Fotografia e Javës 2014

Regjistrohuni për lajmet e fundit nga ESO
potw1411-sq — Foto e Javës
Një hark qumështi mbi Paranal
17 Mars 2014: Një tjetër natë e qartë tek Observatori i ESO-s në Paranal në Kili - perfekt për tu ulur dhe për të parë galaktikën tonë, Rrugën e Qumështit. Shumë nga ne jetojnë në qytete të ndotura nga drita nuk mund ta shohin më shtëpinë tonë kozmike me kaq detaje sa këtu. Ne tani e dimë që kjo pamje mbesëlënëse i përket galaktikës sonë, por Grekët e vjetër mendonin se ajo ishte punë e Zotave. Legjenda e tyre na tregon se kjo vijë me re përgjatë qiellit ishte qumështi i gjirit të Hera-s, gruas së Zeusit. Grekët e lashtë janë gjitashtu për tu falenderuar për emrin "Rruga e Qumështit". Fraza Greke Γαλαξίας κύκλος, që shqiptohet galaxias kyklos, do të thotë, rrethi i qumështit, dhe përbën bazën e emrit të sotëm modern. Kjo fotografi u mor nga Ambasadori i Fotove të ESO-s Gabriel Brammer. Brammer mund të shihet që qëndron në të djathtë ...
potw1404-sq — Foto e Javës
Interferometri në pishinë
27 Janar 2014: Astronomët nuk notojnë shpesh në pishinën e Rezidencës në Observatorin Paranal, por edhe atëherë kur notojnë, ato kanë dëshirë të tregojnë se si funksionojnë ligjet e fizikës. Në këtë fotografi astronomi francez Jean-Baptiste Le Bouquin po tregon se si valët – jo valët e dritës, por valët e ujit – mund të kombinohen, të interferojnë, duke krijuar valë më të mëdha. Kombinimi i valëve të dritës është parimi kryesor që shfrytëzohet nga Interferometri i VLT-së: valët e dritës kapen nga secila pasqyrë prej 8-metrash, dhe më pas kombinohen pasi kalojnë nëpër një rrjeti tunelesh dhe pasqyrash. Në këtë mënyrë resolucioni hapsinor i teleskopit rritet shumë dhe duke zgjatur mjaftueshëm kohën e ekspozimit në fotot e marra me kamerat dhe instrumentet e ndryshme mund të arrijmë të shohim njësoj sikur jemi duke përdorur një teleskop me diametër prej 130-metrash, shumë më të madh nga çdo teleskop që ekziston sot.
potw1401-sq — Foto e Javës
Netët në Paranal
06 Janar 2014: Po të shihni qiellin natën nga Observatori i Paranal-it në Kili, ju do të shpërbleheni me një pamje si kjo. Pikëza blu, porotkalli, të kuqe, secila nga këto është një yll më vete, galaktikë, mjegullnajë apo ndonjë objekt tjetër qiellor, duke formuar së bashku qiellin xixëllues. Astronomët depërtojnë në këtë sfond të bukur, për të zbuluar misteret e Universit. Për të bërë këtë ata përdorin teleskopët si këto që shihen këtu, Teleskopët Ndihmës të VLT-së. Kjo fotografi tregon tre nga katër njësitë e lëvizshme të cilët ushqejnë me dritë Teleskopin Shumë të Madh Interferometrik, instrumentin optik më të avancuar në botë. duke u bashkuar për të formuar një teleskop më të madh, ata janë më të mëdhenj se sa shuma e pjesëve të tyre: ata zbulojnë detaje që mund të shihen me një teleskop aq të madh sa distanca midis tyre.
duke e shfaqur 1 tek 3 të 3
Na dërgoni komentet tuaja!
Regjistrohuni tek Lajmet e ESO-s