Lajmërimet 2013

ann13099-sq — Lajmërim
Gati për të nisur puna mbi ndërtimin e E-ELT-së
10 Dhjetor 2013: Në ceremoninë e mbajtur tek zyrat Vitacura të ESO-s në Santiago më 9 Dhjetor 2013 Drejtori i Përgjithshëm i ESO-s, Tim de Zeeuw, dhe përfaqësuesit zyrtarë të kompanisë Kiliane ICAFAL Ingeniería y Construcción S.A., firmosën një kontratë për ndërtimin e një rruge që të çon në majën e Cerro Armazones, nivelimin e majës së malit si dhe disa punime ndwrtimi shtesë. Ceremonia u mbajt gjithashtu nga përfaqësuesit e grupit të projektit të ESO-s. Cerro Armazones do të jetë vendi i Teleskopit Evropian Ekstremisht të Madh (E-ELT). Maja e lartë prej 3000 metrash që ndodhet rreth 20 kilometra nga Observatori i ESO-s në Paranal në shkretëtirën e Atacama-s në Kilin e veriut. Puna e specifikuar në kontratë do të fillojë në Mars të vitit 2014 dhe parashikohet të zgjasë rreth 6 muaj. Ajo përfshin shtrimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së shtruar, ndërtimin e platformës në majën e malit si dhe ndërtimin ...
ann13073-sq — Lajmërim
Artikulli i 10 000-të i ESO-s
13 Shtator 2013: U botua artikulli i shkencor i 10 mijtë që përdor të dhënat nga strukturat e ESO-s. Artikulli me fat që kaloi kufirin e 10 mijtë është "Galaxy Halo Truncation and Giant Arc Surface Brightness Reconstruction in the Cluster MACSJ1206.2-0847" nga Eichner et al. (ApJ, 2013, vol. 774, p. 124), i cili përdor vëzhgimet e marra nga instrumenti VIMOS tek Teleskopi Shumë i Madh i ESO-s dhe nga Teleskopi Hapsinor Hubble i NASA/ESA. Ky artikull u regjistrua në Bibliografinë e Teleskopit të ESO-s (telbib) më 11 Shtator 2013. Telbib është një bazë të dhënash artikujsh të referuar të cilët janë publikuar nga komuniteti i përdoruesve të ESO-s. Aty ndodhen artikuj që datojnë në vitin 1996. Ajo mirëmbahet nga libraria e ESO-s. Të gjithë artikujt përmbajnë pjesërisht ose tërësisht të dhëna nga Strukturat e ESO-s. Kjo bazë e të dhënave është përpiluar duke skanuar materialet shkencore tek revistat më të mëdha mbi ...
ann13069-sq — Lajmërim
Një pamje e polarizuar e ekzoplanetëve
04 Shtator 2013: Në filmin e ri të ESO-s ne do të eksplorojmë një nga veçoritë e dritës, e cila mund të përdoret për të vëzhguar objekte që nuk mund të shihen ndryshe me mjetet e sotme. Astronomët mund të shohin dritën e polarizuar që reflektohet nga planetët pavarwsisht nga drita verbuese e yjeve tek tw cilwt ata rrotullohen. Ky eksplorim i ekzoplanetëve rrit shanset e gjetjes së planetëve të ngurtë të ngjashëm me Tokën si dhe të jetës në to. Instrumentet e reja tek Teleskopi Shumë i Madh i ESO-s dhe Teleskopi Ekstremisht i Madh Evropian do të përdorin polarizimin që të depërtojnë më thellë në sistemet planetare që rrethojnë yjet e largët. Për të parë se si funksionon ky parim, shih misteret e polarizimit që fillojnë të shpalosen tek filmi i 60-të i ESO-s: “Një pamje e ekzoplanetëve me dritë të polarizuar”. Më shumë informacion ESOcast është një seri videosh që ...
ann13062-sq — Lajmërim
Publikim i ESO-s “The Messenger” nr. 152
05 Korrik 2013: Edicioni i fundit i revistës së ESO-s që del 4 herë në vit, The Messenger, tani është e disponueshme online. Gjeni të rejat e fundit nga ESO në tema që variojnë nga instrumentet e reja deri tek zbulimet e fundit shkencore. Nga ky edicion veçojmë: Një raport mbi inagurimin e ALMA-s Një vështrim mbi vënien në punë të koronografit “AGPM vector vortex” Një artikull i quajtur Pamja e gjerë e qendrës së Galaktikës e parë nga Kërkuesi Publik VVV i ESO-s Një ekspeditë e hershme e ESO-s në Afrikën e Jugut në vitet 1950. Shkarkoni The Messenger në formatin PDF ose vizitoni faqen në internet të The Messenger-it për tu regjistruar dhe që të merrni falas një kopje në print.
