Një vrimë e zezë në qendër të Galaktikës

Çfarë ka në qendrën e Rrugës së Qumështit? Për një kohë të gjatë, astronomët kanë dyshuar se në qendrën e Galaktikës sonë fshihet një vrimë e zezë, por nuk ishin dhe aq të sigurt. Pas 15 vjet monitorimi të rregullt të Qendrës së Galaktikës me teleskopët e ESO-s në Observatorin e La Silla-s në Paranal, shkencëtarët nxorën një provë të pakundërshtueshme.

Yjet në qendrën e Rrugës së Qumështit janë të paketuar kaq dendësisht sa kërkohen teknika speciale për marrjen e imazheve si Optika Adaptuese për të rritur rezolucionin në fotot e VLT-së. Astronomët mundën të shihnin yjet të veçuar me një saktësi të pa arritur më parë, ndërkohë që ata lëviznin rreth Qendrës së Galaktikës. Rrugët e tyre kanë treguar, pa pikë dyshimi, që rrotullohen në orbitën e një vrime të zezë supergjigante, me një masë rreth 1 milion herë më të madhe se masa e Diellit tonë. Nga vëzhgimet e VLT-së gjithashtu u zbuluan burime drite infra të kuqe që buronin nga zona me intervale të rregullta. Ndërkohë që shkaku i saktë i këtij fenomeni mbetet i panjohur, vëzhguesit kanë sugjeruar se vrima e zezë duhet të jetë duke u rrotulluar shumë shpejt. Çfarëdo që të ndodhë atje, jeta e vrimës së zezë nuk është e qetë. Shih botimin për shtyp të eso1332, eso1151, eso0846, eso0226, dhe eso0330.

Astronomët gjithashtu përdorin VLT për të vëzhguar qendrat e galaktikave të tjera, duke gjetur përsëri shenja të qarta të vrimave të zeza supergjigante. Në galaktikën aktive NGC 1097, ata mundën të shohin me një qartësi të pa arritur më parë një rrjet kompleks filamentesh që futeshin në mënyrë spirale në qendrën e galaktikës. Kjo mund të jetë ndofta foto e parë e detajuar e lëndës që bie nga periferia e galaktikës në qendrën e saj. Shih botimin për shtyp të eso0109, eso0319, eso0414, eso0529, dhe eso0534.

"Neve na nevojiteshin foto edhe më të qarta për të vërtetuar këtë problem duke pranuar dhe skenarë të ndryshëm nga ai i vrimës së zezë. Patëm besim tek ESO VLT që të na i siguronte. Tani ka filluar më të vërtetë epoka e fizikës së vëzhgimeve të vrimave të zeza!"

Richard Genzel, Drejtor i Institutit Max Planck për Fizikën Jashtëtokësore
ESO Observations

Near-Infrared Flare from Galactic Centre