskopi i fundit që është instaluar tek Observatori i ESO's në Paranal (eso1119). Ai është teleskopi më i madh në botë që është projektuar për të studiuar qiellin në dritën e dukshme. Teleskopi modern me pasqyre kryesore prej 2.6 metrash do të bashkohet me VLT e ESO's në Cerro Paranal, një vend perfekt në sipërfaqen e Tokës nga ku mund të kryhen vëzhgime astronomike. Ai do të pajiset me një kamera gjigande prej 268-megapiksel të quajtur OmegaCAM. ajo do të jetë pasardhësja e kamerës shumë të suksesshme (ËFI) që ndodhet e instaluar tek Teleskopi  2.2-m MPG/ESO në La Silla.

Në ngjashmëri me VLT, teleskopi i ri kërkimor do të mbulojë një brez të gjerë gjatësish valësh nga ato ultraviolet në valët e dukshme e deri pranë infra të kuqeve (0.3 - 1.0 mikron). Por ndërsa teleskopët e mëdhenj si VLT mund të studiojnë zona të vogla të qiellit, VST është projektuar të fotografojë zona të mëdha shpejt dhe me thellësi.

Me një fushë pamje prej 1°x 1°, 2 herë më të gjerë se Hëna e plotë, VST është projektuar të mbështesë VLT me fotografimin e zonave të gjera të qiellit duke detektuar dhe kategorizuar objektet që do të studiohen më pas nga Njësitë e VLT-së.

VST do të përbëhet nga dy pasqyra, pasqyra kryesore (M1) me një diametër prej 265 cm dhe një pasqyrë të vogël (M2) me një diametër prej 93.8 cm. Teleskopi gjithashtu do të pajiset dhe me një instrument në planin e vatrës së shëmbëllimit: OmegaCAM. Kjo kamera gjigande CCD prej (16k x 16k piksel) u ndërtua nga një bashkëpunim ndërkombëtar prej 5 institucionesh: Netherlands Research School for Astronomy (NOVA), Kapteyn Astronomical Institute, Universitäts-Sternëarte München, Astronomical Observatory of Padova and ESO.

Shkencë me VST

VST do ti përkushtohet programeve kërkimorë. Me kamerën e tij të teknologjisë së fundit, kualitetin e optikës së tij si dhe me kushtet shumë të mira të vëzhgimit në Paranal, VST ka mundësinë të bëjë zbulime të rëndësishme në një fushë të gjerë të astrofizikës dhe kozmologjisë. Në shkencën planetare, teleskopi kërkimor synon të zbulojë dhe studiojë trupat e Sistemit Diellor përtej Neptunit si dhe të kërkojë për planetë në sistemet e tjera yjore kur ata kalojnë përpara yjeve të tyre. Me shumë hollësi do të studiohet dhe plani i Galaktikës sonë duke i dhënë informacione të rëndësishme astronomëve për të kuptuar strukturën dhe evolucionin e Galaktikës sonë. Ndërsa në largësi, VST do të eksplorojë Galaktikat e afërta, mjegullnajat që ndodhen jashtë galaktikave dhe mjegullnajat planetare, dhe do të kryejë kërkime për objekte të zbehta si dhe për ndryshimet që ndodhin në dritën e objekteve qiellore nga graviteti (efekti mikrothjerre apo mikrolente). Në fushën e kozmologjisë, VST do të ketë si objektiv supernovat me zhvendosje të kuqe të nivelit mesatar me qëllim përcaktimin e distancave kozmike dhe të kuptojë zgjerimin e Universit. VST gjithashtu do të shohë për struktura kozmike me zhvendosje të kuqe të rendit mbi mesataren, bërthama galaktike aktive dhe kuazarë për të kuptuar më mirë formimin e galaktikave dhe historinë e hershme të Universit.

Projekti VST është një bashkëpunim ndërmjet "European Southern Observatory" dhe "Capodimonte Astronomical Observatory" (OAC), pjesë e "Italian National Institute for Astrophysics" (INAF). Qendra Italiane projektoi teleskopin të cilin ESO e ka marrë përsipër ta ndërtojë nga ana inxhinierike.

Teleskopi do të bëhet funksional në vitin 2011.


Synimet shkencore

I përkushtuar për kërkime. Trupat e largët të Sistemit Diellor (TNO, KBO), Rruga e Qumështit, mjegullnajat planetare jashtëgalaktike, kozmologji.


Më shumë rreth VST


Live image

Follow the VST on this live image updated every hour during daytime. Click on it to enlarge.

Live


VST

Emri: VLT Survey Telescope
Vendndodhja: Cerro Paranal
Lartësia mbi nivelin e detit: 2635 m
Kupola: Mbulesë kompakte cilindrike
Tipi: Teleskop kërkimor optik
Projektimi optik: Reflektor i modifikuar Ritchey-Chrétien me korrektorë
Diametri. Primari M1: 2.61 m
Materiali. Primari M1: Astro-Sitall
Diametri. Sekondari M2: 0.938 m
Materiali. Sekondari M2: Astro-Sitall
Montimi: Montim Alt-Azimut
Data e vënies në punë: 8 Qershor 2011
Optikë aktive: Po
Images taken with the VST: Link
Images of the VST: Link
Press Releases with the VST: Link
Did you know?
Stars form in dense clouds of the interstellar medium, but even in these densest regions the pressure is comparable to the most tenuous vacuum created in a laboratory on Earth. In these clouds, the temperatures are below -200 degrees Celsius.
Na dërgoni komentet tuaja!
Regjistrohuni tek Lajmet e ESO-s