ann13056-sq — Lajmërim
Raporti Vjetor i ESO-s i vitit 2012 tani është i disponueshëm
10 Qershor 2013: Raporti Vjetor i ESO-s i vitit 2012 tani është i disponueshëm. Ai prezanton aktivitetet e shumta të Observatorit Evropian të Jugut gjatë vitit, duke përfshirë: Kërkimet më interesante nga konstruksionet e ESO-s, me rezultatet më të fundit nga fusha e astronomisë që nga vëzhgimet e Sistemit Diellor deri tek studimet mbi Universin e hershëm. Një përmbledhje të aktiviteteve me teleskopët e ESO-s. Gjendja e instrumenteve në Observatorin e Paranal-it në La Silla, së bashku me përshkrimin me detaje të instrumenteve të reja së bashku me përmirësimet e atyre ekzistuese.  
ann13046-sq — Lajmërim
Fillo të marrësh lajmet e ESO-s për media-n në gjuhën tënde
22 Maj 2013: Gazetarët tani kanë mundësi të zgjedhin botimet për shtyp të ESO-s në guhën e tyre deri në 30 gjuhë të ndryshme. Gazetarët që janë regjistruar dhe ata që do të regjistrohen tek lajmet e ESO-s për median, tani mund të marrin lajmet javore në gjuhën e tyre. Ftojmë ata që janë të regjistruar të vizitojnë preferencat e regjistrimit, të cilat mund të gjenden të theksuara tek fotografitë sipër, dhe të zgjedhin gjuhën që preferojnë. Ata që do të regjistrohen për herë të parë mund të zgjedhin gjuhën e tyre të preferuar në momentin e regjistrimit (vetëm për media-n). Ne e vlerësojmë faktin që disa gjuhë fliten në më shumë se në një shtet. Në këto raste ata që janë regjistruar do ta kenë të sqaruar të mundësinë e zgjedhjes së gjuhës dhe të shtetit. Për shembull, në menunë e gjuhëve, të regjistruarit do të gjejnë këto mundësi zgjedhje: German, German/Austria, ...
ann13039-sq — Lajmërim
Café & Kosmos më 7 Maj 2013
03 Maj 2013: Me Dr Iris Abt (Instituti Maks Plank i fizikës) Zbulimi i hënave të Jupiterit nga Galileo Galilei është një shembull se si një vëzhgim i vetëm mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si ne e shohim botën. Sot, teleskopi i vogël i Galileo-s, është zëvendësuar nga pajisje komplekse, disa prej tyre të vendosura në laboratore specialë, të tjerat thellë nën tokë dhe disa të tjera në maja malesh të largëta. Konstruksioni dhe përdorimi i këtyre pajisjeve kërkon ushtri fizikantësh, inxhinierësh dhe teknikësh. Ata presin për fenomene të rralla, ose për sinjale hapsinore që kapen me shumë vështirësi. Edhe sot, një vëzhgim i vetëm mund të sfidojë njohjet tona mbi materien, ose dhe mbi të gjithë universin. Asnjë nuk e di se çfarë do të shohim në të ardhmen – ose kur do ta shohim atë: lënda e errët, antigrimcat, neutrinot lajmëtare nga galaktikat e largëta … Dr Iris Abt (Instituti ...
ann13037-sq — Lajmërim
"Dita Industriale" Daneze tek ESO
30 Prill 2013: Më 16 Maj 2013, tek ESO do të mbahet një takim mbi industrinë me një delegacion tregtar Danez në zyrat qendrore të ESO-s në Garching të Mynih-ut në Gjermani. Ky takim do t’i krijojë mundësinë përfaqauesve të kompanive dhe institucioneve Daneze të informohen informacione rreth ESO-s, si dhe me mundësinë për të marrë pjesë në aktivitetet industriale të ESO-s. Teleskopët astronomikë modernë dhe instrumentet e tyre përbëhen nga shumë elmentë, që duhet të projektohen nga inxhinierët dhe shkencëtarët Ato prodhohen nga kompanitë dhe institutet shkencore dhe teknologjike. ESO ka në përdorim disa nga teleskopët më të avancuar në botë të ndërtuar mbi sipërfaqen e tokës. ESO, në një të ardhme të afërt, do të nisë ndërtimin e Teleskopit Evropian Ekstremisht të Madh (E-ELT) – detyra këto që janë të mundura vetëm me ndihmën e një rrjeti të fortë partnerësh të jashtëm në industri. Kjo mund të ofrojë mundësi të reja ...
