Kids

eso1310sq — Publikim shkencor

Lindja e një planeti gjigand?

Protoplaneti vëzhgohet brenda resë që rrethon yllin e tij.

28 Shkurt 2013, Tirana

Astronomët duke përdorur Teleskopin Shumë të Madh të ESO-s kanë vëzhguar direkt një planet në formim akoma të mbështjellë me një disk të trashë gazi e pluhuri. Nëse konfirmohet, ky zbulim do të përmirësojë shumë njohjen tonë mbi formimin e planetëve dhe do t'u lejojë astronomëve të testojnë teoritë e sotme kundrejt objektit që vëzhgohet.

Një skuadër ndërkombëtare e udhëhequr nga Sascha Quanz (ETH Zyrih, Zvicër) e ka studiuar diskun e gazit dhe të pluhurit që rrethon yllin e ri HD 100546, një objekt relativisht i afërt me ne rreth 335 vjet dritë larg Tokës. Ato u habitën kur panë se si dukej një planet në fazën e formimit, akoma i mbështjellë me diskun me gaz e pluhur rreth yllit të tij. Objekti në fjalë do të bëhet një planet gjigand gazor i ngjashëm me Jupiterin.

“Deri tani, formimi i planetëve ka qenë një temë që trajtohej kryesisht nga simulacionet kompjuterike”, thotë Sascha Quanz. “Nqse zbulimi juaj në të vërtetë një planet në formim, atëherë për herë të parë shkencëtarët do të kenë mundësinë të studiojnë procesin e formimit të plënetëve si dhe ndërveprimin e planetit që formohet me mjedisin rrethues, empirikisht në një fazë shumë të hershme.”

HD 100546 është një objekt i studiuar shumë mirë, dhe ka qenë sugjeruar më parë që një planet gjigand i rrotullohej atij në një largësi 6 herë më të madhe se Toka Diellit. Planeti i ri i gjetur është i lokalizuar në zonat e jashtme të sistemit planetar të yllit, rreth 10 herë më larg [1].

Kandidati për planet rreth HD 100546 u zbulua si një pikë e zbehtë e vendosur në diskun që rrethon yllin falë instrumenteve të optikës adaptuese NACO të montuara tek VLT në ESO, kombinuar me teknikat më të fundit të përpunimit të të dhënave. Vëzhgimet u kryen së bashku me një koronograf special pjesë e NACO, i cili punon në zonën pranë infra të kuqes dhe duke hequr dritën e fuqishme që vjen nga ylli në zonën e vendndodhjes së protoplanetit [2]. 

Sipas teorive që kemi sot, planetët gjigandë rriten duke kapur pluhurin e gazin që ngelet pasi është formuar ylli [3]. Astronomët kanë vërejtur disa detaje në foton e diskut rreth yllit HD100546 të cilat mbështesin hipotezat e sotme protoplanetare. Strukturat në diskun rrethor, të cilat mund të jenë shkaktuar nga bashkëveprimi i planetit me diskun, u vëzhguan pranë vendndodhjes së protoplanetit. Gjithashtu, viet re se zonat e afërta me protoplanetin janë më të nxehta për shkak të këtij procesi të formimit të planetit.

Adam Amara, një tjetër pjesëtar i skuadrës, është optimist rreth këtij zbulimi. “Kërkimi për planetë përtej sistemit dielllor është një nga frontet më emocionuese në astronomi, si dhe pamja direkte e planetëve është akoma një fushë e re, që po përfiton shumë nga përmirësimet e fundit të instrumenteve dhe metodave të përpunimit të të dhënave. Në këtë kërkim ne përdorëm teknika analizimi të dhënash të krijuara për kërkime kozmologjike, përfundiet që dalin nga bashkimet e ideve të fushave të ndryshme na çojnë në zhvillime të jashtëzakonshme.”

Megjithëse protoplaneti është shpjegimi më i mundshëm nga vëzhgimet e kryera, rezultatet e këtij studimi kërkojnë vëzhgime të mëtejshme për të konfirmuar ekzistëncët e planetit dhe për të përjashtuar skenaret e tjera të mundshme. Ndërmjet shpjegimeve të tjera, është e mundur, megjithëse nuk ka gjasa, që planeti në fjalë të jetë një objekt i sfondit. Kështu që objekti i gjetur mund të mos jetë një protoplanet, por një planet plotësisht i formuar i cili është shtyrë nga orbita e tij më afër yllit. Kur objekti i ri rreth HD 100546 u konfirmua që ishte një protoplanet i rrethuar me renë e gazit e pluhurit, ai u bë një laborator i veçantë tek i cili mund të studiohet procesi i formimit të një sistemi planetar.

Shënime

[1] Kandidati për protoplanet rrotullohet 70 herë më larg nga ylli i tij sesa Toka nga Dielli. Kjo distancë është e krahasueshme me përmasat e orbitave të jashtme të Sistemit Diellor të planetëve xhuxhë si Eris dhe Makemake. Pozicioni planetëve është në kundërshtim me teoritë e sotme mbi formimin e planetëve. Për momentin nuk dihet me siguri që protoplaneti e ka patur këtë pozicion gjatë gjithë kohës apo është pozicionuar më vonë.

[2] Skuadra përdori një funksion të veçantë të quajtur “apodised phase plate” e cila rrit kontrastin e imazhit pranë yllit.

