La Silla

Observatori i parë i ESO-s

La Silla
Observatori La Silla, 600 km në veri të ‘Santiago de Chile’ në një lartësi prej 2400 metrash, ka qenë një mbajtës i fortë i ESO-s që nga viti 1960. Këtu, ESO ka në përdorim disa nga teleskopët me nga 4 metra nga më produktivët në botë.

Teleskopi 3.5 metra ‘New Technology Telescope’ (NTT), ka hapur rrugë të re në inxhinieri dhe projektim dhe ka qenë i pari në botë i cili ka patur një pasqyrë kryesore të kontrolluar nga kompjuteri (optikë adaptive), një teknologji e zhvilluar tek ESO dhe që tani zbatohet në shumicën e teleskopëve më të mëdhenj të botës.

Teleskopi i ESO-s me pasqyrë kryesore prej 3.6 metrash në diametër është tani vendi ku ndodhet gjuetari më i famshëm në botë për planetët që ndodhen jasht sistemit diellor: HARPS (High Accuracy Radial velocity Planet Searcher), një spektrograf me një precizion të paarritshëm.

La SillaObservatori La Silla është teleskopi i parë në rang botëror, i cili ka marrë një çertifikatë nga ‘International Organization for Standardization’ (ISO) 9001 Quality Management System’.

Infrastruktura e La Silla-s përdoret gjithashtu nga shumë prej antarëve të ESO-s për projekte me objektiva preçiz siç është teleskopi Zviceran ‘Leonhard Euler’ 1.2-metra, Rapid-Eye Mount (REM), dhe gjuetari i rrezeve gama ‘TAROT’, si dhe objektet më shumë të njohura si teleskopi MPG/ESO 2.2-metra dhe teleskopët Danez me diametër 1.54 metra. Fotografuesi me fushë të gjerë pamje prej 67 milion pikselash tek teleskopi 2.2 metra ka marrë shumë pamje mahnitëse të objekteve qiellore, disa nga të cilat janë bërë ikona me të drejtën e tyre.

Një tur në observatorin La Silla

Virtual Tour at La Silla Observatory
Klikoni tek foto për të kryer një Tur Virtual brenda dhe rrotull La Silla-s.


Natën në Kili. Gjatë ditës ëeb kamera tregon foton e fundit që është marrë përpara lindjes së Diellit.Shkronjat e kuqe tregojnë vendin ku aktualisht po vëzhgojnë teleskopët (T - teleskopi 3.6 metra i ESO=s, N -
New Technology Telescope dhe D - MPG/ESO 2.2-metre telescope. Lutemi të shihni më shumë tek La Silla - All Sky Camera.

Vizito Observatorin e Paranal-it

Shkencë me teleskopët tek La SIlla

Me rreth 300 publikime në vit, të pranuara nga revista të specializuara, La Silla mbetet në krye të astronomisë. La Silla ka çuar në një numër të madh zbulimesh shkencore, duke përfshirë edhe disa tipe të reja zbulimesh. Spektrografi ‘HARPS’ është një kampion i pa diskutueshëm në gjetjen e planetëve jasht sistemit diellor me masë të vogël. Ai detektoi sistemin rreth Gliese 581, i cili përmban planetin e parë të ngurtë të zbuluar, në zonën e banueshme, jasht Sistemit Diellor: (eso0722). Disa teleskopë tek La Silla  luajnë një rol të rëndësishëm në lidhjen e shpërthimeve të rrezeve gama – shpërthimet më energjike në Univers që nga Big Bang-u – me shpërthimet e yjeve masivë. Që nga 1987, Observatori La Silla i ESO-s ka luajtur një rol të rëndësishëm në studimin si dhe në ndjekjen e ngjarjeve tek supernova më e afërt dhe kohëve të fundit, SN 1987 A.

Më shumë rreth shkencës tek La Silla

Më shumë rreth Observatirit La Silla

 

Përmbledhje nga La Silla

Shkarko përmbledhjen nga Arkivi i Video-ve.

 

Teleskopët që po përdoren aktualisht nga ESO

New Technology Telescope
Teleskopi 3.6-metra i ESO-s

 

 

 

A e dini?
Qiejt mbi zonat e ESO-s në Kili janë aq të errët në një natë të qartë pa Hënë sa është e mundur të shihni hijen tuaj të krijuar vetëm nga drita e Rrugës së Qumështit.

 

La Silla LA Silla në hartën e Google-s


ViShihe hartën të madhe