Kids

eso1316sq — Foto për publikim

Të rinj, të nxehtë dhe blu

Yjet në grumbullimin yjor të hapur NGC 2547

27 Mars 2013

Kjo pamje me stërkala yjesh blu, të ndritshme është grumbulli NGC 2547, një grup me yje të rinj, në konstelacionin e jugut Vela (Anija me vela). Ky imazh është marrë me Aparatin me Fushë të Gjerë (WFI) të montuar tek teleskopi 2.2 metra MPG/ESO në Observatorin La Silla të ESO-s në Kili.

Universi është një lagje e vjetër - rreth 13.8 miliardë vjeçare. Galaktika jonë, Rruga e Qumështit, është gjithashtu e lashtë - disa nga yjet e saj janë më shumë se 13 miliard vite të vjetër (eso0425). Megjithatë, ka ende shumë aktivitet: objekte të rinj formohen dhe të tjerë shkatërrohen. Në këtë imazh, ju mund të shihni disa prej yjeve të sapoformuar në grumbullimin NGC 2547.

Por, sa të rinj janë këta yje? Edhe pse mosha e tyre e saktë nuk dihet me saktësi, astronomët vlerësojnë se yjet NGC 2547 janë nga 20-35 milion vjeçarë. Kjo mund të duket si moshë e madhe. Megjithatë, Dielli ynë është 4600 milion vjeç dhe nuk ka arritur ende moshën e mesme. Që do të thotë se nëse i krahasojmë, Dielli është sa një person 40 vjeçar, ndërsa yjet në foto si disa foshnje tre muajshe.

Shumica e yjeve nuk formohen në mënyrë të izoluar, por në grupe të pasura me numër që varion nga disa dhjetëra në disa mijëra yje. Ndërsa NGC 2547 përmban shumë yje të nxehtë që shkëlqejnë në ngjyrën blu të ndritshme, një shenjë treguese e rinisë së tyre. Ju mund të gjeni edhe një apo dy yje të verdhë ose të kuq të cilët kanë evoluar tashmë për t'u bërë gjigandë të kuq. Grupimet e hapura yjore si kjo në foto zakonisht kanë një jetë relativisht të shkurtër, të rendit të disa qindra milion vite, para se të shpërbëhen për shkak të largimit të yjeve përbërës.

Grupimet janë objekte të rëndësishme për astronomët që studiojnë evolimin e yjeve gjatë jetës së tyre. Anëtarët e këtij grupi kanë lindur të gjithë nga i njëjti material afërsisht në të njëjtën kohë, duke e bërë më të lehtë përcaktimin e veçorive të yjeve të tjerë.

Grumbulli yjor NGC 2547 gjendet në konstelacionin jugor të Vela (Anija me vela), rreth 1500 vjet-dritë nga Toka, dhe është mjaft e ndritshme, ajo mund të shihet me lehtësi me një palë dylbi. Ajo u zbulua në 1751 nga Nicolas-Louis Lacaille, astronom francez, gjatë një ekspedite astronomie në Kepin e Shpresës së Mirë në Afrikën e Jugut, duke përdorur një teleskop të vogël me një objektiv prej më pak se dy centimetrash.

Midis yjeve të ndritshme në këtë foto ju mund të shihni shumë objekte të tjera, sidomos kur e zmadhoni atë. Shumë prej tyre janë yje të zbehtë ose shumë të largët në Rrugën e Qumështit, por disa, që duken si njolla jo të qarta dhe të stërgjatura, janë galaktikat, miliona vite-dritë larg yjeve që shihen në fushën e pamjes.

Më shumë informacion

ESO (European Southern Observatory) është organizata ndërqeveritare mbi astronominë më e rëndësishmja në Evropë, dhe më produktivja në botë në lidhje me teleskopët që funksionojnë në tokë. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Italia, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. ESO është e angazhuar në një program ambicioz fokusuar në projektimin, ndërtimin dhe operimin e pajisjeve të fuqishme vëzhguese (në sipërfaqen e tokës), të cilat i mundësojnë astronomëve zbulime të rëndësishme shkencore. ESO gjithashtu luan një rol primar në promovimin dhe organizimin e bashkëpunimeve në kërkimet astronomike. ESO zotëron tre zona vëzhgimi në Kili, nga më uniket në botë: La Silla, Paranal, dhe Chajnantor. Në Paranal, ESO drejton Teleskopin Shumë të Madh VLT (Very Large Telescope), observatorin astronomik më të avancuar në botë që vëzhgon qiellin në dritën e dukshme, si dhe dy teleskopë kërkimorë. VISTA punon në infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh kërkimor në botë. VLT është teleskopi kërkimor më i madh i projektuar eskluzivisht për kërkime në qiell në dritën e dukshme. ESO është partneri europian i teleskopit revolucionar astronomik ALMA, projekti astronomik më i madh në histori. Aktualisht ESO po planifikon një teleskop me pasqyrë 39 metra në diametër që do të shikojë qiellin në spektrin e dritës së dukshme dhe asaj afër infra të kuqes, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë drejt qiellit”.

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society
Tirana, Albania
Cel: +355 672506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Richard Hook
ESO Public Information Officer
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6655
Cel: +49 151 1537 3591
E-mail: rhook@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1316.
Bookmark and Share

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1316sq
Emri:NGC 2547
Tipi:• Milky Way : Star : Grouping : Cluster : Open
Facility:MPG/ESO 2.2-metre telescope

Fotografitë

Yje të rinj në grumbullimin yjor të hapur NGC 2547
Yje të rinj në grumbullimin yjor të hapur NGC 2547
The open star cluster NGC 2547 in the constellation of Vela
The open star cluster NGC 2547 in the constellation of Vela
vetëm në Anglisht
Wide-field view of the open star cluster NGC 2547
Wide-field view of the open star cluster NGC 2547
vetëm në Anglisht

Videot

Zooming into the open star cluster NGC 2547
Zooming into the open star cluster NGC 2547
vetëm në Anglisht
A close look at the young stars in the open star cluster NGC 2547
A close look at the young stars in the open star cluster NGC 2547
vetëm në Anglisht

Shih dhe