[3] Për të studiuar formimin e planetëve, astronomët nuik mund të shohin tek Sistemi ynë Diellor, ngaqë të gjithë planetët e Sistemit tonë Diellor janë formuar më shumë se 4 miliard vjet më parë. Por për shumë vite teoritë rreth formimit të planetëve janë influencuar shumë nga ajo që mund të shihet në zonat përreth, Që prej vitit 1995, kur u zbulua ekzoplaneti i parë rreth një ylli të ngjashëm me Diellin tonë, u zbuluan dhe disa qindra sisteme planetarë të tjerë, duke hapur kështu mundësi të reja për shkencëtarët që të studiojnë formimin e planetëve. Sidoqoftë deri tani asnjë nuk është gjetur në fazën e formimit, meqenëse ato ndodhen të mbuluara nga reja e pluhurit dhe e gazit që rrethon yllin e tyre.

Më shumë informacion

Ky kërkim u prezantua në një letër “A Young Protoplanet Candidate Embedded in the Circumstellar disc of HD 100546”, nga S.P. Quanz et al., që do të shfaqet online në numrin revistës së 28 Shkurtit 2013 të Astrophysical Journal Letters.

Skuadra e përbërë nga Sascha P. Quanz (ETH Zyrih, Zvicër), Adam Amara (ETH), Michael R. Meyer (ETH), Mattheë A. Kenëorthy (Sterreëacht Leiden, Netherlands), Markus Kasper (ESO, Garçing, Gjermani) dhe Julien H. Girard (ESO, Santiago, Kili).

ESO është organizata ndërqeveritare Evropiane e astronomisë më më produktive në botë në lidhje me vëzhgimet nga toka. Ajo mbështetet nga 15 shtete: Austria, Belgium, Brazil, the Czech Republic, Denmark, France, Finland, Germany, Italy, the Netherlands, Portugal, Spain, Sëeden, Sëitzerland and the United Kingdom.

ESO po zhvillon një program ambicioz të fokusuar në projektimin, konstruksionin dhe operimin e pajisjeve vëzhguese me bazë në tokë me qëllim që ti mundësojë astronomëve të bëjnë zbulime të rëndësishme shkencore. ESO gjithashtu luan një rol kryesor në nxitjen dhe bashkëpunimin e kërkimeve astronomike. ESO përdor tre nga zonat më të veçanta në botë në Kili: La Silla, Paranal dhe Chajnantor. Në Paranal ESO përdor VLT (Teleskopin Shumë të Madh), teleskopin më të avancuar në botë që studion dritën e dukshme si dhe 2 teleskopë kërkimorë. VISTA punon në zonën infra të kuqe dhe është teleskopi më i madh në botë si dhe VLT është teleskopi më i madh i projektuar veçanërisht për të studiuar qiellin në zonën e dukshme të dritës. ESO është partneri Evropian i teleskopit astronomik ALMA, projekti më i madh mbi astronominë i ndërmarrë ndonjëherë. ESO aktualisht po planifikon teleskopin Evropian Ekstremisht të Madh, E-ELT, i cili do të bëhet “syri më i madh në botë i drejtuar drejt qiellit”.

Lidhje

Kontakte

Erald Buneci
Astronomy Society
Tirana, Albania
Cel: +355 672506587
E-mail: buneci@hotmail.com

Sascha P. Quanz
ETH Zurich
Zurich, Switzerland
Tel: +41 (0) 44 63 32830
E-mail: sascha.quanz@astro.phys.ethz.ch

Julien H. Girard
ESO
Santiago, Chile
Tel: +56 2 2463 5342
E-mail: jgirard@eso.org

Richard Hook
ESO, Public Information Officer
Garching bei München, Germany
Tel: +49 89 3200 6655
Cel: +49 151 1537 3591
E-mail: rhook@eso.org

Ky është një përkthim i publikimit për shtyp të ESO-s eso1310.
Bookmark and Share

Rreth Publikimit

Nr. i Publikimit:eso1310sq
Tipi:• Milky Way : Planet : Type : Gas Giant
• Milky Way : Star : Circumstellar Material : Disk : Protoplanetary
Facility:Very Large Telescope
Science data:2013ApJ...766L...1Q

Fotografitë

Artist's impression of a gas giant planet forming in the disc around the young star HD 100546
Artist's impression of a gas giant planet forming in the disc around the young star HD 100546
vetëm në Anglisht
VLT and Hubble images of the protoplanet system HD 100546
VLT and Hubble images of the protoplanet system HD 100546
vetëm në Anglisht
VLT image of the protoplanet around the young star HD 100546
VLT image of the protoplanet around the young star HD 100546
vetëm në Anglisht
NASA/ESA Hubble Space Telescope view of the dust disc around the young star HD 100546
NASA/ESA Hubble Space Telescope view of the dust disc around the young star HD 100546
vetëm në Anglisht
The young star HD 100546 in the southern constellation of Musca
The young star HD 100546 in the southern constellation of Musca
vetëm në Anglisht
 Wide-field view of the sky around the young star HD 100546
Wide-field view of the sky around the young star HD 100546
vetëm në Anglisht

Videot

Flying through the HD 100546 system
Flying through the HD 100546 system
vetëm në Anglisht

Shih dhe