ann13034-sq — Lajmërim
Doli numri 13 i revistës CAP
16 Prill 2013: Ka dalë numri i 13-të i revistës CAP mbi Komunikimin me publikun në lidhje me astronominë. A doni të mësoni më shumë – temat variojnë midis degëve më të rëndësishme të shkencës aty shkruhen të dhëna nga kërkimet më të fundit mbi komunikimin në lidhje me astronominë? Sarah Reed, ish redaktore shkencore e projektit mbi ndërgjegjësimin e njerzve në lidhje me Universin dhe kryeredaktore e revistës CAP, na shpjegon se si mund të kesh rezultat kur shkruan për të rinjtë. Të shkruash për të vegjëlit nuk është lojë fëmijësh, ne shpresojmë se këshillat më kryesore të Sarës shumë shpejt do të frymëzojnë pasionantët e Habllit dhe Haukingut. Një problem madhor në përhapjen e lajmit është se si për të bësh një aktivitet privat “shkenca e astronomisë” dhe ta bësh atë publik. Figurat kryesore të Chandra-s me rreze-X paraqesin rezultate premtuese pikërisht këtë në një studim të tyrin. Ata bëjnë pyetjet ...
ann13031-sq — Lajmërim
Publikim i ESO-s "The Messenger" Nr. 151
20 Mars 2013: Edicioni i fundit i revistës tremujore të ESO-s, Lajmëtari (The Messenger), tani është i disponueshëm online. Aty gjeni lajmet e fundit nga ESO me tema nga instrumentet e fundit deri tek zbulimet më të fundit shkencore. Nga ky edicion mund të përmendim: Një raport mbi 6 vjet shkencë me TAROT tek Observatori La Silla. Një përmbledhje mbi Ciklin 0 të ALMA-s. Një artikull mbi natyrën dhe veçoritë e galaktikave sferike shumë të zbehta. Një raport rreth punimeve shkencore në lidhje me Vitin e Parë të ALMA-s. Shkarkoni “The Messenger” në formatin PDF ose vizitoni faqen online të “The Messenger” për t’u regjistruar dhe për të marrë të printuar një kopje falas të revistës.
ann13024-sq — Lajmërim
Një broshurë me detaje të reja në lidhje me ndërtimet tek ALMA
13 Mars 2013: Për të shënuar inagurimin e “Atacama Large Millimeter/submillimeter Array (ALMA)”, organizatat partnere të ALMA-s kanë nxjerrë një broshurë ku shpjegohet se si shkencëtarët dhe inxhinierët nga Evropa, Amerika e Veriut dhe nga Azia Lindore, në bashkëpunim me Republikën e Kilit, kanë bashkëpunuar në projektin e astronomisë, me bazë në tokë, më të madh që ka ekzistuar. Sfidat e planifikimit dhe ndërtimit të ndërtesave shkencore si ALMA janë të stërmëdha. Vendndodhja e tyre e largët, kushtet natyrore ekstreme në Pllajën Chajnantor, 5000 metra mbi Andet e Kilit si dhe shkretëtira më e thatë në botë, Atacama, i vështirësojnë kushtet njerëzve dhe teknologjisë. Kjo broshurë thekson se si e kanë ndërtuar ALMA-n organizatorët që morën pjesë si dhe detaje për kontributet e secilit vend për këtë projekt. Secili nga këto kontribute është jetik për suksesin e ALMA-s. Ky project nuk do të ishte i mundur të arrihej nga një shtet i vetëm. ...
ann13018-sq — Lajmërim
Duke i dhënë formë të ardhmes së E-ELT-së
04 Mars 2013: Nga 25 Shkurti deri në 1 Mars 2013 një mbledhje pune mbi të ardhmen e instrumentacionit të Teleskopit Evropian Ekstremisht të Madh (E-ELT), të quajtur "Duke i dhënë formë të ardhmes së E-ELT-së", u organizua nga ESO në Garching, Gjermani. E-ELT është një teleskop revolucionar tokësor – ai do të ketë një pasqyrë kryesore prej 39 metrash, dhe do të jetë teleskopi më i madh në botë që studion dritën e dukshme dhe ate pranë infra të kuqes pas përfundimit të tij në dhjetë vjeçarin e ardhshëm. Në mbledhje kishte një interes të madh – kishte kaq shumë interes sa që plani original për mbajtjen e takimit në ambjentet e ESO-s u abandonua dhe në vend të saj u shfrytëzua një ambjent më i madh – ku morën pjesë më shumë se 180 astronomë nga e gjithë Evropa. Kjo konferencë synoi të mbledhë informacion dhe të dhëna nga komuniteti shkencor ...
duke e shfaqur 1 tek 12 të 12