Fotografia e Javës 2010

29 Nëntor 2010

Përplasja e Titanëve

NGC 520 - e njohur dhe me emrin Arp 157 - duket si një galaktikë në mes të një shpërthimi. Në të vërtetë, është krejtësisht e kundërta. Dy galaktika spirale gjigante janë duke u përplasur me njëra-tjetrën, duke u shkrirë dhe formuar një bashkim të ri. Kjo ndodh shumë ngadalë, për miliona vjet - i gjithë procesi ka filluar rreth 300 milionë vjet më parë. Ky objekt, me diametër rreth 100 000 vjet-dritë, është tashmë në fazën e mesme të procesit të bashkimit, dy bërthamat nuk janë bashkuar akoma, por të dy disqet po. Për shkak të bashkimit një bisht yjesh dhe një linjë të dukshme pluhuri është larguar paksa nga objekti. NGC 520 është një nga galaktikat bashkëvepruese dhe më të ndritshme në qiell dhe shtrihet në drejtimin e yjësisë së Peshqëve, afërsisht 100 milionë vite-dritë larg Tokës.

Kjo pamje është marrë me Spektografin dhe kamerën që studion objektet e zbehta të ESO-s (ESO Faint Object Spectrograph and Camera), të lidhura me teleskopin 3.6 metra në La Silla në Kili. Ajo është bazuar në të dhënat e marra nëpërmjet filtrave B, V, R dhe H-alfa.


13 Shtator 2010

Galaktika e madhe spirale me shirit

Galaktika gjigande NGC 1365, me një diametër prej 200 000 vite-dritë dhe rreth 61 milionë vite-dritë larg në yjësinë e Furrnaltës, është një nga galaktikat më të mëdha të njohura nga astronomët. Me shiritin e qartë të yjeve të vjetër përgjatë strukturës së saj, bën që të njihet si Galaktika Spirale e Madhe me Shirit.Astronomët mendojnë se Rruga e Qumështit mund të duket e ngjashme me këtë galaktikë, por sa gjysma e madhësisë. Qendra e ndritshme e galaktikës mendohet të jetë e tillë për shkak të sasive të mëdha të gazeve shumë të nxehta të lëshuara nga materiali në formën e unazës, i cili rrotullohet rreth vrimës së zezë në qendrën e galaktikësYjet e nxehtë e të ndritshëm, të lindur nga retë ndëryjore, i japin krahëve një pamje të spikatur me ngjyrë blu. Shiriti dhe struktura spirale kryen një rrotullim rreth qendrës çdo 350 milion vjet.

Kjo pamje ndërthur tre fotot e marra me filtra të ndryshëm (B, V, R) me teleskopin Danez 1.5 metra në Observatorin Silla të ESO-s në Kili.


31 Maj 2010

Galaktika pulsuese

NGC 6118, një galaktikë spirale madhështore, shndërrin në këtë pamje, duke shfaqur shiritin qendror dhe krahët e ngushta spirale në yjësinë e Gjarprit. Galaktika ndonjëherë është e njohur nga astronomët amatorë si "Galaktika pulsuese", sepse ky objekt relativisht i zbehtë e jo shumë i qartë, herë pas here zhduket, kur shihet nëpërmjet teleskopëve të tyre në një orientim të caktuar, dhe papritur zhduket përsëri kur pozicioni i syrit zhvendoset. Zonat ku ndodhen yjet e të ndritshëm blu, që janë duke u formuar në galaktikë, janë të ndriçuar bukur, madje edhe nga 80 milionë vjet-dritë larg. Në 2004, nga vëzhgimet normale të kësaj galaktike, u pa një "yll të ri", i shfaqur afër kufijëve të galaktikës (mbi qendrën e imazhit). Shumë larg të qënit një yll i ri, ky objekt, supernova 2004dk, është në fakt drita e shpërthimit të fuqishëm të atij ylli.

Megjithëse jo shumë e dukshme për teleskopët e vegjël, galaktika nuk mund të fshihet nga VLT e ESO-s në Cerro Paranal në Kili. Pamja është marrë duke përdorur Spektografin me shumë objektivë që studion dritën e dukshme (VIsible MultiObject Spectrograph, VIMOS) në VLT.


  1  
duke e shfaqur 1 tek 3 të 3
Bookmark and Share

Shih dhe