E-ELT në shifra

  • Diametri i pasqyrës kryesore: 39.3 metra
  • Sipërfaqja që mbledh dritën: 978 metra katror


Artist impression of the E-ELT

39.3-metra në diametër

Me pasqyrën kryesore të tij prej 39.3 metra në diametër, do të jetë teleskopi më i madh që do të vëzhgojë dritën e dukshme. Ai do të jetë 4 deri në 5 herë më i madh se strukturat e tjera moderne të po këtij tipi. Ai do të mbledhë 15 herë më shumë dritë dhe do të jetë shumë më i madh se dy teleskopët e tjerë që janë planifikuar, ‘Thirty-Meter Telescope’ dhe ‘Giant Magellan Telescope’.

Të paktën 1000 segmente

Nuk është e mundur as e këshillueshme, të ndërtosh një pasqyrë kaq të madhe një pjesësh. Në vend të saj pasqyra prej 39.3-metra në diametër do të përbëhet nga 1000 segmente gjashtë-këndore, rreth 1.4 metra të gjera dhe 5 cm të trasha. I gjithë koncepti i teleskopit duhet të jetë në fakt modular, kështu që pjesët mund të prodhohen në sasi të mëdha, në këtë mënyrë kosto bie në mënyrë drastike. Vetëm kjo rrugë e bën E-ELT të mundshëm brenda një buxheti të kufizuar.

Mbrapa            Përpara