Teleskopët studimorë të ESO-s

Survey Telescope

Të bësh hartën e qiellit qartësi të madhe

Dy teleskopë të rinj dhe të fuqishëm – ‘Visible and Infrared Survey Telescope for Astronomy’ (VISTA) dhe ‘VLT Survey Telescope’ (VST) – janë tek observatori i ESO-s në Paranal në Kilin e veriut.

Shumë nga objektet astronomike më interesante – që nga më të vegjlit, por nga më të rrezikshmit, asteroidët e afërt me Tokën e deri tek kuazarët më të largët – janë të rrallë. Ti zbulosh ato është sikur të shohësh një gjilpërë në kashtë. Teleskopët më të mëdhenj si ‘Very Large Telescope’ i ESO-s si dhe ‘NASA/ESA Hubble Space Telescope’, mund të studiojnë njëra pas tjetrës, pjesë shumë të vogla të qiellit, por VISTA dhe VST janë projektuar për të fotografuar shumë më shpejt zona të mëdha të qiellit. Dy teleskopët do të bëjnë nëntë observime të kujesshme shkencore për rreth 5 vjet dhe do të krijojnë një arkiv të madh fotosh dhe objektesh të katalloguara të cilat do ti duhen astronomëve në dekadat e ardhshme. Teleskopët studimorë ‘Survey Telescopes’ do të kenë një rol kryesor në përgatitjen e rrugës për ndërtimet e së ardhmes siç është ‘European Extremely Large Telescope’ (E-ELT) dhe ‘James Webb Space Telescope’ (JWST).

Objektet interesante të zbuluara nga teleskopët studimorë do të vendosin objektivat për studime të detajuara si për fqinjët VLT po ashtu edhe për teleskopët e tjerë të ndërtuar në sipërfaqen e Tokës e në hapsirë. Të dy teleskopët janë të vendosur në kupola të ngjashme me ato të VLT dhe ndajnë të njëjtat kushte observimi si dhe të njëjtin model pune shumë efikas.

VISTA ka një pasqyrë primare prej 4.1 metrash në diametër dhe është nga teleskopët më të mëdhenj në botë që studiojnë qiellin në brezin e gjatësive të valëve pranë infrakuqes. Ajo u konceptua dhe zhvillua nga Mbretëria e Bashkuar dhe u bë një kontribut material për ESO-n si pjesë e marrëveshjes së pranimit, me abonimin e paguar nga ‘UK Science and Technology Facilities Council’ (STFC). Pasqyra kryesore është më e harkuara e prodhuar ndonjëherë dhe prodhimi i saj është një arritje e mrekullueshme. Në zemër të VISTA-s ndodhet një kamera me peshë tre tonësh, e cila përmban 16 detektorë specialë, të ndjeshëm ndaj dritës infrakuqe. Të kombinuar ato formojnë një total prej 67 megapikselash. Ajo ka mbulimin më të gjerë nga çdo kamera tjetër astronomike që detekton valët në zonën pranë-infrakuqes.

Vëzhgimi i gjatësive të valëve më të gjata se ato që shikon syri i njeriut i mundëson VISTA-s të studiojë objekte që janë të padukshme për syrin e lirë sepse ato janë të ftohta, të mbuluara nga retë e pluhurit ose drita e tyre është spostuar përtej të kuqes për shkak të zgjerimit të hapsirës gjatë kohës që drita ka udhëtuar që nga koha e Universit të hershëm.

VISTA do të jetë në gjendje të detektojë dhe katalogojë objektet e të gjithë qiellit të jugut me ndjeshmëri 40 herë më të madhe nga ç’është arritur më parë me pajisjet e mëparshme infrakuqe, siç është dhe ‘Two Micron All-Sky Survey’. Kërkimi studimor me VISTA-n nisi në fillim të vitit 2010.

VST është një teleskop modern, prej 2.64-metrash i pajisur me një kamera CCD ‘OmegaCAM, një përbindësh prej 268 megapikselësh me një fushë pamje 4 herë më të gjerë se Hëna e plotë. Ai plotëson VISTA-n duke studiuar qiellin në pjesën e dukshme të dritës. VST është rezultat i një sipërmarrjeje të përbashkët midis ESO-s dhe ‘Capodimonte Astronomical Observatory’ (OAC) të Napolit, një qendër kërkimore në ‘Italian National Institute for Astrophysics’ (INAF). VST filloi punën në Paranal në vitin 2011.

Qëllimet shkencore të studimeve përfshijnë shumë nga problemet më emocionuese në astrofizikë sot, nga natyra e energjisë së errët deri tek rreziku i asteroidëve të afërt me Tokën. Grupe të mëdhenj astronomësh nëpër Evropë do të kryejnë vrojtimet. Disa prej vrojtimeve do të mbulojnë shumicën e qiellit të jugut ndërsa të tjerë do të fokusohen në zona më të vogla.

VISTA dhe VST do të prodhojnë sasi shumë të mëdha të dhënash – një fotografi e vetme e marrë nga VISTA është 67 megapiksel dhe fotot e marra me OmegaCAM tek VST do të kenë 268 megapiksel. Dy teleskopët vëzhgues do të prodhojnë shumë më tepër të dhëna se të gjithë instrumentet e VLT-së të marrë së bashku. VISTA dhe CST do të prodhojnë më shumë se 100 Terabajt të dhëna në vit.

[Krediti fotos ne krye djathtas në këtë faqe: Steven Beard- UKATC]

More about the ESO Survey Telescopes

  • More images and videos are available in the ESO multimedia archive.
  • For Scientists: for more detailed information, please visit the VST website and the VISTA website