Rreth ESO-s

Loading player...

ESO, ‘European Southern Observatory’, është organizata ndërkombëtare më e madhe për astronominë në Europe dhe njëkohësisht observatori më produktiv në botë. ESO përdor pajisjet më të avancuara kërkimore dhe mbështetet nga Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Finlanda, Franca Gjermania, Italia, Hollanda, Portugalia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Anglia. Disa shtete të tjera kanë treguar gjithashtu, interesim për tu anëtarësuar.

Misioni kryesor i ESO-s nis me konventën e vitit 1962, me qëllim që të mundësojë ndërtimin e pajisjeve ndihmëse, me teknologjinë më të re, për astronomët dhe astrofizikantët, duke u mundësuar atyre kryerjen e studimeve shkencore sa më cilësore dhe në kushte sa më të mira. Kontributet vjetore të ESO-s janë afërsisht 130 milion Euro. ESO ka rreth 680 persona të punësuar në stafin e tij. Me ndërtimin dhe përdorimin e teleskopëve tokësorë më të avancuar në botë, të cilët mundësojnë zbulime të rëndësishme shkencore, ESO ofron një numër të madh mundësish për aplikime dhe transferime të teknologjisë. Përveç kontraktave për teknologjinë e lartë ESO është një vitrinë mahnitëse e industrisë Evropiane.

Ndërsa zyrat qendrore (përbëhen nga qendra shkencore, teknike dhe administrative), të cilat janë lokalizuar në Garching pranë Munich-ut, Gjermani, ESO punon bashkë me qendrën në Santiago dhe në tre zona vëzhgimi unike në Kili: La Silla, Paranal dhe Chajnantor.

ESO po planifikon një teleskop me diametër 39 metra të quajtur "European Extremely Large Telescope" ose shkurt: E-ELT, i cili do të bëhet "syri më i madh që do të vëzhgojë qiellin".

Tek ESO është arritur një nivel bashkëpunimi ndërkombëtar i veçantë, çdo gjë është ndërtuar nga ata që mund ta kryejnë më mirë, pavarësisht nga vendi apo institucioni i tyre. Kjo frymë perfeksionizmi është një shembull për të gjithë Evropën.

Znj. Maria van der Hoeven, Ministre e Edukimit, Kulturës dhe Shkencës, nga Hollanda.

eso headquarters garching

ESO Headquarters

Chile Map

Sites in Chile



Brochure: Reaching New Heights in Astronomy

Brochure: Reaching New Heights in Astronomy (PDF File)