Ekzoplanetët

Kërkimi për planetë jashtë Sistemit Diellor

‘Sinjalet e dobëta të zbuluara nga HARPS mund të mos ishin dalluar nga ‘zhurma e sfondit’ nga shumë nga spektrografët e sotëm’.

Michel Mayor, ‘Geneva Observatory’, bashkë-zbulues të të parit ekzoplanet rreth një ylli, i cili kategorizohet në sekuencën kryesore të diagramës ‘Hertzsprung Russell’.
ESO Observations

Kërkimi për planetë jashtë Sistemit Diellor përbën një element çelës për atë që mund të jetë pyetja më e thellë për njerëzimin: a ka jetë në ndonjë vend tjetër në Univers? Observatorët e ESO-s janë të pajisur me një arsenal unik instrumentesh për gjetjen, studimin dhe monitorimin e të ashtuquajturve ekzoplanetë.

Duke përdorur ‘Very Large Telescope’, astronomët mundën të shquanin për herë të parë ndriçimin e dobët të një planeti jashtë Sistemit Diellor, duke marrë fotografinë e parë  të një ekzoplaneti. Një botë e re gjigante, rreth 5 herë më e madhe se Jupiteri. Ky vëzhgim shënon hapin e parë të madh në drejtim të një prej qëllimeve më të rëndësishme të astrofizikës moderne: të karakterizojë strukturën fizike dhe përbërjen kimike të planetëve gjigantë dhe të atyre të ngjashëm me Tokën. Shih njoftimin për shtyp të eso0507.

Me ‘High Accuracy Radial velocity Planet Searcher’ (HARPS), astronomët kanë zbuluar jo pak por 4 planetë me masë më të vogël se ajo e Neptunit, që rrotullohen rreth një ylli të afërt, duke përfshirë dhe një planet me një masë dy herë më të madhe se ajo e Tokës – më i vogli i zbuluar ndonjëherë – dhe një planet me masë 7 herë më të madhe se ajo e Tokës, i cili ndodhet në zonën e banueshme të yllit të tij. Ky planet i rrotullohet yllit të tij në rreth 66 ditë. Astronomët mendojnë që ky planet është i mbuluar me oqeane. Ky zbulim shënon një rezultat rekord në kërkimin e planetëve që mund të mbështesin jetën. Shih publikimin shkencor eso0915.

Një teleskop tjetër në La Silla, i cili përdor një teknikë të re të njohur si ‘microlensing’, punon si pjesë e një rrjeti teleskopësh të shpërndarë në të gjithë globin. Ky bashkëpunim zbuloi një planet të ri shumë më të ngjashëm me Tokën se planetët e tjerë të zbuluar më parë. Planeti me masë rreth 5 herë më të madhe se Toka, rrotullohet rreth yllit të tij një herë në 10 vjet, ai ka një sipërfaqe me gurë dhe akuj. Shih publikimin shkencor të eso0603.

Një broshurë speciale mbi Ekzoplanetët është e disponueshme (në anglisht).