APEX

Duke arritur maja të reja në astronominë submilimetrike

ESO përdor teleskopin "Atacama Pathfinder Experiment", APEX, tek njëri nga vendet vrojtuese më të larta në Tokë, në një lartësi prej 5100 metrash, lart në pllajën Chajnantor në Kilii.

APEX është një teleskop me diametër prej 12 metrash dhe punon në gjatësitë milimetrike dhe submilimetrike të valës – ndërmjet dritës infrakuqe dhe valëve radio. Astronomia submilimetrike hap një dritare Universin e ftohtë me pluhur dhe të largët, por sinjalet e dobtët që vijnë nga hapsira thithen shumë nga avujt e ujit në atmosferën e Tokës. Chajnantor është një vend ideal për këtë lloj teleskopi, si një nga zonat më të thata në tokë dhe është më shumë se 750 metra më lart se observatorët në Mauna Kea, dhe 2400 metra më lart se ‘Very Large Telescope’ (VLT) në Cerro Paranal.

Njw tur tek Pllaja Chajnantor

Virtual Tour at the Chajnantor Plateau

Click on the image to take a Virtual Tour in and nearby Chajnantor.

APEXCam LIVE.

APEX është teleskopi më i madh që studion gjatësitë e valëve të rendit nënmilimetrik, në hemisferën e jugut. Ai ka një seri instrumentesh të ndryshme, të cilat astronomët mund t’i përdorin në vëzhgimet e tyre, më i madhi prej tyre është LABOCA, kamera e madhe bolometrike ‘the Large APEX Bolometer Camera’. LABOCA përdor një rrjet tepër të ndjeshëm termometrash – të njohur si bolometra – për të detektuar dritën submilimetrike. Me gati 300 piksela, ajo është kamera më e madhe e këtij lloji. Në mënyrë që të detektojë ndryshime shumë të vogla temperaturës të shkaktuara nga rrezatimi i dobët nënmilimetrik, secili nga këto termometra ftohet në më pak se 0.3 gradë mbi zeron absolute – në -272.85 gradë Celsius. Ndjeshmëria e lartë e LABOCA-s së bashku me fushën e gjerë të pamjes (një e treta e diametrit të Hënës së plotë), e bën atë një pajisje të paçmuar për fotografimin nënmilimetrik të Universit.

APEX është një prototip për ALMA, ‘Atacama Large Millimeter/submillimeter Array’, një teleskop i ri revolucionar, të cilin ESO së bashku me partnerët e tij ndërkombëtarë, po e ndërtojnë në pllajën Chajnantor. APEX bazohet në një antenë prototip të ndërtuar për projektin ALMA, dhe do të zbulojë shumë objekte, të cilat ALMA do ti studiojë me imtësi.

APEX është fruti i një bashkëpunimi ndërmjet ‘Max Planck Institute for Radio Astronomy’ (MPIfR, 50%), ‘Onsala Space Observatory’ (OSO, 23%), dhe ESO (27%). Teleskopi është në përdorim nga ESO.

Shkencw me Teleskopwt e APEX

Astronomia submilimetrike është një kufi relativisht i pa eksploruar në astronomi. Ajo na tregon një Univers, i cili nuk mund të shihet dritën e dukshme apo infrakuqe. Astronomia submilimetrike është ideale për të studiuar ‘Universin e ftohtë’: drita në këto gjatësi vale ndriçon nga retë e mëdha në hapsirën ndëryjore, në temperatura vetëm pak dhjetra gradë mbi zeron absolute. Astronomët e përdorin këtë dritë për të studiuar kushtet kimike dhe fizike në retë molekulare – zonat e dendura të gazit dhe pluhurit kozmik, aty ku lindin yjet e rinj. Po të shihen me dritën e dukshme këto zona të Universit janë shpesh herë të errëta dhe të mbuluara nga pluhuri, por ato ndriçojnë shumë në zonën milimetrike dhe submilimetrike të spektrit. Ky brez gjatësish vale është gjithashtu ideal në studimin e disa prej galaktikave më të reja e më të largëta në Univers, gjatësia e valës së dritës së tyre është spostuar në drejtimin e ngjyrës së kuqe, domethënë tek gjatësitë e valëve më të gjata.

Arritjet shkencore

Astrokimi, Universi i ftohtw.

Mw shumw rreth shkencws me APEX

More about APEX Telescope

  • More interesting facts are available on the FAQs page
  • More images and videos are available in the ESO multimedia archive.
  • Read more on about this observatory on the APEX Handout in PDF format
  • For Scientists: for more detailed information, please see the APEX telescope website

APEX Trailer

Download this trailer in other formats from the Video archive.

 

APEX

Name: Atacama Pathfinder Experiment
Site: Chajnantor
Altitude: 5050 m
Enclosure: Open air
Type: Sub-millimeter antenna
Optical design: Cassegrain
Diameter. Primary M1: 12.0 m
Material. Primary M1: CFRP and Aluminium
Diameter. Secondary M2: 0.75 m Hyperboloidal
Material. Secondary M2: Aluminium
Mount: Alt-Azimuth mount
First Light date: 14 July 2005
Images taken with APEX: Link
Images of APEX: Link
Press Releases with APEX: Link

 

Did you know?
The skies over the ESO sites in Chile are so dark that on a clear moonless night it is possible to see your shadow cast by the light of the Milky Way alone.

 

APEX on Google Maps

 

View Larger Map

APEX Trailer

APEX në Hartën e Google-s.