Fotografia e Javës 2009

12 Tetor 2009

Herët në mëngjes në Paranal

Kjo panoramë mbresëlënëse tregon platformën e vëzhgimit të ESO-s Teleskopin Shumë të Madh (VLT) në Cerro Paranal, në Kili. E marrë herët në mëngjes, me Hënën akoma lart në qiell. Natyra e qetë dhe paqësore është në kontrast me aktivitetin e furishëm që zhvillohet tek observatorët. Të 4 njësitë e Teleskopëve të VLT-së janë akoma nw punë duke shënjestruar objekte qiellorë të ndryshëm, duke ndihmuar astronomët në pyetjet e tyre të përditshme për të kuptuar misteret e universit. Një dritë lazeri është shkrepur nga Teleskopi i 4-rt Njësi, Yepun, për të ndihmuar sistemin e optikës së adaptueshme të teleskopit, në kundërshtimin e efektit turbullues të atmosferës, dhe duke mundësuar marrjen e fotografive shumë të qarta. Ndërkohë, tre nga 4 teleskopët ndihmës me diametër 1.8 metra po punojnë së bashku në mënyrën interferometrike për të përftuar një pame edhe më të detajuar të një objekti tjetër kozmik.

Një model i panoramës në tipin QuickTime VR është gjithashtu në dispozicion në këtë link.


28 Shtator 2009

Një kredhje në Mjegullnajën e Lagunës

Përmes tre imazheve gjigante, Projekti i Zmadhimit Giga Galaktik (GigaGalaxy Zoom) zbulon të gjithë qiellin ashtu siç duket me sy të lirë në një prej shkretëtirave më të errëta të Tokës, dhe më pas zmadhohet, drejt një zone, të pasur me objekte në Rrugën e Qumështit, në fillim duke përdorur teleskopin amator dhe më pas duke përdorur fuqinë e teleskopit profesional për të zbuluar detajet e mjegullnajës së famshme. Në këtë mënyrë, projekti lidh qiellin të cilin ne mund ta shohimme sy të lirë, me kozmosin e thellë dhe të "fshehur" që astronomët e studiojnë përditë, duke i lejuar dhe shikuesve të ndërmarrin një kredhje që të le pa frymë brenda Rrugës sonë të Qumështit. Cilësia e mrekullueshme e pamjeve është një testament i madhështisë së qiellit të natës në vendndodhjen e ESO-s në Kili, të cilët janë observatorët astronomikë më produktivë në botë.


24 Gusht 2009

Orioni mbi VLT

Në këtë pamje të mrekullueshme, të paparë ndonjëherë, ndodhet gjahtari i madh i Orionit mbi VLT-në e ESO-s. Meqë VLT është në hemisferën e jugut, Orioni duket i varur me kokë poshtë, në drejtim të shkretëtirës kiliane Atacama.

Atë natë, të 4 njësitë gjigande të teleskopëve të VLT-së prej 8.2 metrash ishin të kthyer për nga qielli për të ndihmuar astronomët në kërkimet e tyre për të kuptuar Universin. Fasha e Rrugës së Qumështit, kryqëzohet nga rrugicat plot kontrast të pluhurit të errët. Ajo shtrihet mbi Njësinë e Teleskopit 3 (Melipal) të VLT-së, me yllin e ndritshëm Kapela, i cili vezullon pikërisht sipër teleskopit. Lart dhe në të majtë, brezi dhe shpata e Orionit, të cilat ndodhen në Mjegullnajën e Orionit. Ato shtrihen midis yllit blu Rigel dhe atij portokalli Betelgjëzës. Mjegullnaja e kuqe, Rozetë duket në pjesën e mesit të Rrugës së Qumështit, ndërkohë që Siriusi, ylli më i ndritshëm në qiellin e natës, ndodhet mbi skenë. Fasha e kuqe që ndodhet pikërisht mbi Njësinë e Teleskopit 2 (Kueyen) të VLT-së, është Mjegullnaja e Kalifornisë, ndërsa më majtas dhe pak më sipër ndodhet grumbullimi yjor blu, i mrekullueshëm i Plejadeve.


15 Qershor 2009

Një kushëri i Rrugës së Qumështit

NGC 2613 është një galaktikë e rrallë spirale rreth 60 milion vjet dritë larg nesh në drejtim të konstelacionit Pyxis (kompasti i marinarit). Forma e saj mendohet se i ngjan asaj të Rrugës sonë të Qumështit. Kjo fotografi është formuar me anën e filterave (B, V, R) me ndihmën e teleskopit Danez 1.5-metra në Observatorin e ESO-s në La Silla në Kili.


  1  
duke e shfaqur 1 tek 4 të 4
Bookmark and Share

Shih dhe